سورة Al-Maidah ( The Table spread with Food )

سورة Al-Maidah ( The Table spread with Food ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 120

O besimtarë! Mos i gjumtoni traditat e All-llahut në haxh, as Muajin e shenjtë, as kurbanin, as ato me qafore, as ata njerëz që janë nisur drejt tempullit të shenjtë, duke dëshiruar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Por kur t’i kryeni detyrat e haxhit, atëherë gjahtoni. Dhe urrejtja kundër disa njerëzve që e keni për shkak se ju kanë penguar të afroheni te tempulli i shenjtë, assesi le të mos u shtyjë që të silleni armiqësisht. Ndihmone njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi! Dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimfortë.
Ju ndalohet cofëtina, dhe gjaku, dhe mishi i derrit, edhe ajo që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut; edhe ajo që është e mbytur dhe e vrarë, dhe që ka ngordhur pas ndonjë rrëzimi ose është e shkyer me brirë ose e ka hëngër ndonjë egërsirë – përveç nëse e keni therë ju – dhe që është flijuar për hirë të idoleve, dhe ju ndalohet shorti (falli) me shigjeta. Ato janë mbrapshti. Sot mosbesimtarët i kanë humbur të gjitha shpresat se ju do të tërhiqeni nga feja juaj, prandaj mos iu frikësoni atyre, por më frikësoheni mua. Sot jua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jetë fe e juaj. Kurse ai i cili do të jetë i sprovuar me uri, por jo nga prirja për mëkat, ani, All-llahu pa dyshim fal, Ai është Mëshirëplotë.
O besimtarë, kur të niseni të falni namazin lani fytyrat tuaja edhe duart tuaja me gjithë bërryla – kurse kokën tuaj fërkone (bëni mes-h), edhe këmbët tuaja deri mbi zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë-pastrohuni! Po nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duartë tuaja prekni tokën e pastër dhe lëmoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja, All-llahu nuk do t’ju bëjë vështirësi, por do t’ju pastrojë dhe t’iu plotësojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës.
Mirëpo, për shkak se e kanë thyer besën e tyre, Ne i kemi mallkuar dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i luajtën fjalët nga vendi i tyre, kurse një pjesë të madhe të atyre me çka qenë qortuar i harruan. Andaj ti vazhdimisht, te ata, përveç të një numri të vogël, do të kesh vetëm tradhtarë, por faljau dhe mos i shaj! All-llahu me të vërtetë i do ata që bëjnë vepra të mira.
“O Zoti im”, tha ai (Musa), “Unë nuk kam askë përveç vetes dhe vëllaut tim, prandaj Ti gjyko në mes nesh dhe popullit të mbrapshtë”.
O profet, le të mos brengosë ty puna e atyre që shpejtojnë për në mosbesim, të cilët me gojë të vetë thonë: “Besojmë!” por zemrat e tyre nuk besojnë. Ka nga ata ebrej të cilët më shumë dëgjojnë trillimet dhe me ëndje i pranojnë fjalët e huaja, e te Ti nuk vijnë. Ata ua ndërrojnë fjalëve kuptimin edhe pse kanë qenë me vend, thonë: “Nëse kështu ju caktohet, atëherë pranoni këtë, e nëse nuk ju caktohet atëherë ruajuni!” Dhe atë që All-llahu do ta lerë në humbje, ti nuk mund t’i bësh kurrgjë te All-llahu. Ata janë njerëz, zemrat e të cilëve All-llahu nuk ka dashur t’i pastrojë; ata në këtë botë kanë poshtërsimin, kurse në atë botë kanë një dënim të madh.
ne e kemi shpallur Tevratin në të cilin ka udhëzime dhe dritë. Me këtë kanë marrë vendime profetët, që ishin të përulurit e All-llahut, ndaj atyre, që ishin ebrej. Po edhe njerëz të urtë e të dijshëm, prej të cilëve është kërkuar të ruajnë librin e All-llahut, dhe ata e patën dëshmuar këtë. Prandaj (kur të gjykoni) mos u frikësoni prej njerëzve, por të më frikësoheni mua dhe mos bleni me argumentet e mia diçka që vlen fare pak! Dhe ata, të cilët nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, mu ata janë mosbesimtarë.
