O besimtarë, mos e merrni përmik armikun tim dhe tuajin duke u shprehur dashuri e ata mohojnë të vërtetënn që ju ka ardhur juve. Ata e përzënë Profetin edhe juve që i besoni All-llahut, Zotit tuaj. E nëse dilni për të luftuar në rrugën time dhe për të lypur kënaqësinë time, atyre ju shprehni dashuri fshehtazi kurse unë e di se çka fshihni dhe çka shpallni haptazi. Dhe kushdo prej jush që vepron ashtu, ai ka humbur rrugën e drejtë.
Nëse ju befasojnë, ata do të bëhen armiq tuaj, do të shtrijnë duart dh gjuhët e tyre kah ju plot smirë, sepse kanë dëshiruar që të bëheni mosbesimtarë.
Tek Ibrahimi dhe ata që ishin bashkë me të keni pasur, njëmend, shembull të bukur, kur i thanë popullit të vet: “Ne heqim dorë nga ju dhe ata që i adhuroni ju, në vend të All-llahut. Juve nuk ju besojmë dhe ndërmjet nesh dhe jush filloi armiqësi dhe urrejtje e përhershme, derisa të mos i besoni All-llahut, vetëm Atij”. Përveç fjalës së Ibrahimit, babait të vet: “Gjithsesi do të kërkoj falje për ty, por unë nuk kam mundësi për kurrgjë te All-llahu. O Zoti ynë! Tek Ti jemi mbështetur, Ty të drejtohemi dhe te Ti është kthimi.
Pa dyshim tek ata keni pasur shembull të mirë kush shpreson në takimin me All-llahun dhe Ditën e gjykimit, por kush ia kthen shpinën, ani, All-llahu, Ai është me të vërtetë i pasur, i denjë për lavdatë.
Ndoshta All-llahu do të vejë dashuri ndërmjet jush dhe atyre, nga ata, me të cilët keni armiqësi. All-llahu është i gjithëfuqishëm, All-llahu fal, është mëshirëplotë.
All-llahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe me drejtësi ndaj atyre që nuk ju luftojnë për shkak të fesë dhe nuk ju përzënë nga shtëpitë tuaja. Me të vërtetë All-llahu i do të drejtët.
Vetëm se All-llahu ju ndalon t’i konsideroni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe u përzënë nga shtëpitë tuaja dhe ndihmojnë të jeni të përzënë. Pra ata që i konsiderojnë këta për miq, ata janë kriminelë.
O besimtarë! Kur t’iu vijnë besimtaret si emigrante, ju verifikoni ato, por All-llahu e di më së miri besimin e tyre. Nëse i njihni si sesimtare, mos ua ktheni mosbesimtarëve. Ato nuk u lejohen atyre as ata u lejohen këtyre. Jepnu atë që kanë shpenzuar dhe nuk e keni mëkat të kurorëzoheni me ato pasi që t’iu jepni mehrin. Mos i mbani politeistet nën kurorë! Kërkoni atë çka e keni dhënë, por edhe ata le të kërkojnë çka kanë shpenzuar. Ai është gjykim i All-llahut. Ai gjykon ndërmjet jush. All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
Nëse ndojë prej grave tuaja shkon te mosbesimtarët, dhe u vjen rasti juve, atëherë atyre që u kanë shkuar gratë jepnu aq sa kanë shpenzuar ato për mehr. Frikësohuni All-llahut të cilit ju i besoni.
O Profet, kur të vijën besimtarët që të obligohen para teje se nuk do t’i bëjnë shok All-llahut asnjësend, dhe se nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë amoralitet, se nuk do t’i mbysin fëmijët e vet dhe se nuk do të gënjejnë duke shpifur me çka kanë në duar dhe këmbët e tyre dhe se nuk do të kundërshtojnë në çka dihet, prano obligimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë. Me të vërtetë All-llahu fal, është mëshirëplotë.
O besimtarë! Mos merrni për miq një popull tek i cili All-llahu është i hidhëruar. Ata e kanë humbu shpresën për botën e ardhshme, siç e kanë humbur mosbesimtarët (për ringjallje) në ata, të cilët kanë vdekur më përpara.