Ai i cili u lëshon qetësi zemrave të besimtarëve për t’ua forcuar besimin me vetbesim, sepse ushtritë e qiejve dhe të tokës janë të All-llahut; All-llahu është i gjithdijshëm e i urtë,
Për t’i shtënë besimtarët dhe besimtaret në xhennet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të vendosen përgjithmonë, dhe ua mbulon sjelljet e këqia të tyre, Ai te All-llahu është sukses i madh.
Për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet edhe politeistët dhe politeistet, të cilët mendojnë keq për All-llahun – ata le ti gjejë e keqja! All-llahu është hidhëruar në ta dhe i ka mallkuar e u ka përgatitur xhehennemin; sa vendbanim i tmerrshëm është!
Ata që të zotohen ty, i zotohen, me të vërtetë, All-llahut. Dora e All-llahut është mbi dorën e tyre! Ai i cili then (zotimin) e then në dëm të vetin; e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t’i japë shpërblim të madh.
Beduinët, të cilët kanë mbetur pas, ty do të thonë: “Na kanë penguar tufat, grigjat, dhe familjet tona, kërko falje për ne!” Ata me gjuhët e tyre flasin atë që nuk e kanë në zemra. Thuaj: “Po kush mundet ta ndryshojë vendimin e All-llahut, nëse ai do t’ju dëmtojë apo do t’ju bëjë ndonjë të mirë?” All-llahu është i informuar për punët tuaja.
Ju keni menduar se Profeti dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen në familjet e veta; dhe kjo ka qenë e këndshme për zemrat tuaja, prandaj edhe keni menduar çka është më zi, ju jeni njerëz të prishur (shpirtkëqinj).
Ata tjerët do të thonë, kur të filloni të merrni plaçkat: “Na lejoni edhe neve t’ju pasojmë!” dëshirojnë t’i ndërrojnë fjalët e All-llahut. Thuaj: “Ju nuk do të na pasoni, atë e ka thënë edhe më herët All-llahu!” ndërsa ata do të thonë prapë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. As ashtu nuk është, por ata pak send kuptojnë.
Thuaj beduinëve që kanë mbetur pas: “Do të ftoheni të luftoni kundër një populli shumë të guximshëm e të fortë, ose do të dorëzoheni. Pra, nëse dëgjoni, All-llahu do t’jujapë shpërblim të mirë, e nëse bishtroni, siç keni bishtruar edhe deri tani, do t’iu vërë në mundime të padurueshme.
Nuk është mëkat për të verbërin, as të çalin e as të sëmurin! Kush i përulet All-llahut dhe Profetit të Tij, Ai do tëa shpjerë në xhennete ku rrjedhin lumenj, e atë i cili i kthen shpinën, do ta dënojë me vuajtje të padurueshme.
All-llahu është i kënaqur me besimtarët që të janë zotuar nën lis se Ai e ka ditur ç’kanë në zemrat e tyre, andaj ka lëshuar qetësi mbi ta dhe së shpejti do t’i shpërblejë me fitore,
All-llahu ju ka premtuar pre të majme që do të merrni, dhe këtë ua ka shpejtuar dhe ka penguar duart e njerëzve prej jush, që kjo të jetë një shembull (argument) për besimtarët dhe që t’iu drejtojë juve në rrugë të drejtë,
Ai është i cili ka penguar duart e tyre prej jush dhe të tuajat prej tyre në mes Mekkes, pasi që u bëri fitimtar kundër tyre, se All-llahu sheh mirë çka punoni ju.
Ata janë të atillë që nuk besojnë dhe ju pengojnë ti afroheni Qabes, dhe kurbanat e dedikuar (i pengojnë) të arrijnë në vendet e tyre. Sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, të cilët nuk i dini, do t’i maltretoni dhe ashtu për shkak të tyre, pa e ditur, do të turpëroheni. All-llahu le ta shtjerë në mëshirën e vet kë të dojë. E sikur të kishin qenë të ndarë, me të vërtetë do t’i kishim dënuar me dënim të rëndë ata të cilët nuk besojnë.
Kur ata që nuk besuan mbushën zemrat e veta me arrogancë, arrogancë të paganizmit, pra All-llahu lëshoi qetësinë e vet në Profetin e vet dhe në besimtarët, edhe i obligoi të bëhen besimtarë të vërtetë – se ata edhe janë më të denjë dhe më të rëndësishmit si edhe familja e tyre, ndërsa All-llahu i di të gjitha.
All-llahu ia vërtetoi Profetit të vet ëndrrën me realitetin. Me siguri do të hyni në Qabe të siguruar, nëse dëshiron All-llahu, me kokë të rruar ose flokë të shkurtuara, mos kini frikë! Ai e ka ditur edhe atë që ju nuk e dini, prandaj para saj realizoi fitoren.
Muhammedi është profet i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj mosbesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti; i sheh si përkulen dhe bien në sexhde, duke dëshiruar mirësinë e All-llahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrë kanë shenjat, gjurmët nga të rënat në sexhde. Ai është përshkrimi i tyre në Tevrat, dhe përshkrimi i tyre në Inxhil. Ata janë si bima kur lëshon filizin e vet e pastaj e forcon, trashet dhe e pjek frutin e vet duke nxitur entuziazëm tek mbjellësit e për t’i zemëruar me të mosbesimtarët. All-llahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe shpërblim të madh.