سورة At-Taubah ( The Repentance )

سورة At-Taubah ( The Repentance ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 129

A nuk do të luftoni kundër njerëzve që kanë shkelur besën që e kanë dhënë vet dhe janë angazhuar ta përzënë Profetin, dhe ata të parit kanë qenë kundër jush? E ju a frikësoheni a? Më mirë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
Luftoni ata! All-llahu do t’i dënojë dhe do t’i poshtërojë me duartë tuaja, dhe do t’ju ndihmojë kundër atyre, dhe do t’i shërojë krahërorët e njerëzve besimtarë,
A mendoni se do të liheni pas dore e All-llahu të mos i dij ata nga mesi juaj të cilët luftojnë dhe të cilët në vend të All-llahut dhe Profetit të tij edhe besimtarëve, nuk kanë marrë askë për mik të sinqertë? All-llahu është i informuar se çka punoni ju.
Nuk u ka mbetur politeistëve që të përkujdesen për faltoret e All-llahut, kur vetë e dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Ata janë, veprat e të cilëve do të zhduken, dhe ata do të mbesin përgjithmonë në zjarr.
Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirëbërës dhe se do t’i dërgojë në xhenet, ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme.
Thuaj: “Nëse baballarët tuaj dhe djemtë tuaj, dhe vëllezërit tuaj, edhe bashkëshortët e farefisi juaj, dhe ndonjë pasuri që e keni fituar, apo tregtinë për të cilën frikësoheni se do të jetë e mangët, edhe shtëpitë tuaja me të cilat kënaqeni, janë më të mirë për ju se All-llahu dhe Profeti i tij dhe se lufta për hirë të rrugës së Tij, atëherë pritni derisa të vendosë All-llahu me urdhër të vet. All-llahu nuk e përudhë popullin mbrapshtan.
Zhvendosja e muajve të shenjtë vetëm se e rritë mosbesimin me çka po zhyten në humbje mosbesimtarët: disa vite i shpallin të lejuara, kurse disa vite i konsiderojnë të shenjtë për të plotësuar numrin e atyre muajve që All-llahu i ka bërë të shenjtë dhe i mbajnë si të zakonshëm ata që All-llahu i ka bërë të shenjtë. Atyre u janë dukur të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Dhe All-llahu nuk i përudhë njerëzit mosbesimtarë.
Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju dënojë me një dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me popull tjetër, dhe ju nuk mund t’i bëni asgjë. All-llahu ka mundësi për çdo send.
Nëse ju nuk i ndihmoni, ani – e ka ndihmuar All-llahu atëherë kur ata të cilët nuk besojnë e përzuanë. Atëherë me të ishte vetëm shoku i tij, kur ishin të dy në shpellë dhe kur i tha shokut të vet: “Mos u brengos, All-llahu është me ne!” Andaj All-llahu e qetësoi atë, kurse këtë e përkrahu me një ushtri të cilën ju nuk e keni parë dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e ulëta, kurse fjala e All-llahut, ajo është më e larta. All-llahu është i fortë i urtë.
Sikur të kishin dëshiruar të dalin me siguri do të përgatiteshin për këtë, por All-llahu nuk ka dashur të shkojnë, prandaj i ndali, dhe u pat thënë: “Rrini me ata të cilët rrinë!”
Ata edhe më përpara kanë dëshiruar përçarje dhe të kanë pas bërë dredhi, derisa përkundër dëshirës s ëtyre, ngadhnjen e vërteta dhe mbizotëroi norma e All-llahut.
Thuaj: “Nuk do të na godas asgjë, përveç asaj që na ka caktuar All-llahu, Ai është Zoti ynë. Dhe besimtarët le të mbështeten vetëm te All-llahu!
Zeqati u takon vetëm të varfërve dhe të mjerëve, edhe atyre që e tubojnë, edhe atyre zemrat e të cilëve duhet përfituar, edhe për lirimin e robërve, dhe të ngarkuarve me borxhe, edhe për hirë të rrugës së All-llahu, edhe udhëtarëve – musafirë, si obligim nga All-llahu. Kurse All-llahu i di të tëra dhe është i urtë.
Ka prej tyre të tillë që e ofendojnë Profetin dhe thonë: “Ai është bërë krejt veshë – beson çka dëgjon”. Thuaj: “ai dëgjon atë çka është e mirë, i beson All-llahut dhe ka besim në besimtarët, edhe mëshirë për ata nga mesi juaj të cilët besojnë”. Ndërsa ata që fyejnë Profetin e All-llahut i pret dënim i dhembshëm.
Dyfytyrëshat frikësohen mos po u shpallet besimtarëve një kaptinë e cila do t’i informonte se çka ka në zemrat e hipokritëve. Thuaj: “Talluni ju, talluni, All-llahu do ta qesë në shesh atë së cilës ju i frikësoheni”.
Hipokritëve dhe hipokriteve edhe mosbesimtarëve All-llahu u ka premtuar zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë; e ai u mjafton atyre! Dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të vazhdueshëm.
