سورة Al-A'raf (The Heights )

سورة Al-A'raf (The Heights ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 206

Alif Lam Mim Sad
Ty të është shpallur një Libër dhe le të mos vijë rëndë në krahërorin tënd që të qortosh me të se ai është mësim për besimtarët.
Dhe gjithsesi do t’i pyesim ata të cilëve u janë dërguar profetë, por me siguri do t’i pyesim edhe profetët.
Dhe do t’ua rrëfejmë, hiq pa dyshim, me dije të sigurtë, sepse ne nuk kemi qenë jasht rrjedhës së ngjarjeve.
Ç’të pengoi ty që nuk u përule kur të urdhërova? – i tha Ai. “Unë jam më i mirë se ai” – u përgjegj – “mua më krijove nga zjarri e atë nga balta”.
“Atëherë pra shporru prej atyhit”, - i tha Ai – Nuk të ka hije që këtu të tregosh mendjemadhësi; dil, ti je, me të vërtetë, nga të nënçmuarit!”
“Më jep afat” – tha, - deri në ditën kur të ringjallen!”
“Për atë që më ke bërë të humbur”, - tha, - “atyre do t’ua pres patjetër rrugën tënde të drejtë, do t’u jap teposhtzën.
“Dil prej atyhit” – i tha, - i poshtëruar dhe i urrejtur! Pamëdyshje do ta mbush xhehennemin me të tillë të cilët vijnë pas teje dhe me ju së bashku!
“O Zoti ynë – thanë ata dy – bëmë mëkat ndaj vetes, dhe nëse Ti nuk na e fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur”.
Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm Atij; në secilën xhami që jeni dhe lutjuni sinqerisht duke ia shfaqur fenë! Ashtu siç ju ka krijuar, ashtu edhe do të ktheheni tek Ai.
Një palë i drejton në rrugë të drejtë, kurse një palë tjetër meritojnë humbjen, sepse ata në vend të All-llahut i merrnin djajtë për mbrojtës dhe mendojnë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë.
O bijt e Ademit! Do t’ju vijnë me siguri profetë nga mesi i juaj të cilët do t’ju rrëfejnë argumentet e mia, prandaj, për ata të cilët frikësohen dhe bëjnë vepra të mira nuk ka frikë e as pikëllim.
Hyni, u thotë Ai, në xhehennem me popujt, me exhinët dhe njerëzit të cilët kanë qenë dhe kanë shkuar para jush! Sa herë që do të hyjë një popull do ta mallkojë atë tjetrin, derisa të mblidhen të gjithë aty, e atëherë do t’u thonë atyre të parëve të tyre: “O Zoti ynë! Këta neve na kanë shpjerë në humbje, prandaj jepu atyre dënim të shumfisht në zjarr”! Për të gjithë është i shumfishtë, - u thotë Ai, - “por ju nuk e dini”.
Do t’ua heqim nga kraharorët e tyre çka kanë të keqe. Para atyre do të rrjedhin lumenj dhe do të thonë: “Qoftë lartësuar All-llahu, i cili na ka udhëzuar në këtë; ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur All-llahu të mos na kishte udhëzuar. Profetët e Zotit tonë me të vërtetë kanë sjellë të vërtetën, “dhe atyre do t’u thërritet: Ai është xhenneti që e keni fituar me vepra që i keni bërë.
Dhe banorët e xhennetit do të thërrasin banorët e zjarrit: “Ne e gjetëm se është e vërtetë ajo që na ka premtuar Zoti ynë, a e keni zbuluar edhe ju se është e vërtetë ajo që ju ka premtuar Zoti juaj?” “Po!” – do të thonë. Por një lajmëtar ndërmjet tyre, do të thërrasë: “Mallkimi i All-llahut është mbi mizorët,
Ndërmjet atyre dy palëve ka një perde, kurse në fortifikatë njerëz të cilët do ta njohin secilin sipas shenjës së vet, dhe do t’u thërrasin banorëve të xhennetit “Selamun alejkum”, ndërsa ata akoma nuk kanë hyrë aty, dhe do të lakmojnë.
