سورة Adh-Dhariyat ( The Wind that Scatter )

سورة Adh-Dhariyat ( The Wind that Scatter ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 60

Pasha erërat që ngrejnë shumë pluhur,
Ajo që u premtohet, njëmend është e vërtetë,
Shpërblimi e dënimi do të ndodhin me siguri!
Nga ai (besimi) është larguar kush është larguar,
Të devotshmit, me siguri, do të vendosen në kopshte dhe burime,
Kurse në pasurinë e tyre kanë pjesë edhe ata që lypin edhe ata që nuk lypin.
Dhe ai shkoi, pa u hutuar, te familja e vet dhe solli një viç të majmë,
E ai, duke shpresuar në forcën e vet, i ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i marrë”!
Pranë çfarëdo sendi që kaloi, asgjë nuk kurseu, të gjithë i shndërroi në kalbësirë.
Dhe u treguan kryelartë ndaj urdhërit të Zotit të vet, prandaj i përfshiu vetëtima që e panë me sytë e tyre,
Ne kemi ngritur qiellin me forcën tonë, por me të vërtetë mundemi edhe më tepër.
“Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dërguar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi.
Ose ia linin njëri-tjetrit me porosi. Jo, por ata janë njerëz që e kanë tepruar,
Dhe vazhdo e këshillo, se këshillimi, me të vërtetë, u bën dobi besimtarëve.
Kurse exhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër vetëm se të më adhurojnë.
All-llahu është me të vërtetë furnizuesi më i madh, i fortë i pathyeshëm!
مشاركة الموضوع