سورة Al-An'am ( The Cattle )

سورة Al-An'am ( The Cattle ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 165

Edhe sikur të dërgonim engjull, prapë do ta bënim si njeri dhe prapë do ta vishnim përpara atyre ashtu siç vishen ata.
Thuaj: “Të kujt janë çka ka në qiej dhe në tokë?” dhe tregoju: “Të All-llahut”! Ai ia ka caktuar vetvetes të jetë i mëshirshëm. Ai juve në ditën e kijametit, gjithsesi, do t’iu tubojë, në këtë nuk ka dyshim. Ata që e kanë shkatërruar vetën, natyrisht vetëm ata nuk besojnë.
thuaj: “A të mar për mbrojtës dikë tjetër përveç All-llahut, krijuesit të qiejve dhe të tokës, e që Ai ushqen dhe nuk është i udhqyer prej kurkujt”! Thuaj: “Mua më është urdhëruar të jem i pari që përulem. Asesi mos jij nga politeistët!”
Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk e dëgjoj Zotin tim”.
Nëse të godit All-llahu me ndonjë të papritur – dije se askush, përveç Atij, nuk mund ta largojë atë. Po në qoftë se të dhuron ndonjë të mirë – dije, vetëm Ai ka mundësi për çdo send.
Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Se mua më shallet ky Kur’an për t’iu tërhequr vërejtjen juve me të dhe atyre që po u arrinë a njëmend, ju po vërtetoni se veç All-llahut ka edhe zotër tjerë?” Thuaj: “Unë nuk e dëshmoj”. Thuaj: “Ai është vetëm një Zot, dhe unë heq dorë, jam larg asaj që ju i bëni shok Atij”.
Dhe atë Ditë kur do t’i mbledhim të gjithë së bashku, e t’u themi atyre që i bëjnë shok Atij: “Ku i keni shokët (zotërat) tuajt ë cilët i keni pas pranuar?”
Nuk do t’u mbetet më se çka të trillojnë veçse të thonë: “Për All-llahun, që është Zoti ynë, ne nuk kemi qenë politeistë”!
Po t’i shohësh si thonë kur të ndalen te zjarri: “Eh sikur të ktheheshim edhe një herë, nuk do t’i kishim përgënjeshtruar argumentet e Zotit tonë, por do të bëheshim besimtarë”!
Jo, por atyre u del për fushe ajo që e kanë fshehur më parë, po edhe sikur të ktheheshin, prapë do të përsëritnin atë që është e ndaluar, sepse ata vërtet janë rrenacakë.
Sikur t’i shohësh kur ndalen para Zotit të vet e t’u thotë: “A nuk është kjo e vërtetë?” – thonë: “Po, sijo, për Zotin!” E Ai do t’u thotë: “Shijone pra dënimin për shkak se keni mohuar”.
Edhe përpara teje profetët kanë qenë të përgënjeshtruar, por e përballuan me durim atë çka u përgënjeshtruan. Kanë qenë edhe të munduar deri sa u erdh ndihma jonë. Nuk ka kush që mund t’i ndërrojë fjalët e All-llahut. Tashmë ty të kanë arritur disa informata për profetët.
Thuaj: “Më tregoni ju mua, nëse flisni të vërtetën, sikur t’iu vinte dënimi i All-llahut ose t’iu befasonte shkatërrimi i botës, a do të thirrnit tjetër përveç All-llahut”?
Dhe kur ta harronin atë me çka u është tërhequr vërejtja, Ne do t’ua hapnim dyert e gjithçkafës, ashtu që kur të gëzoheshin për atë që u është dhënë, do t’i befasonim me dënim e ata do të trishtohen.
Thuaj: “Më tregoni mua, sikur All-llahu t’ju merrte të dëgjuarit dhe të pamurit e zemrat tuaja t’ua vuloste, cili zot, pos All-llahut, do t’ua kthente ato?” Shiko si ua shkoqisim argumentet e ata prapë shtrembërojnë kryet në anën tjetër!
Dhe Ti tërhiqu vërejtjen me të (Kur’anin) atyre që frikësohen se do të tubohen para Zotit të tyre, se përveç atij nuk kanë tjetër mbrojtës as ndërmjetësues – që t’i frikësohen All-llahut.
