سورة Al-Mujadilah ( She That Disputeth )

سورة Al-Mujadilah ( She That Disputeth ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 22

Kurse ata që i krahasojnë gratë e veta (me nënat) e pastaj zmbrapsen nga ajo që e kanë thënë, para se të kenë kontakt me to, duhet ta lirojnë një rob. Kjo është ajo që u porositet juve, e All-llahu është i informuar se ç’bëni ju.
Atë ditë kur All-llahu i ringjallë të gjithë ata dhe i informon se çka kanë punuar, All-llahu e ka shënuar atë, por ata e kanë harruar. All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
A nuk i sheh ata të cilëve u është e ndaluar përshpëritja e ata përsëri kthehen në atë që u është ndaluar dhe merren vesh fshehtas për mëkatin dhe armiqësinë dhe kundërshtimin ndaj Profetit. Dhe kur vijnë tek ti, të përshëndesin ashtu siç nuk të përshëndet All-llahu, dhe thonë me vete: “Përse nuk na dënon All-llahu, për këtë që po flasim”? Atyre u mjafton xhehennemi! Aty do të digjen, sa vendbanim i keq është ai!
All-llahu e ka shkruar: “Pa dyshim do të ngadhnjejë unë dhe Profeti im”. All-llahu është, me siguri shumë i fortë.
Nuk do të gjesh asnjë popull që i beson All-llahut dhe Ditës së gjykimit e që ka miqësi me ata që i kundërvihen All-llahut dhe Profetit të Tij, edhe sikur të jenë baballarët e tyre, ose djemtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose të afërmit e tyre. Ata janë në zemrat e të cilëve e ka shkruar besimin dhe i ka përkrahur me forcën e tij. Dhe ai do t’i shpjerë në xhennete ku rrjedhin lumenj dhe aty do të mbesin përgjithmonë. All-llahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë aleatë të All-llahut. Kujdes! Aleancë e All-llahut, ata janë njëmend të shpëtuar.
مشاركة الموضوع