Banorët e Fortifikatës do t’i thërrasin njerëzit, të cilët do t’i njohin sipas karakteristikave të tyre, dhe do t’u thonë: “Nuk u bëri kurrfarë dobie tubimi juaj e as mendjemadhësia”.
Kurse Ne këtyre u kemi sjellë Libër të cilin e kemi sqaruar me mjeshtëri të madhe, që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për popullin që beson.
Dhe mos bëni turbullira në tokë, pasi që në të është vënë rregull, dhe Atij lutjuni me frikë dhe dëshirë të madhe. Mëshira e All-llahut është me të vërtetë afër mirëbërësve.
Por kryeparët e popullit të tij i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je në humbje të qartë”.
A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’ju tërheqë vërejtjen në mënyrë që të ruheni dhe ndoshta do të jeni të mëshiruar?”
Por, ata e përgënjeshtruan, prandaj e shpëtuan atë edhe ata të cilët ishin me te në anije, kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm. Ata njëmend kanë qenë popull i verbër.
Kryeparët e popullit të tij të cilët nuk besuan i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je me të vërtetë i marrë dhe mendojmë se ti je përnjëmend rrenacak”.
Ata i thanë: “A na ke ardhur që t’i falemi vetëm All-llahut, e t’i lëmë ata të cilëve u janë falur të parët tanë?” Hajde le të na godasi ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je i sinqertë!”
Kryeparët e popullit të tij, ata që bënë mendjemadhësi, u thanë atyre të dobtëve nga mesi i tyre të cilët besuan: “A e pranoni ju se Salihu është i dërguar nga Zoti i vet?” Ata thanë: “Ne i besojmë me të vërtetë tërë asaj që është dërguar me anë të tij”.
E ata të cilët ishin mendjemëdhenj thanë: “Ne pra, e mohojmë vendosmërisht atë që besoni ju”.
Dhe e therrën deven duke mos e përfilluar urdhërin e Zotit të tyre, po thanë: “O Salih, bëre le të na godasë ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je ti i dërguar!”
I përfshiu dridhja e trishtueshme dhe ata në mëngjes u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre,
Kryeparët e popullit të tij, të cilët ishin mendjemëdhenj, thanë: “O Shuajb! Ne gjithsesi do të përzëmë nga qyteti ynë ty edhe ata që besuan me ty, ose pa tjetër do të ktheheni në fenë tonë”, “A edhe përkundër dëshirës tonë?” – tha ai.
Kurse kryeparët e popullit të tij, ata të cilët nuk kanë besuar, thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, ju atëherë pa dyshim jeni të humbur”.
Ose, a janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i gjejë dënimi ynë në ditën deri sa ata luajnë?
Dhe po t’i sjellin ty tërë magjistarët e zhdërvjelltë”.
“Po”, - u tha ai, - “dhe me të vërtetë do t’u kemë të afërt”.
Kurse kryeparët e popullit të Faraonit thanë: “A do ta lësh Musaun dhe popullin e tij të bëjnë turbullira në tokë dhe të lënë ty dhe zotërat tuaj?” Ai tha: “Do t’ua mbysim djemtë e tyre, kurse femrat do t’ua lëmë të jetojnë. Ne me të vërtetë jemi sundues të atyre”.
Musa i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe jini të durueshëm! Toka është me siguri e All-llahut. Ai ua lë në trashigim kujt të dojë nga robërit e vet; kurse e ardhmja është e atyre që ruhen”.
“Kemi qenë të maltretuar, - thanë ata, - para se të vije ti, por edhe aps ardhjes tënde”. Ndërsa ai u tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta shkatërroj armikun tuaj, kurse juve do t’ju lërë mëkëmbës të tyre në tokë, për të parë se si do të veproni”.