Dhe ashtu ne i sprovojmë njërin me tjetrin që të thonë: (mosbesimtarët) “Këta na qenkan ata nga mesi ynë të cilëve All-llahu u ka shfaq mëshirë?” A thua All-llahu nuk i njeh më së miri ata që janë mirënjohës?
Ashtu ne në hollësi i shpjegojmë argumentet, që të jetë e qartë rruga së cilës ecin mëkatarët.
Thuaj: “Unë e kam të ndaluar t’i adhuroj ata të cilët ju i adhuroni në vend të All-llahut”. Thuaj: “Unë nuk i pasoj epshet tuaja, sepse atëherë do të ksiha dështuar dhe nuk do të isha i udhëzuar”.
Thuaj: “Unë e kam shumë të qartë nga Zoti im, kurse ju e përgënjeshtroni atë. Nuk është në kompetencën time ajo që ju e kërkoni me shpejtësi prej meje; Vetëm All-llahu vendos, Ai e shpjegon të vërtetën deh Ai është më i miri gjykatës!”
Thuaj: “Sikur t’ishte në dorën time ajo që ju e këkroni me të shpejtë, do të kishte marrë fund puna ndërmjet meje dhe jush. All-llahu i di më së miri mizorët”!
Ata pastaj i kthehen All-llahut, Zotit të tyre të vërtetë. Ai do të vendosë dhe Ai është i shpejtë shumë në llogaritje, apo jo?
Thuaj: “All-llahu juve ju shpëton prej atyre dhe prej çdo të papriture, e ju prapë i bëni shok (s’i besoni)”.
Populli yt e përgënjeshtron këtë (Kur’anin) edhe pse ai është i vërtetë. Thuaj: “Unë nuk jam roja juaj”.
Lëri ata të cilët e kanë marrë fenë e vet si lojë e dëfrim dhe i mashtron jeta në këtë botë. Ti tërhiqu vërejtjen me te (Kur’anin) që njeriu të mos shkatërrohet për shkak të asaj që bën, sepse përveç All-llahut – nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetësues. Sikur të afrojnë çfarëdo qoftë si kompensim nuk do të pranohet. Ata janë të cilët për shkak të asaj që kanë bërë e kanë pësuar. Për ata ka pije nga uji valë dhe dënim të dhembshëm, ngase nuk kanë besuar.
Dhe Ai është i cili ka krijuar qiejt dhe tokën me urtësi. Ai sapo thotë për diçka “bëhu”!, ajo bëhet. Fjala e tij është e vërtetë dhe Atij i takon pushteti në Ditën kur të fryhet në sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshmen, Ai është i urtë, i informuar mirë”.
E kur e pa hënën që po del tha: “Kjo është Zoti im!” E pasi që edhe ajo perëndoi, ky tha: “Nëse Zoti im nuk më drejton në rrugë të drejtë, unë me siguri do të jem nga ata që kanë dështuar”.
Por kur e pa diellin si po lind, ai thirri: “Ky është Zoti im, ky është më i madh”! Mirëpo, pasi edhe ai perëndoi, tha: “O populli im, unë heqë dorë nga ato që ju i bëni shokë!
Dhe populli atij i kundëdrshtoi. Ai tha: “A të polemizoni me mua për All-llahun, e mua Ai më udhëzoi? Unë nuk u frikësohem atyre që ju i bëni shokë atij, me përjashtim nëse Zoti im dëshiron diçka. Zoti im ngërthen çdo send me dijeni të vet. A nuk mblidhni mendjen?
Ato janë argumentet tona që ia dhamë ibrahimit ndaj popullit të vet. Ne u japim shkallë të lartë atyre që duam. Zoti yt është me të vërtetë i urtë, i gjithdijshëm.
Dhe ne i falëm Is-hakun dhe Jakubin. Secilin e kemi udhëzuar – ndërkaq Nuhin patëm udhëzuar qysh më parë – dhe nga pasardhësit e tij Davudin dhe Sulejmanin, edhe Ejubin, dhe Jusufin, Musën, dhe Harunin. Ashtu ne i shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira.
