سورة Al-Qiyamah ( The Resurrection )
سورة Al-Qiyamah ( The Resurrection ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 40
Betohem, seriozisht, në Ditën e Kijametit,
Dhe betohem, seriozisht, në shpirtin që veten e qorton.
A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?
Po, si jo! Ne kemi mundësi të rikrijojmë eedhe majet e thonjve të gishtërinjve të tij.
Por njeriu dëshiron të gabojë në jetë.
Ai pyet: “Kur do të bëhet kijameti”?
Por kur t’i shtanget shikimi,
Dhe Dielli me hënë të bashkohet,
Atë ditë njeriu do të thotë: “Kah të iket?!”
Atë ditë cakur është te Zoti yt,
Atë ditë njeriu do të informohet për atë që e ka shpejtuar ose e ka vonuar,
Por njeriu është dëshmitarë kundër vetes,
Edhe pse përpiqet të sjellë arsyetimet e tij.
Atë (Kur’anin) mos e shqipto me gjuhë për ta shpejtuar,
Ne kemi detyrë tubimin dhe leximin e tij,
E kur e lexojmë, ti përcille leximin e tij,
E pastaj, është detyrë e jona ta shkoqisim.
Por ani! Ju e dashuroni këtë jetë të kalueshme,
Dhe e leni pas shpine atë tjetrën.
Atë ditë disa fytyra do të shkelqejnë
E disa fytyra atë ditë do të jenë të ngrysura.
Zotin e vet do ta shikojnë,
Duke menduar se do t’i godit fatkeqësi.
Po, si jo! Kur (shpirti) depërton në eshtrat kyqe,
dhe të thuhet, “Kush është shërues”?
Dhe mendoi se është momenti i ndarjes,
Dhe këmba me këmbë ndërlidhet...
Te Zoti yt do të sillen atë ditë,
“Dhe nuk ka besuar as e ka kryer faljen,
por ka kthyer shpinën dhe ka përgënjeshtruar.
E pastaj shkon tek të vetët, mendjemadh”.
Dhe prapë, i mjeri ti! I mjeri ti!
A mendon njeriu se do të lihet në vullnet të vetin, pa përgjegjësi?
A nuk ka qenë një pikë fare që hudhet,
Pastaj ka qenë gjak i trashur dhe e ka krijuar në formën e përsosur, të fundit,
Dhe prej atij bëri dy qifte, mashkull dhe femër.
Po a nuk ka Ai mundësi të ngjallë të vdekurin?