Pasha diellin dhe shkëlqimin e tij,
Pasha hënën kur atë e ndjek,
Pasha ditën kur ai shëndrit,
Pasha natën kur e kaplon,
Pasha qiellin dhe gjithçka e ndërton,
Pasha tokën dhe atë çka e zgjeron.
Pasha shpirtin dhe atë çka e lartëson!
Ia bëri të ditur mospëruljen dhe devotshmërinë.
Ka shpëtuar vetëm ai që atë e pastron.
Ka mbaruar ai, i cili e deformon.
Themud përgënjeshtroi për shkak të tërbimt të tij,
U tha atyre Profeti i All-llahut: “Lëreni deven e All-llahut edhe te rendi i ujit”.
Por ata nuk i besuan por e prenë atë (deven), e Zoti i tyre, për shkak të mëkatit të tyre, i rrafshoi ata
Pa iu frikësuar pasojave të tij.