Ka prej atyre që i kanë dhënë besën All-llahut: “Nëse na jep nga pasuria e vet, gjithsesi do të japim lëmoshë dhe do të jemi me siguri nga të mirët”.
Por, kur Ai u dha nga mirësia e tij, ata u bënë kopracë për këtë dhe u larguan, po ata edhe ashtu ishin të larguar.
Dhe ua lidhi Ai atyre në zemrat e tyre hipokrizinë deri në atë ditë kur do të dalin para tij, për shkak se atë çka i premtuan All-llahut nuk e mbajtën dhepër shkak se gënjejnë.
Ata të cilët mbetën pas Profetit të All-llahut, u dëfryen në shtëpitë e veta, u erdhë rëndë të luftojnë për hirë të All-llahut me mish e me shpirt, dhe i thonin njëri-tjetrit: “Mos ia mësyni luftës në këtë vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit është edhe mëi nxehtë”, n’e marrshin vesh!
Kanë ardhur edhe disa arab të cilët kërkuan falje që të lypin leje të mos shkojnë, dhe ashtu munguan ata të cilët mashtronin All-llahun dhe Profetin e tij. Ata, nga mesi i tyre, të cilët nuk besuan do t’i godasë vuajtje e rëndë.
Nuk u drejtohet kërcënimi të sëmurëve e as të dobtëvet dhe as atyre që nuk mund të gjejnë mjete për luftë, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe Profetit të tij. Nuk ka kurrfarë arsyeje të flitet kundër punëmirëve. All-llahu fal dhe është mëshirëplotë,
Beduinët janë mosbesimtarët dhe dyfytyrëshat më të mëdhenj dhe më të këqinj, dhe nuk i njohin normat që i ka shpallur All-llahu Profetit të vet. Kurse All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
Por ka beduinë të cilët i besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe konsiderojnë se ajo çka japin është rrugë për t’u afruar te All-llahu dhe ta meritojnë bekimin e Profetit. Shikoni, ajo është me të vërtetë afërsi për ata, All-llahu do t’i përfshijë në mëshirën e vet, sepse Allau fal dhe është mëshirëplotë.
por ka edhe të tjerë, të cilët i kanë pranuar mëkatet e veta dhe i kanë përzier veprat e mira me tjerat, të këqiat; atyre ndoshta ua fal All-llahu sepse All-llahu fal, Ai është i gjithmëshirshëm.
A nuk e dinë ata se vetëm All-llahu pranon pendimin nga robërit e vet dhe e pranon lëmoshën, dhe se All-llahu është me të vërtetë Ai, i cili pranon pendimin dhe është mëshirëplotë?
Kurse ata të cilët e ndërtuan xhaminë, për të dëmtuar, për mosbesim edhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke e përgatitur për atë i cili qysh më herët ka luftuar kundër All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri do të bëjnë be “Ne kemi pas dëshiruar vetëm çka është e mirë”, por All-llahu me siguri e dëshmon se ata janë rrenacakë.
A është më i mirë, ai i cili themelin e shtëpisë s ëvet e ka vënë nga devotshmëria ndaj All-llahut dhe me dëshirë që t’i bëhet i afërt, apo ai i cili themelin e shtëpisë së vet e ka vënë në buzë të bregut të brejtur nga uji, i cili është shtrembëruar të bjerë bashkë me të në zjarrin e xhehennemit? All-llahu popullin mizor nuk e drejton në rrugë të drejtë.
Ndërtesa që e kanë ngritur ata vazhdimisht do të mbjellë shqetësime në zemrat e tyre, derisa tu pëlcasin zemrat e tyre. Kurse All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
Edhe atyre të treve të cilët patën mbetur vonë, edhe këtë mu atëherë kur toka u bë e ngushtë dhe kur iu ngushtua edhe frymëmarrja, u erdh shpirti në fyt dhe e panë se nuk kanë shpëtim prej All-llahut, por veçse te Ai. Ai pastaj ua pranoi edhe atyre pendimin, që të pendohen, sepse All-llahu, njëmend, pranon pendimin dhe është mëshirëplotë.
Dhe nuk japin kurrfarë kontributi, as të madh as të vogël, e as që do të kapërcejnë ndonjë luginë e ajo të mos jetë shkruar, që All-llahu t’i shpërblejë për veprat e tyre me shpërblim më të mirë se sa ajo çka e bëjnë.
E sa u përket atyre, zemrat e të cilëve janë të sëmura, ajo ua ka shtuar ndytësinë mbi ndytësinë e tyre që e kanë, dhe ata vdiqën e shkuan si mosbesimtarë.
Ju ka ardhur një Profet nga mesi juaj, i vjen rëndë që do ta vëni në mundime, memzi pret të niseni rrugës së drejtë, sepse është i butë dhe mëshirëplotë ndaj besimtarëve.
Por nëse ata kthejnë kryet në anën tjetër, ti thuaju: “Mua më mjafton All-llahu, nukka Zot tjetër përveç Atij, vetëm te Ai kam mbështetje. Ai është Zot i përbotshëm”.
مشاركة الموضوع