سورة Qaf ( The Letter Qaf )

سورة Qaf ( The Letter Qaf ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 45

Ata u habitën që u erdhi një qortues nga mesi i tyre t’u tërheë vërejtjen, prandaj mosbesimtarët thonë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme,
Ne e dimë se tokës nuk i mbet gjë mangut për ata. Te Ne është Libri në të cilin ruhet çdo gjë.
Për t’i parë me sy dhe të mendojë secili që i drejtohet Zotit të vet.
Vallë, a u lodhëm me rastin e krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë (pa arsye) në krijimin e sërishëm.
Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm.
Dhe secili do të vijë e bashkë me të edhe dëshmitari dhe ai që i sjell (çobani).
Kurse shoku i tij do të thotë: “Ky që është pranë meje, është gati”.
I cili ka penguar të bëhen vepra të mira dhe që ka qenë mizor dhe i dyshimtë,
Atë ditë kur ta pyesim xhehennemin, “A je mbushur?”, ai do të përgjigjet: “A ka akoma?”
Kjo është ajo që i është premtuar secilit që është penduar dhe është ruajtur (prej mëkatesh),
I cili i është frikësuar të Mëshirshmit në mosprezencë (pa e parë) dhe ka ardhur zemërbardhë.
Prandaj, përballoi me durim asaj që flasin ata dhe madhëro Zotin tënd, dhe falënderoju para se të lind dielli edhe para se të perëndojë.
Dhe hap veshët e dëgjo! Atëherë kur thirrësi të thërrasë nga vendi i afërt,
Ditën kur ata do të dëgjojnë me arsye këlithitjen – ajo do të jetë Dita e ringjalljes.
Ne, me të vërtetë, i ngjallim dhe i vdesim, por edhe te Ne do të kthehen.
مشاركة الموضوع