Dhe çka e ka krijuar mashkullin dhe femrën.
Mundi juaj, njëmend, është shumëfarësh.
Sa i përket atij që jep edhe ruhet.
Edhe e dëshmon më të bukurën,
Atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim,
Kurse ai që koprracon dhe kërkon të pasurohet,
Dhe e përgënjeshtron të bukurën,
Atij do t’ia lehtësojmë (rrrugën) në vështërsi,
Dhe pasuri e tij, kur të shkatërrohet, nuk do t’i bëjë dobi.
Është detyrë jona të përudhim,
Dhe vetëm neve na takon ajo edhe kjo botë!
Prandaj u kam tërhequr vërejtjen me zjarr të këndellur,
Aty nuk digjet tjetërkush përveç fatziut,
Ai i cili mohon dhe kthen shpinënn.
Do të jetë larg tij ai i cili ruhet.
Ai i cili jep (sadakë) nga pasuria e vet, e pasurohet,
Dhe jo atij prej të cilit do të shpërblehet me ndonjë dhunti,
Por vetëm që të përfitojë afërsinë e Zotit të vet të lartmadhërishëm,
Dhe ai, pa mëdyshje, do të kënaqet!