Gati të shkatërrohen qiejt njëri përmbi tjetrin! Ndërsa engjujt madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në tokë. Kujdes! All-llahu ështëme të vërtetë që fal dhe është mëshirëplotë.
Ja, kështu ne ty të shpallim Kur’anin, në gjuhën arabe, të qortosh Mekken dhe rrethinën e saj dhe t’u tërheqësh vërejtjen për ditën kur do të mblidhen – për të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të hyjë në xhennet e një grup në flakë.
Por të kish dashur All-llahu, do t’i kishte bërë të gjithë një popull të vetëm, por Ai shtie në mëshirën e vet kë të dojë Ai, kurse mosbesimtarët nuk kanë as mbrojtës as ndihmës.
A të marrin për mbrojtës tjetër kend në vend të tij? Ndërkaq All-llahu është ai mbrojtësi, dhe ai i ngjallë të vdekurit, dhe ai ka mundësi për çdo gjë.
Krijuesi i qiejve dhe i tokës! Ai juve ju bën, nga lloji juaj, çifte – por çifte krijon edhe te kafshët – që ashtu t’iu shumojë. Askush nuk është sikur ai. Ai dëgjon dhe i sheh të gjitha.
ai ju rekomandon nga feja atë që ia ka urdhëruar Nuhit edhe atë që të shpallim ty, edhe atë që i urdhëruam Ibrahimit, Musaut dhe Isait. “Predikone fenë e drejtë dhe mos përçaheni në këtë!” Është shumë gjë e madhe për politeistët kjo në çka i thërret ti. All-llahu zgjedh për vete kë të dojë ai dhe e udhëzon atje atë që të shpreh pendim.
Kurse ata u përçanë ndërmjet veti nga zilia mu atëherë kur u erdhën informata. Dhe po të mos ishte fjala e mëparshme e Zotit tënd – deri në afatin e caktuar – ata do të ishin gjykuar. Kurse ata të cilët trashëguan librin pas tyre me siguri kanë shumë dyshim.
Prandaj, ti thirr dhe bënu i qëndrueshëm, ashtu si të është urdhëruar! Mos paso dëshirat e tyre dhe thuaj: “Unë besoj në atë që ka shpallur All-llahu nga libri dhe jam i urdhëruar të gjykoj me drejtësi ndërmjet jush. All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj, ne kemi veprat tona, ju veprat tuaja. Nuk ka nevojë për argumente ndërmjet nesh dhe jush. All-llahu të tërëve do të na bashkojë edhe tek Ai është përfundimi”.
Ndërsa argumentet e atyre, të cilët polemizojnë për fenë e All-llahut, pasi që i janë përgjegjur asaj, janë të pavlefshme te Zoti i tyre. Mbi ata do të jetë hidhërimi dhe dënimi i rëndë.
Ata që nuk i besojnë e shpejtojnë, kurse ata të cilët besojnë dridhen prej tij dhe e dinë se është e vërtetë. Kujdes! Me të vërtetë ata që janë të luhatshëm për momentin e ringjalljes kanë humbur shumë larg.
Kush dëshiron shpërblimin e ahiretit, do t’ia shtojmë atë rezultat, por kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote, do t’ia japim, por në botën tjetër nuk ka pjesë (në shpërblim),
A mos kanë shokë që ua caktojnë për fe atë që nuk e lejon All-llahu. Po të mos ishte fjala e thënë më parë, ata do të ishin gjykuar. Për kriminelët, njëmend, ka dënim të tmerrshëm.
Do të shohësh mosbesimtarët si dridhen për atë që kanë bërë, ajo do t’i gjejë kurse ata që kanë besuar dhe punë të mira kanë punuar, do të jenë në kopshte të bukura të xhennetit. Ata te Zoti i tyre kanë gjithçka që dëshirojnë, ajo është dhunti e madhe.
Ashtu All-llahu i përgëzon robërit e vet të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Thuaj: “Nuk ju kërkoj për këtë kurrfarë shpërblimi, përveç se dashurisë ndaj të afërmëve”. Kush bën vepra të mira, do t’ia shumëfishojmë të mirat. All-llahu, me të vërtetë, fal shumë dhe është mirënjohës.
Ose thonë: “Ai trilloi gënjeshtra për All-llahun”, por nëse All-llahu do, e vulos zemrën tënde. All-llahu e fshinë të pavërtetën dhe e vërteton të vërtetën me fjalët e veta. Ai di çka ka në krahëror.
Sikur ta kish hapur All-llahu furnizimin tek të gjithë robërit e vet, ata në tokë do të ishin bërë të ashpër, por ai i jep me masë, sa të dojë, sepse, Ai është i drejtë, i mirë dhe i sheh robërit e vet.
Gjithë çka u është dhënë, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote, kurse ajo që është tek All-llahu, është më e mirë dhe e qëndrueshme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre.
Shpërblim i së keqes është e keqja në të njëjtën masë, por kush fal dhe pajtohet, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Ai, me të vërtetë, nuk i do kriminelët.
Ai, të cilin All-llahu e lë në humbje, ai nuk ka ndihmës pos atij. Dhe ti do të shohësh përdhunuesit kur ta përjetojnë vuajtjen se si do të thërrasin: “A ka rrugë për kthim!?”
Dhe do t’i shohësh si i eksponohen (zjarrit) të përkulur nga poshtërimi dhe shikojnë me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Të shkatërruar plotësisht janë ata, të cilët, në Ditën e Kijametit, e shkatërrojnë edhe veten edhe familjen e vet!” Kujdes! Mizorët do të jenë në vuajtje të përhershme.
E në qoftë se kthejnë shpinën – ani. Ne ty nuk të kemi dërguar për rojtar të tyre, ti e ke detyrë vetëm të njoftosh. Kur njeriun e bëjmë të shijojë dhuntinë tonë, ai gëzohet për atë, por kur e godet ndonjë e keqe që e ka bërë vetë, njeriu me të vërtetë shumë mohon.
Nuk ka asnjë njeri me të cilin ka folur All-llahu, përveçse me frymëzim ose pas ndonjë grile (perdeje) ose të dërgojë ndonjë të deleguar dhe i shpall me lejën e Tij çka dëshiron Ai. Me të vërtetë Ai është i urtë.
Ashtu Ne të kemi shpallur ty shpallje nga ana jonë. Ti nuk ke ditur çka është libri as ç’është besimi, por ne e kemi bërë atë të ndrishëm me të cilin udhëzojmë ata robër tanë që dëshirojmë. Urse edhe ti, pa dyshim, udhëzon në rrugë të drejtë.