سورة Al-Ahqaf ( The Curved Sand-hills )

سورة Al-Ahqaf ( The Curved Sand-hills ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 35

Kush është më i humbur se ai i cili, në vend të All-llahut, e lutë atë që nuk do t’i përgjigjet deri në Ditën e kijametit dhe ata janë indiferentë ndaj lutjeve të tyre.
Thuaj: “Më tregoni ç’\mendoni ju nëse është (Kur’ani) prej All-llahut, kurse ju e keni mohuar, edhe pse një nga izraelitët e ka dëshmuar se është nga All-llahu. Ai i pat besuar, kurse ju u bëtë arrogantë”. All-llahu, me të vërtetë, nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin mizor.
Për secilin ka shkallë të posaçme sipas asaj që kanë punuar. Veprat e tyre do t’i shpërblejë dhe ata nuk do të dëmtohen.
Kurse atë ditë, kur ata të cilët nuk kanë besuar, do t’i ekspozohen zjarrit: “Ju në jetën tuaj në tokë i keni shfrytëzuar të gjitha të mirat dhe i keni përjetuar me kënaqësi, ndaj sot do të shpërbleheni me dënim të turpshëm, për atë se në tokë, pa arsye, keni bërë mendjemadhësi dhe keni qenë mbrapshtanë”.
Kurse atë ditë kur ata të cilët kanë mohuar do t’i ekspozohen zjarrit: “A nuk është kjo e vërtetë”? Do të thonë, “Po, pasha Zotin tonë!” “Pra, shijoni vuajtjen – do të thotë Ai – ashtu siç e keni mohuar”.
Ti kij durim siç kanë duruar profetët më të vendosur, dhe mos insisto në dënimin e tyre. Dhe atë ditë kur të përjetojnë atë që u premtohet, do t’u duket se kanë jetuar vetëm një orë (pjesë) të ditës. Këshillë e mjaftueshme! A mos po zhduket tjetër përveçse popullit të mbrapsht?!
مشاركة الموضوع