سورة Al-Anfal ( The Spoils of War )

سورة Al-Anfal ( The Spoils of War ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 75

Kanë polemizuar me ty për të vërtetën, edhe pse e kanë pasur të qartë se do të fitojnë, disave prej tyre u është dikur sikur i shtynin në vdekje me sy në ballë.
Të vërtetojë realitetin dhe të zhdukë të pavërtetën, anipse mëkatarëve nuk u pëlqen.
Kur kërkonit ndihmë nga zoti juaj, ai u është përgjegjru: “Do t’iu dërgoj në ndihmë njëmijë engjuj që do të vijnë njëri pas tjetrit”.
Kjo është për shkak se kunëdrshtuan All-llahun dhe Profetët e tij, dhe kush kundërshton All-llahun dhe Profetin e Tij, me të vërtetë All-llahu është ndëshkimfortë.
dhe kush ua kthen atë ditë atyre shpinën, - përveç atij i cili tërhiqet me qëllim që të luftojë përsëri ose t’i bashkohet njësitit tjetër, - ai mban hidhërimin e All-llahut dhe vendbanimi i tij është xhehennemi. Sa vend i tmerrshëm është ai.
Dhe mos u bëni sikur ata të cilët thonë: “Dëgjuam”, por në të vërtetë nuk dëgjonin fare.
Sikur të dinte All-llahu se prej atyre mund të dalë ndonjë vepër e mirë, do t’i bënte të dëgjojnë, dhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata prapë do t’ia kthenin shpinën, ata edhe ashtu rrinë shtrembër.
Dhe ruajuni shpifjes shkatërruese që nuk do t’i godasë në mënyrë të veçantë nga ju, vetëm ata që kanë bërë mëkate, dhe dine se All-llahu ka dënim të rreptë.
Dhe kur mosbesimtarët të bënin kurtha që të të lidhin ose të të vrisnin ose të të përzinin; ata bënin kurtha, por edhe All-llahu i kurthëronte, sepse All-llahu është njohës më i mirë i kurthave.
Por nëse ia kthejnë shpinën, ta dini se All-llahu është mbrojtësi juaj. Sa mbrojtës i mirë është Ai dhe ndihmës fantastik!
Kur ju ishit në luginën e afërt e ata në luginën e largët, kurse karavani më poshtë se ju. Për kohën e luftës edhe sikur t’i premtonit njëri-tjetrit nuk do të mirreshit vesh, por ajo ndodhi që All-llahu të realizojë atë që ishte e domosdoshme të ndoshë, që të shkatërrohet kush është shkatërruar sipas argumentit dhe të jetojë kush jetoi sipas argumenteve të qarta. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha.
Dhe kur u kacafytët, Ai juve ara syve tuaj ua paraqiste si pakicë, por edhe juve para syve të tyre gjithashtu u paraqiste në numër të vogël, që All-llahu të realizojë atë çka kishte për të ndodhur. Te All-llahu çdo send kthehet.
Dhe nderone All-llahun dhe Profetin e Tij, dhe mos kundërshtoni që të mos dështoni dhe mos t’u humbas fryma luftarake. Kini durim. Me të vërtetë All-llahu është me durimtarët.
Dhe mos u bëni si ata të cilët dolën nga shtëpitë e tyre nga mendjemadhësia dhe për sy e faqe para të tjerëve, dhe i largojnë tjerët nga rruga e All-llahut. Por All-llahu e di mirë se çka bëjnë ata.
Ashtu ngjau edhe me familjen e Faraonit edhe ata përpara tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, prandaj, All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është, njëmend, i fortë dhe dënon ashpër.
Ashtu ndodhi edhe me familjen e Faraonit dhe ata përpara tyre. I përgënjeshtruan argumentet e Zotit të tyre, prandaj, ne, për shkak të gabimeve të tyre, i shkatërruam dhe familjen e Faraonit e përmbytëm. Të gjithë kanë qenë mizorë.
Po nëqoftë se e ke frikë tradhëtinë e ndokujt, edhe ti menjëherë gjithashtu vepro si ata? All-llahu me siguri nuk i do ata që e thejnë besën e dhënë.
Dhe kurrsesi le të mos mendojnë ata të cilët mohojnë se po prinë; ata nuk po bëjnë ndonjë mrekulli.
Asnjë Profeti nuk i është lejuar të mbajë robër derisa të mos ngadhënjejë në tokë. Ju dëshironi pasuri të kalueshme të kësaj bote, kurse All-llahu e don botën tjetër. All-llahu është i fortë, i urtë.
Sikur të mos ishte më herët norma e All-llahut, do t’ju godiste një vuajtje e madhe për shkak të asaj që keni bërë.
Hani prej asaj që e keni fituar si të lejuar dhe të mirë, dhe frikësohuni All-llahut. All-llahu me të vërtetë fal, Ai është mëshirëplotë.
Po nëse duan të të tradhëtojnë, ani, - ata e kanë tradhëtuar edhe më parë All-llahun, prandaj ata t’i solli në dorë. All-llahu i di të gjitha. Ai është shumë i dijshëm dhe i urtë.
مشاركة الموضوع