U vrenjt dhe ktheu shpinën
Se i pat ardhur i verbëri.
Ku e di ti, ndoshta do të pastrohet.
Ose të këshillohet dhe këshilla të jetë me dobi.
Dhe nëse ai nuk pastrohet, ç’ke ti?
Kurse ai që të vjen me vrap,
E ti nuk ia vë veshin atij!
Kurrsesi! (ashtu mos bën) Ajo është mësim.
Andaj kush do e merr atë mësim (Kur’anin).
Është në fletë të respektuara,
Të lartësuara, të pastruara.
Në duar të ambasadorëve (engjujve);
Fisnikë e të pagabueshëm.
Qoftë shkatërruar njeriu! Po sa mohues i madh është!
Prej çka e ka krijuar Ai?
Nga pika e farës e ka krijuar dhe e ka aftësuar,
Pastaj rrugën ia ka lehtësuar,
Pastaj e vdes dhe e varros
Jo! Ende nuk e ka zbatuar çkai ka urdhëruar Ai.
Le të shikojë njeriu ushqimin e vet
Ne e kemi njomë me shi të mjaftueshëm.
Pastaj e plasarisim tokën dhe e çajmë,
Për nevoja tuaja dhe kafshëve tuaja.
E kur të vijë ushtima shurdhuese:
Atë ditë kur njeriu ik nga vëllai i vet
Edhe nga nëna edhe nga babai i vet,
Edhe nga shoqja e vet dhe djemt e vet,
Atë ditë secilit njeri do t’i mjaftojë çështja e vet.
Atë ditë disa fytyra do të jenë të ndritura,
Kurse disa fytyra atë ditë do të jenë të pluhrosura,
Do t’i mbulojë terri i fortë.
E ata janë mosbesimtarët e mbrapshtë.