سورة At-Tariq ( The Night-Comer )
سورة At-Tariq ( The Night-Comer ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 17
Pasha qiellin dhe Yllin e dritës?
A e di ti çka është Ylli i dritës?
Nuk ka njeri i cii nuk ka një mbrojtës.
Le të shikojë njeriu prej çka është krijuar!
Është krijuar nga një ujë i hedhur
Që del nga meskryqet dhe krahërori.
Dhe ai, me të vërtetë, ka forcë të përsërisë këtë.
Atë ditë kur do të shpalohen fshehtësitë,
Kur njeriu nuk do të ketë as forcë e as ndihmës.
Pasha qiellin plot me shi,
Edhe tokën që çahet e plasaritet (për të mbi)!
Ai (Kur’ani) është njëmend fjalë që vendosmërisht shkoqit, dallon.
Nuk është fjalamani e kotë!
Ata njëmend thurin kurtha.
Por unë u kundërvihem me kurtha.
Prandaj priti mosbesimtarët, jepu edhe pak afat!