سورة Al-Inshiqaq (The Splitting Asunder)
سورة Al-Inshiqaq (The Splitting Asunder) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 25
Dhe t’i nënshtrohet Zotit të vet ashtu si e ka detyrë,
Dhe kur toka të shtrihet,
Edhe të hjedh gjithë ç’ka në të e të zbrazet.
Dhe t’i përulet Zotit të vet, ashtu si e ka detyrë,
Ti, o njeri, vërtetë shumë mundohesh dhe atë mund ta gjesh te Zoti i yt.
Ai, të cilit libri i vet do t’i jepet nga e djathta,
Do ta ketë të lehtë llogarinë,
Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar,
Kurse, ai, të cilit do t’i jepet libri i et prej pas shpine,
Do të lutet për shkatërrim,
Dhe do të digjet në zjarr.
Ai njëmend ka qenë i gëzuar me fëmijët e vet
Dhe ka menduar se nuk do të kthehet.
Nuk ka dyshim se Zoti i tij e sheh mirë atë.
Betohem në kuqrrimin e Diellit pas perëndimit,
Pasha natën dhe atë çka ajo pështjell,
Pasha hënën pesëmbëdhjetë,
Ju gjithsesi do të hudheni në peripeti pas peripetish.
Ç’është me ata që nuk besojnë,
Dhe kur u këndohet Kur’ani sexhde nuk bëjnë?!
Madje ata që kanë mohuar – përgënjeshtrojnë.
Kurse All-llahu e di më së miri çka fshehin,
Prandaj, përgëzoji për vuajtje të dhembshme,
Përveç atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata kanë shpërblim të përhershëm.