Ndodhinë e saj nuk mund ta mohojë kush,
Disa i poshtëron e disa i lartëson.
Kur toka të dridhet fortë,
E malet të bëhen copë e grimë,
Të bëhen mu si pluhur i derdhu,
Kurse ju të bëheni tre grupe;
Ata të lumturit – ç’janë të lumturit?!
Dhe fatzinjtë – ç’janë fatzinjtë?!
Të parët janë – të parit,
Në kopshte e xhenente të kënaqësisë,
E më pak nga të mëvonshmit,
Të mbështetur njëri kundruall tjetrit.
Do t’u shërbejnë për gjithmonë djelmosha,
Me gota dhe ibrigë e bardakë plot, nga burime të pashterrshme,
Prej të cilëve as s’u dhemb kryet as s’humbin mendjen,
Dhe pemë sipas zgjedhjes së tyre.
Dhe mish shpezësh – sipas dëshirës
Sikur diamante të fshehur,
Si shpërblim për atë çka kanë punuar.
Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota as fjalë mëkatesh,
Por vetëm fjalët: “Paqe, qetësi”!
Ndërsa ata të djathtët, çka janë të djathtët?
Midis lisave lotos të pagjemba,
Dhe bananeve përplot frute,
Dhe midis pemëve të shumta,
Të pamunguara dhe të pandaluara,
Ato i kemi krijuar në mënyrë të veçanta
Dhe i kemi bërë virgjëresha;
Tërheqëse për ata, dhe të një moshe,
Shumë nga popujt e lashtë,
Por shumë edhe nga të mëvonshmit.
E ata të majtit. – Kush janë të majtët?
Ata janë në frymë të nxehtë dhe ujë të valë.
As të freskëta as fisnike.
Ata përpara kësaj kanë çuar jetë luksoze
Dhe prandaj kanë bërë mëkat të madh.
Dhe thonin: “A kur të vdesim e të bëhemi eshtra e truall njëmend do të ringjallemi?!
A edhe baballarët tanë të lashtë?”
Thuaj: “Me të vërtetë edhe të lashtit edhe të vonshmit”,
Do të tubohen në një kohë, në një ditë të caktuar,
Pastaj ju, të humbur, përgënjeshtrues,
Do të hani, nga druri zekkum;
Prej tyre do të mbushni barqet,
E pastaj do të pini nga uji valë,
Do të pini sikur deveja e etshme.
Kjo është gostia e tyre në Ditën e Kijametit.
Ne ju kemi krijuar edhe pse ju nuk e vërtetoni.
A e keni parë farën që e hidhni?
A e krijoni ju atë apo e krijojmë Ne?
Ne ua caktojmë vdekjen dhe Neve nuk mund të na konkurojë kush,
Që t’iu ndërrojmë pamjen dhe t’iu krijojmë ashtu siç nuk dini.
Ju e dini zanafillën e parë edhe pse nuk mblidhni mend.
A e bëni ju të mbijë ajo, apo e mbimë ne?
Sikur të dëshironim mund ta bënim të pafrytshme dhe do t’ishit habitur.
“Ne me të vërtetë jemi të dëmtuar.
Jo, por jemi të varfëruar”.
A e shihni ujin që e pini?
A e lëshoni ju nga retë apo ne?
Nëse dëshirojmë mund ta bëjmë të njelmët, edhe pse ju nuk falënderoni.
A e keni parë zjarrin që e ndizni?
Drutë për të a i keni krijuar ju apo i krijojmë Ne?
Ne u kemi bërë atë si shembull (të xhehennemit) dhe të dobishëm për ata që kalojnë natën jasht,
Andaj lartëso emrin e Zotit tënd të madhërishëm!
Dhe përnjëmend po betohem në perëndimin e yjeve
E ajo është, ta dini, betim i madh.
Ai është, pa dyshim, Kur’an fisnik,
Atë nuk e prek kush përveç të pastruarit.
Është i shpallur nga Zoti i botërave,
A këtë fjalë (Kur’ani) ju e nënçmoni?
Dhe për këtë furnizim ju, në vend të mirënjohjes, përgënjeshtroni.
Edhe pse kur ju vjen shpirti në fyt,
E ju atëherë vetëm shikoni,
Ndërsa Ne jemi te ai (shpirti) më të afërt se ju, por nuk shihni.
Pse pra, kur ju nuk jeni të dënuar,
Nuk e ktheni atë, nëse flisni të vërtetën?
Dhe nëse është nga të afërmit (e All-llahut),
Edhe gëzim e komoditet edhe dhunti të parajsit!
E në qoftë se është nga të djathtët –
Ke të fala nga ata të djathtët.
Po nëse është nga përgënjeshtarët e humbur?
Pra, ata do të gostiten me ujë të valë,
Kjo është pa dyshim e vërtetë e fortë,
Prandaj lartëso emrin e Zotit tënd të madhërishëm!