سورة At-Taghabun ( Mutual Loss & Gain )

سورة At-Taghabun ( Mutual Loss & Gain ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 18

Për shkak se kur profetët e tyre u sillnin fakte të qarta ata thonin: “A neve të na udhëzoj njeriu i thjeshtë”? Prandaj, mohuan dhe ia kthyen shpinën, por All-llahu s’ka nevojë për askë. All-llahu është i pasur dhe i denjë për lavdatë!
Mosbesimtarët konstatojnë se nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa dyshim do të ringjallen, dhe për ate se çka keni punuar, gjithsesi do të informoheni!” Ajo është leht për All-llahun.
Kurse ata që kanë mohuar dhe i kanë përgënjeshtruar argumentet Tona, ata janë banorë të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë – po vendbanim i tmerrshëm është ai!
Nëse i jepni hua All-llahut, hua të mirë, Ai do t’ua kthejë shumfish dhe do t’iu falë, se All-llahu është mirënjohës dhe i butë.
مشاركة الموضوع