Ai është udhëzim i All-llahut me të cilin udhëzon kë të dojë nga robërit e vet. Po nëse ata i bëjnë tjerë shokë Atij, me siguri do t’u shkojë kot ajo çka bëjnë.
Ata janë të cilët All-llahu i ka udhëzuar, prandaj paso rrugën e tyre. Thuaj: “Unë prej jush nuk kërkoj shpërblim për këtë (Kur’anin), ai është vetëm këshillë e qortim botërave”.
Ai bën të agojë, dhe natën e ka bërë për të pushuar kurse Diellin dhe Hënën për të llogaritur kohën. Ajo është dispozitë e të fuqishmit, të dijshmit.
Ata ia bënin All-llahut shokë të barabartë exhinët, e ata i ka krijuar Ai! I përshkruajnë se ka djem dhe vajza pa ditur asgjë. Qoftë lartësuar Ai edhe shumë lart mbi atë çka ia përshkruajnë!
“Nga Zoti juaj kanë ardhur argumentet e qarta, e kush i merr parasysh e ka për vete, por kush është i verbër – është në dëm të vetin, dhe unë nuk jam rojtari juaj”.
Sikur të kishte dashur All-llahu, nuk do t’i kishin bërë shok – nuk ishin bërë politeistë – por ne ty nuk të kemi bërë rojtar të tyre dhe ti nuk je kujdestar i tyre.
Dhe Ne do t’i ndryshojmë zemrat e tyre dhe sytë (pikëpamjet) e tyre, edhe nuk do të besojnë siç nuk kanë besuar as më parë, dhe se do t’i lëmë që në humbjen e vet të bredhin si të shashtrisur.
Në qoftë se ti i nënshtrohesh shumicës sish që jetojnë në tokë, ata kanë për të larguar nga rruga e All-llahut. Ata pasojnë vetëm supozimet dhe vetëm të pavërteta flasin.
Çka keni që nuk e hani atë në prerjen e së cilës është përmendur emri i All-llahut kur Ai ju ka sqaruar se çka ju ka ndaluar, - përveç nëse jeni të shtrënguar. Shumica i shpiejnë të tjerët në humbje sipas epsheve të tyre, pa pasur kurrfarë argumenti. Me të vërtetë Zoti yt i di më së miri ata që e teprojnë.
Mos hani atë në prerjen e së cilës nuk është përmendur emri i All-llahut, ajo është me të vërtetë mëkat! Dhe djajtë, me të vërtetë, i shpiejnë argatët e vet që të konfrontohen me ju, dhe nëse ju përuleni para atyre, edhe ju me siguri bëheni politeistë.
Dhe kur u vjen atyre ndonjë argument thonë: “Ne nuk besojmë deri sa të mos na jipet edhe neve diçka e ngjashme me atë çka u është dhënë profetëve të All-llahut”. Ndërkaq All-llahu e di më së miri se kujt i lë profetësinë. Atyre që bëjnë mëkate, me siguri do t’u arrijë nga All-llahu poshtërim dhe dënim i madh për shkak se bëjnë kurtha.
Kurse atë ditë kur i tubon të gjithë së bashku: “O bashkësi e exhinëve, ju jeni shumuar më tepër se njerëzit”! O Zoti ynë, do të thonë njerëzit, mbikqyrësit e tyre – ne i kemi bërë dobi njëri-tjetrit dhe kemi arritur deri në afatin tonë që na e ke caktuar ti”. Do t’u thotë: “Zjarri është vendbanimi i juaj, ku do të mbeteni përgjithmonë”, në qoftë se All-llahu nuk dëshiron ndryshe. Zoti yt është, njëmend, i urtë, i dijshëm.
“O bashkësi e exhinëve dhe njerëzve, a nuk ju kanë ardhur juve, nga radhët tuaja, profetë që u kanë treguar argumentet e mia, dhe ua kanë tërhequr vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne këtë e dëshmojmë në dëm tonin”. Ata i ka pas mashtruar jeta e kësaj bote dhe dëshmojnë kundër vetvetes nga se kanë qenë mosbesimtarë.
Ashtu është, nga se Zoti yt nuk i ka shfarosur fshatrat për ndonjë krim, e populli i tyre të mos jetë i njoftuar.
