سورة Az-Zukhruf ( The Gold Adornment )

سورة Az-Zukhruf ( The Gold Adornment ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 89

Prandaj, i kemi shfarorus ata që kanë qenë më të fortë se këta, e janë përmendur shembujt e popujve të mëparshëm.
Vall, të marrë prej atyre që i krijon vetë vajza, kurse juve t’iu shpërblejë me djem?
Dhe kur ndonjërit prej tyre i japin lajmin e gëzuar për atë (se i ka lindur vajzë) që ia ka shpifur të mëshirshmit, fytyra e tij mrrolet, nxihet dhe shtanget.
Ata, engjujt, të cilët janë robër të gjithmëshirshmit, i trajtojnë si femra. A kanë prezentuar në krijimin e tyre? Dëshmitë e tyre do të shkruhen, kurse ata do të merren në pyetje.
“A edhe atëherë – do të thotë ai – kur unë ju sjell diçka më të mirë se ajo ku i keni gjetur të parët tuaj?” “Ne, do të thonë ata, nuk besojmë në atë që dërgohet me anën tuaj”.
Përveç atij, i cili më krijoi, sepse Ai edhe do të më drejtojë në rrugë të drejtë”.
Kurse unë u kam lejuar këtyre si edhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u ka ardhur haptas e vërteta dhe Profeti.
Kush bëhet sylesh ndaj qortimeve të mëshirshmit, atij ia caktojmë një djallë, e ai do të jetë shok i tij i afërt.
Dhe kur vjen para nesh, do të thotë: “Ku është fati të kishim qenë larg ndërveti sa lindja e perëndimi! Sa shok i keq paske qenë!”
Mos vallë ti të thërrasësh të shurdhërit e t’i udhëzosh të verbërit dhe ata që sheshazi janë në humbje?!
Ai, me të vërtetë, është qortim për ty dhe për popullin tënd dhe dot ë merreni në pyetje.
Pyeti ata, të cilët, i kemi dërguar para teje nga profetët tanë, a kemi urdhëruar që në vend të Mëshirshmit të adhuroni ndonjë zot (tjetër)?
Ndërsa ata thonë: “O magjistar, lute Zotin tënd për ne sipas besatimit të tij me ty, ne me siguri do të nisemi rrugës së drejtë!”
Dhe thanë: “A janë më të mirë zotërat tanë apo ai?” E morën si shembull vetëm që të nxisin ngatrresa, sepse ata janë njerëz ngatrrestarë.
Ajo është, me të vërtetë, parashenjë për momentin e fundit, prandaj assesi mos dyshoni në të dhe pasoni rrugën time. Kjo është rrugë e drjtë.
Ata do të thërrasin: “O Malik, le të na vdes Zoti yt!” e Ai do të thotë: “Ju aty do të mbeteni përgjithmonë”.
Ose mendojnë se Ne nuk dëgjojmë fshehtësinë dhe përshpëritjet e tyre. Po, si jo! Kurse të deleguarit tanë që janë pranë tyre shkruajnë.
Qoftë lavdëruar zoti i qiejve dhe i tokës, Zoti i gjithësisë, përmbi atë që ia përshkruajnë!
Qoftë bekuar ai të cilit i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, edhe çka ka ndërmjet tyre. Ai e di kur do të bëhet shkatërrimi i botës dhe te ai të gjithë do të riktheheni.
Nuk mund të ndërmjetësojnë ata, të cilët i thërrasin në vend të Atij, me përjashtim të atyre të cilët dëshmojnë të vërtetën dhe atë që dinë.
Pasha fjalën e tij (Profetit) “O Zoti im, këta janë njëmend njerëz, të cilët nuk besojnë”.
Ti përshëndetu prej tyre dhe thuaj: Paqë! (Mbeçi të mirë) Do ta marrin vesh ata!
مشاركة الموضوع