سورة Al-Qalam ( The Pen )

سورة Al-Qalam ( The Pen ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 52

Sepse ti je, me të vërtetë, me moral; të lartë.
Do ta shohësh edhe ti, a edhe ata do ta shohin,
Prandaj mos i përfill përgënjeshtarët.
Ata dëshirojnë që ti të gënjesh e të gënjejnë edhe ata.
Por nuk thanë: “Në dashtë Zoti!”
Dher deri sa ata flinin, atë (kopshtin) e vizitoi një grup vizitorësh nga Zoti yt.
Ndërsa ata në agim e thërrisnin njëri-tjetrin,
Dhe shkuan, të vendosur përzbatimin (e asaj që thanë),
për më tepër edhe jemi dëmtuar (rjepur).
Njëri, si mëi miri i tyre, tha: “A nuk ju kam thënë, përse nuk falenderoni?”
“Qoftë lartësuar Zoti ynë – thanë, - ne pa dyshim kemi qenë mizorë”!
“Të mjerët ne! – thonin – Ne me të vërtetë kemi qenë të shfrenuar.
Nuk ka dyshim se të devotshmit do të kenë te Zoti i tyre kënaqësi të xhennetit.
Prandaj, më le mua edhe ata, të cilët e mohojnë këtë Fjalë (Kur’an). Ne dalëngadal, do t’i afrojmë te dënimi prej nga nuk presin.
Edhe afat do t’u japim, sepse dënimi im është shumë i fortë.
Ai nuk është tjetër vetëm se vërejtje për tërë botërat!
مشاركة الموضوع