Edhe ty të shpallëm Librin, me realitete, për të vërtetuar Librat e mëparme dhe përkujdeset për ata. Dhe ti gjyko, në mesin e atyre, sipas asaj që shpallë All-llahu dhe mos ndiq epshet e atyre e të largohesh nga e vërteta që të ka ardhur; për secilin kemi caktuar një ligj dhe një drejtim. Dhe sikur të kishte dashur All-llahu, Ai do t’ju kishte krijuar vetëm një popull, por Ai don t’ju sprovojë me atë çka u jep, prandaj bëni gara për vepra të mira! Te All-llahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju informojë për atë çka keni kundërshtuar.
Do t’i shohësh ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, si shpejtojnë në të (të lidhin miqësi me ata), duke thënë: “Kemi frikë mos po na goditë ndonjë e papritur”. Ndoshta All-llahu do t’ju japë nga ana e tij fitore ose diçka tjetër, andaj ata do të pendohen për atë çka kanë fshehur në vetvete.
O besimtarë, nëse dikush prej jush i shmanget fesë së vet, ani, se All-llahu në vend të tyre do të sjellë njerëz që i do Ai dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj mosbesimtarëve; ata do të luftojnë në rrugë të All-llahut dhe nuk do t’i frikësohen qortimit të kurrfarë shpifësi. Ajo është mirësi e All-llahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë – dhe All-llahu ka dije shumë të gjerë.
Kush e merr për mbrojtës All-llahun, Profetin e tij, edhe besimtarët, ta dijë se edhe ata që janë me All-llahun – janë ngadhnjimëtarë.
Thuaj: “A t’ju tregoj kush është më i keq se ai të cilin All-llahu e dënon rëndë? Është ai të cilin e ka mallkuar All-llahu dhe është i hidhëruar me të dhe i ka bërë majmunë e derra, dhe kanë adhuruar djallin – ata kanë pozitën më të keqe dhe janë më të humburit nga rruga e drejtë”.
Sikur t’i përmbaheshin Tevratit dhëe Inxhilit dhe asaj çka është shpallur nga Zoti i tyre, do të kishin pasur se çka të hanë, edhe nga çka është përmbi krye të tyre dhe çka kanë nën këmbët e tyre. Ka prej tyre edhe njerëz që veprojnë me maturi, por shumica sish bëjnë fort keq.
Kanë menduar se nuk do të vihen në sprovë, andaj bëheshin të verbër e të shurdhër, dhe pastaj kur e pranoi All-llahu pendimin e tyre prap shumica sish bëheshin të verbër dhe të shurdhër; por All-llahu sheh mirë se çka bëjnë.
Përse nuk shprehën pendim te All-llahu dhe të kërkojnë falje prej tij? Se All-llahu fal, ai është mëshirëplotë!
Dhe All-llahu, për shkak të asaj që flasin, do t’i shpërblejë me kopshte të xhennetit ku rrjedhin lumenj dhe aty do të mbesin përgjithmonë, e ky është shpërblim për punëmirët.
Kur All-llahu tha: “O isa, biri i Merjemes, kujto dhuntitë e mia ndaj teje dhe nënës sate, kur të ndihmova me Xhebrailin (shpirtin e shenjtë) që qysh në djep të bisedosh me njerëzit sikur burrë i pjekur; dhe kur të mësova Librin dhe urtësinë edhe Tevratin edhe Inxhilin; dhe kur me lejen time bërë nga balta diçka në formë të zogut edhe e fryve e ai me vullnetin tim, u bë zog; dhe kur me vullnetin tim, të lindurit e verbër dhe me nëpërkë i ke shëruar; dhe kur, me vullnetin tim, ke ngritur të vdekurit; dhe kur i largova prej teje izraelitët, kur ti u solle argumente të qarta, ata të cilët nuk i besuan thanë: “Kjo nuk është asgjë veçse magji e hapët”.
All-llahu tha: “Kjo është ditë kur të sinqertëve u ndihmon sinqeriteti i tyre; Atyre u takojnë xhennete, ku po rrjedhin lumenj, ndër të cilët ata do të mbesin përgjithmonë e jetë. All-llahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është fitore e madhe”.
مشاركة الموضوع