Ne i kemi caktuar Musaut tridhjetë netë dhe këtë e plotësuam edhe me dhjetë, andaj koha që caktoi Zoti i tij (për takim që t’i japë Tevratin) u plotësua, dyzet netë. Dhe Musau i pat thënë vëllaut të vet Harunit: “Më zëvendëso te populli im, dhe mbaj rend e mos paso rrugët e ngatrrestarëve!”
Kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona dhe ballafaqimin në botën tjetër, vepra e tyre janë shkatërruar. A po shpërblehen ndryshe, përveç se si kanë punuar?
“O Zoti im!, - u lut Musa, - më fal mua dhe vëllaun tim dhe na prano në ëmshirën Tënde, Ti je më i mëshirshmi i të mëshirshmëve!”
Dhe Musa i zgjodhi nga populli i vet shtatdhjetë vetë për vendtakimin me ne. por kur i goditi dridhja, ai tha: “O Zoti im, të kishe dashur ti ke mund t’i zhdukësh ata edhe mua qysh më parë. A të na zhdukësh për shkak të veprimit të disa t marrëve nga mesi ynë? Ajo është vetëm sprovë jotja me të cilën Ti cilindo e lë në humbje, e cilindo e udhëzon në rrugë të drejtë. Ti je Zoti ynë, andaj na fal dhe na mëshiro, sepse ti fal më së shumti.
Nga populli i Musaut ka një grup njerëzish të cilët udhëzojnë në rrugë të drejtë dhe atë e zbatojnë me drejtësi.
Pastaj, ata të padrejtët, ndër ata, i ndërruan fjalët me tjera fjalë, nga ata që u ishin thënë. Edhe ne mbi ata kemi zbritur dënimin nga qielli për shkak se gjithmonë kanë qenë të padrejtë.
Dhe kur një grup prej tyre i thanë: “Pse këshilloni një popull të cilin All-llahu do ta shkatërrojë ose do ta dënojë me mundime të rënda”? Ata u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe ndoshta ata do të shmangen pak prej mëkateve”.
Dhe pasi që ata me ngulm refuzuan të heqin dorë nga ajo që u ndalohet, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!”
Dhe Zoti yt njoftoi se deri në ditën e kijametit do të lëshojmë pushtetin e dikujt, i cili do t’i shtyp në mënyrë më të keqe. Zoti yt është, me të vërtetë, i shpejtë në dënim, por Ai edhe fal shumë dhe është mëshirëplotë.
Mirëpo, ndër ata që i krijojmë ka njerëz që udhëzojnë në të drejtë dhe ato i zbatojnë me drejtësi,
Kurse ata të cilët përgënjeshtruan ajetet tona, ne gradualisht do t’i shpiejmë në humbje prej nga nuk e dinë fare.
Atyre do t’u jap afat. E me të vërtetë mashtrimi im është i fortë.
Thuaj: “Unë nuk kam mundësi për vete të siguroj ndonjë dobi, e as të largoj nga vetja ndonjë dëm. Bëhet vetëm ashtu si do All-llahu. Sikur të kisha ditur fshehtësitë, do të kisha fituar shumë të mira dhe nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë jam vetëm një qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”.
Ai është i cili ju krijoi vetëm prej një frymori, e prej atij krijoi shokun e tij (çiftin) që pranë tij të gjejë qetësi. Dhe kur ai e përvetësoi (pas aktit seksual) ajo mbeti me barrë të lehtë dhe e barti, por kur iu bë e rëndë ata dy iu drejtuan All-llahut, Zotit të tyre, “Të na kishe dhënë një pasardhës të mirë, me siguri do të ishim mirënjohës!”
Dhe kur ai u dha pasardhës të mirë, atij i bënë shokë, shok të barabartë me atë çka u dha ai, por All-llahu është shumë lart mbi ata të cilët i konsiderojmë të barabartë.
Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i thirrni me të vërtetë janë njerëz sikur ju. E ju, pra, thirrni dhe ata le t’ju përgjegjen nëse flisni të vërtetën!
Me siguri ata që janë të afërt te Zoti yt nuk i shmangen për mendjemadhësi adhurimit të tij; atë e lartësojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.
مشاركة الموضوع