Zoti yt nuk të ka lënë pas dore dhe nuk të ka urrejtur;
Bota e ardhshme është, njëmend, më e mirë për ty se kjo botë,
Dhe Zoti yt me siguri do të japë ty, e do të jesh i kënaqur.
A nuk ishe bonjak, e ai të ofroi strehim?!
Dhe ishe i humbur, e ai pra, të përudhi,
Ke qenë edhe i varfër, e të bëri të pasur.
Prandaj bonjakun mos e nënçmo,
Por për dhuntitë e Zotit tënd prediko!