سورة Muhammad

سورة Muhammad - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 38

Ai do t’i udhëzojë dhe përmirësojë gjendjen e tyre,
Edhe do t’i shpier në xhennetin që ua ka bërë me dije atyre.
Ndërsa ata që nuk besojnë – qofshin shkatërruar – Ai do t’i tretë veprat e tyre,
Vallë, a është ai i cili ka pasqyrë të qartë për Zotin e vet si ai, të cilit, i duken të mira veprat e veta të këqia, dhe të cilët jepen pas epsheve të veta?
Ata që janë në rrugë të drejtë edhe më tej do t’i udhëzojë dhe do t’i pajisë me devotshmëri.
Dëgjueshmëria dhe një fjalë e arsyeshme! Me që çështja është e vendosur, do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.
Ajo do të bëhet për shkak se ata kanë pasur atë që nxit zemërimin e All-llahut, e kanë nënçmuar pëlqimin e Tij; Ai i zhduku veprat e tyre.
Të kishim dashur Ne, vërtetë, do t’i kishim treguar ty ata, dhe me siguri do t’i njihshe sipas shenjave. Ti do t’i njohësh edhe sipas mënyrës së të folurit të tyre, ndërkaq, All-llahu i di veprat tuaja.
Ne do t’iu sprovojmë derisa të mos e dimë t’i dallojmë luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët, madje do t’i vejmë në sprovë edhe lajmet e juaja.
Me të vërtetë jeta e kësaj bote është vetëm lojë dhe zbavitje. Në qoftë se besoni dhe ruheni prej mëkateve, Ai do t’ju shpërblejë dhe nuk ju merr në pyetje për pasurinë tuaj.
Nëse e kërkon atë prej jush dhe insiston, ju do të bënit koprraci, kurse Ai do të nxirrte në shesh zilin tuaj.
مشاركة الموضوع