Për secilin shpërblim ka shkallëzim nga ajo që kanë punuar, sepse Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo që punojnë.
Ajo që ju është premtuar me të vërtetë do të vijë dhe ju nuk keni kah t’ia mbani.
Ata i lënë All-llahut, prej asaj që Ai i krijoi vetë, një pjesë të drithit dhe një pjesë të kafshëve dhe thonë: “Kjo është për All-llahun” sipas bindjes së tyre, “e kjo për shokët (zotërat tonë)”. Mirëpo, ajo që u dedikohet zotërave të tyre nuk arrin te All-llahu, ndërsa ajo që është për All-llahun u arrin zotërve të tyre. Sa keq e gjykojnë ata!
Ata, gjithashtu, shumë politeistëve ua kanë paraqitur si të bukur mbytjen e fëmijëve të tyre, shokët e tyre, për t’i shkatërruar dhe për t’u maskuarnë fenë e tyre. Sikur të kishte dashur All-llahu nuk do të bënin këtë. Prandaj, lëri ata dhe atë ç’trillojnë ata!
Ata thonë: “Kjo e kjo kafshë, dhe këto e këto bimë, janë të kufizuara, mund ta hanë vetëm ata të cilëve ne ua lejojmë” – konstatojnë ata. Kurse ka edhe kafshë që janë të ndaluara të përdoren për hypje. Ka kafshë me rastin e therrjes së të cilave ata nuk e përmendin emrin e All-llahut, duke trilluar për të gënjeshtra. Ai do t’i shpërblejë ata për trillimet e tyre.
Ata thonë: “Ajo që është në barqet e këtyre kafshe u lejohen vetëm mëshkujve tanë, dhe është e ndaluar për gratë tona. E në qoftë se dështon (lind i ngordhur) atëhrë në këtë marrin pjesë bashkërisht. All-llahu do t’i shpërblejë ata për përshkrimin e tyre, Ai është njëmend i urtë e shumë i dijshëm.
E kanë pësuar ata të cilët nga naiviteti, duke mos ditur, i kanë mbytur fëmijët e vet dhe e konsiderojnë të ndaluar, atë me çka i ka furnizuar All-llahu, duke shpifur kundër All-llahut. Ata kanë dështuar keq dhe nuk janë të udhëzuar.
Thuaj: “Unë nuk shoh në këtë që më shpallet mua se dikujt i ndalon tëhajë diçka, përveç coftinës, ose gjakut të derdhur dhe mishit të derrit”, - ajo është me të vërtetë e ndytë e mëkat – ose ajo që është prerë në emër të ndonjë zoti tjetër, në vend të emrit të All-llahut”. Por kush është i shtrënguar, ama pa e tepruar, ani, Zoti yt njëmend fal dhe është mëshirëplotë.
Por në qoftë se të përgënjeshtrojnë, ti thuaj: “Zoti juaj është i mëshirshëm pa masë, por edhe dënimi i tij nuk do ta harrojë popullin kriminel”.
Thuaj: “All-llahu ka argument shumë të fortë e kategorik dhe sikur të donte, do t’iu kishte drejtuar të gjithëve.
Ose të mos thuani: “Sikur libri të na shpallej neve, më mirë se ata do të mbanim rrugën e drejtë”. Edhe juve u pat ardhur sqarim nga Zoti juaj, edhe udhëzim e mëshirë. A ka pra më mizor se ai i cili përgënjeshtron argumentet e All-llahut dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t’i shpërblejmë me dënim të tmerrshëm ata që ua kthejnë shpinën argumenteve tona për shkak se janë shmangur.
thuaj: “E namazi im dhe tradita ime, jeta ime, dhe vdekja ime janë njëmend për All-llahun, Zoti i tërë botërave,
Ai është i cili bënë që në tokë të ndërroni njëri-tjetrin, dhe Ai juve ju ngrit disave nga të tjerët, sipas pozitave, për t’iu sprovuar në atë çka ju jep. Zoti yt, njëmend, është i shpejtë në dënim, por Ai, me të vërtetë, edhe fal dhe është mëshirëplotë.
مشاركة الموضوع