O Profet, përse ia ndalon vetvetes atë që ta ka lejuar All-llahu, atë që të është lejuar për të kënaqur gratë tuaja? All-llahu fal dhe është mëshirëplotë.
Kur Profeti njërës nga gratë e veta i kumtoi një fshehtësi porse ajo e shpalli atë, mirëpo A, llahu këtë ia tregoi këtij. Ai një pjesë ia kumtoi, kurse tjetrën e heshti, dhe kur e njoftoi atë (gruan) lidhur me këtë lajm ajo tha: “Po ty kush ta tha këtë”? Ai i tha: “Më lajmëroi mua i gjithdijshmi, i informuari”.
Nëse ju të dyja pendoheni tek All-llahu, zemrat tuaja janë përulur, e nëse paraqiteni të dyja kundër tij, ani, All-llahu është mbrojtës i tij, edhe Xhibrili edhe besimtarët e ndershëm; e pas kësaj paraqiten edhe të tërë engjujt (si ndihmëtarë).
Nëse ai ju lëshon, ndoshta atij, Zoti i tij, do t’i japë, në vend tuajin, gra më të mira se ju: besnike All-llahut, besimtare, të dëgjueshme, që pendohen e që adhurojnë All-llahun, agjërojnë, të veja dhe beqaresha.
O besimtarë, ruanie veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, të cilin do ta ruajnë engjujt të rreptë dhe të fortë. Nuk u kundërvihen asaj që i urdhëron All-llahu dhe veprojnë si janë të urdhëruar.
O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë, ndoshta Zoti juaj i neutralizon veprat tuaja të këqia dhe do t’iu shtie në xhenete, ku do të rrjedhin lumenj, atë ditë kur All-llahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata të cilët kanë besuar bashkë me te. Drita e tyre shetit përpara tyre dhe nga ana e djathtë. “Zoti ynë, - do të thonë, - përsose dritën tonë dhe na e fal se Ti, me të vërtetë, ke mundësi për çdo send!”
Atyre që kanë mohuar, All-llahu u sjell si shembull gruan e Nuhit dhe të Lutit; ishin nën kurorë me dy robë të mirë nga robërit Tanë, por ato dyja tradhtuan, prandaj ata dy tek All-llahu kurrgjë nuk mund tu ndihmojnë, dhe do t’u thuhet: “Hyni ju dyja në zjarr me të tjeët që po hyjnë”!
Kurse për ata që besojnë, All-llahu si shembull u sjell gruan e Faraonit, kur tha: “O Zoti im, ndërtoma një shtëpi, te Ti, në xhennet dhe shpëtom nga Faraoni dhe sjelljet e tij dhe më shpëto nga populli mizor!”
Dhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndërsa ne aty krijuam jetë (mbeti shtatëzanë), u besoi fjalëve dhe librave të Zotit të vet dhe ishte nga ato të përulurat.