سورة Al-Qamar ( The Moon )

سورة Al-Qamar ( The Moon ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 55

Prandaj largohu prej tyre. Atë ditë kur lajmëtari i thërret në diçka të tmerrshme,
Duke vrapuar drejtë lajmëtarit. Mosbesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e rëndë”!
Populli i Nuhit, përpara tyre, pat përgënejshtruar edhe robin tonë e quajtën rrenacak duke i thënë: “I marrë”! dhe ka qenë i penguar.
Dhe ai e luti Zotin e vet: “Unë jamë i munduar, andaj më ndihmo”
Kurse atë e kemi bartu në atë (anije) prej dërrasash dhe hunjsh,
Që notonte nën mbikqyrjen tonë – ajo ishte shpërblim i atij i cili qe mohuar.
Kurse Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a është kush që ka marrë mend?
Kurse ata thirrën shokun e tyre dhe ai u përgatit dhe e therri,
Ata ia kërkuan (për çnderim) musafirët e tij, por ne ua verbëruam sytë. Shijone dënimin tim dhe kërcënimet e mia!
Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a ka kush e merr këtë këshillë?
Ndërkaq afati i tyre është Dita e kijametit, por Dita e kijametit është e rëndë dhe e hidhur.
Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në kopshte të xhennetit dhe lumenj,
مشاركة الموضوع