Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar.
Krijoi njeriun prej një rrëcke.
Lexo! Se është fisnik Zoti yt,
E mësoi njeirun çka nuk e kishte ditur.
Me të vërtetë njeriu është bukëshkelë!
Sapo e ndien vetën të pasur,
Por do të kthehen tek Zoti yt.
Një njeri deri sa po falej?
Më trego: a është ai në rrugë të drejtë,
Tregom, nëse ai përgënjeshtron dhe kthen kryet anash
A nuk e di se All-llahu sheh?
Po, si jo?! Nëse nuk heq dorë do ta zëmë për bishtaleci,
Bishtalecë të rrejshëm dhe të gabuar.
Dhe ai le t’i thërret shokët e vet
E Ne do të thërrasim zebanitë.
Kurrsesi, ti mos iu nënshtro atij, por bënë sexhde dhe afroju Zotit tënd!