سورة An-Nazi'at ( Those who Pull Out )
سورة An-Nazi'at ( Those who Pull Out ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 46
Pasha ata që me forcë rrëmbejnë,
Dhe pasha ata që ngadalë pranojnë,
Edhe ata që shpejt notojnë,
Edhe ata që fort konkurojnë,
Dhe pasha ata që të gjitha çështjet i rregullojnë,
Atë ditë kur dridhja të ushtojë
Atë ditë zemrat do të jenë të shqetësuara,
Thonë: “A thua, njëmend, duhet të bëhemi prapë kështu si jemi?
E kur të bëhemi eshtra të kalbura?”
Thonë: “E ajo është përsëritje shkatrrimtare”.
Ajo do të jetë vetëm një bërtimë.
Dhe ja, ata – të gjithë, do të vinë.
A të ka ardhur rrëfimi për Musaun!
Kur Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë Tuva.
Shko te Faraoni se ai, njëmend, e ka tepruar
Dhe thuaj: “A do të pastrohesh
Dhe të të drejtojë te Zoti yt. Edhe t’i frikësohesh?”
Dhe apstaj i tregoi mrekullinë më të madhe,
Por ai përgënjeshtroi dhe nuk e dëgjoi,
Pastaj ia ktheu shpinën dhe iku.
I mblodhi (magjistarët), i thirri
Dhe u tha: “Unë jam zoti juaj më i madhi”!
Dhe All-llahu e përfshiu me dënim edhe për këtë, edhe të parat,
Në këtë ka mësim për ata që frikësohet.
A është më rëndë t’ju krijojë juve apo qiellin që e ka ngritur?
Ngriti kupën e tij dhe e përsosi.
Natën ia bëri të errët dhe nxori ditën.
E pastaj e rrafshoi tokën.
Prej saj nxorri ujë dhe kullosat e saj.
Për t’u kënaqur ju edhe kafshët tuaja.
Por kur t’u vijë fatkeqësia më e madhe,
Dita kur njeriu do t’i kujtohet çka ka punuar,
Dhe kur t’i shfaqet, atij që sheh, xhehennemi (Xhehim),
Edhe atij që e ka tepruar.
E ka zgjedhur dhe këtë botë më shumë e ka dashur.
Pa dyshim xhehennemi do të jetë strehimore.
Ndërsa ai që është frikësuar të dalë para Zotit të vet dhe e ka përmbajtur veten nga lakmia,
Me siguri xhennetin do ta ketë strehimore.
Të pyesin për Ditën e Kijametit: “Kur do të bëhet”?
Ti nuk di çka të flasësh për të,
përfundimi i tij është te Zoti yt.
Pa dyshim ti do ta qortosh vetëm atë i cili frikësohet atij.
Atë ditë kur ta përjetojnë atë do t’u duket sikur kanë jetuar vetëm një mbrëmje ose vetëm një mëngjes.