A është ky betim për të mençurin?
A nuk e di se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?
Banorët e Irem-it, me shtylla (pallatet),
Që nuk ka pasur shoq askund,
Edhe Themud-in të cilët skalitën shkrepat në luginë,
Edhe me Faraonin që kishte tenda,
Të cilët bënë krime në tokë,
Dhe në të e shtuan shkatërrimin,
Andaj Zoti yt i goditi me shufrën e dënimit,
Sepse Zoti yt është njëmend në pritë,
Ndërsa njeriu, kur do Zoti i tij ta sprovojë, e nderon dhe e shpërblen me dhunti, thot: “Zoti im më ka respektuar”.
Por kur, për të sprovuar, ia mungon furnizmin e tij, thot: “Zoti im më ka lënë anash (nëçmuar)”
Assesi! Por ju nuk e respektoni bonjakun,
Dhe nuk nxiteni që ta ushqeni varfnjakun,
Dhe me grykësi e hani trashëgimin,
Dhe për së tepërmi e doni pasurimin.
Por, ani! Se kur të dërmohet toka copë e grimë,
Dhe të vijë Zoti yt edhe engjujt radhë-radhë,
Dhe atëherë kur të sillet xhehennemi – atë ditë njeriu do të kujtohet, por ç’i duhet kujtimi?!
Do të thotë: “Ku është ai fat të isha përgatitur nëjetën time!”
Atë ditë askush nuk dënon sikur Ai.
Dhe askush sikur ai nuk farkon në pranga!
Kthehu te Zoti yt si kënaqës e i kënaqur,
Hyr në gjiun e robëve të mi,
Dhe hyr në xhennetin tim!