سورة Fussilat ( Explained in Detail )

سورة Fussilat ( Explained in Detail ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 54

Shpallja është nga i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti.
Libri, ajetet e të cilit janë shkoqitur në Kur’an, në gjuhën arabe, është për njerëzit që dinë,
Sihariq dhe vërejtje, por prapëseprapë shumica prej tyre ia kthyen shpinën. Ata nuk dëgjojnë.
“Zemrat tona – thonë ata – janë të izoluara prej asaj që na thërret ti, dhe jemi të shurdhër për atë, ndërsa ndërmjet nesh dhe teje ka një grile (perde), por ti puno se edhe ne do të punojmë”.
Dhe në qoftë se kthejnë shpinën, thuaju! “U tërheq vërejtjen me një vetëtimë, si vetëtima e Adit dhe Themudit,
Prandaj, ne dërguam kundër tyre erën e akullt, në ditët e fatkeqësisë që ta shijojnë vuajtjen e turpshme qysh në këtë botë, kurse vuajtja në botën tjetër do të jetë, me siguri, më e turpshme – dhe askush nuk do t’u ndihmojë.
Edhe Themudin e drejtuam në rrugë të drejtë, por ata e deshtën më shumë verbërinë, përkundër rrugës së drejtë, prandaj i përfshiu rrëmuja e dënimit të turpshëm, sipas asaj që e kishin fituar.
“Pse dëshmuat kundër nesh”? do t’u thonë lëkurëve të veta. Ata do të përgjegjen: “All-llahu i cili i ka dhënë aftësi për të folur çdo sendi, edhe neve na ka bërë që të flasim. Ai iu krijoi edhe juve herën e parë dhe te Ai po ktheheni.
Prandaj ne gjithsesi do të bëjmë që mosbesimtarët të shijojnë dënim të tmerrshëm dhe do t’i shpërblejmë me më të keqën që e kanë bërë.
Si qerasje nga ai i cili fal dhe është mëshirëplotë”.
Vetëm ai e di se kur do të bëhet shkatërrimi i botës. As frytet nuk dalin nga syza e lules së vet dhe asnjë femër nuk mbarset dhe nuk lind e ai të mos e dijë. Kurse në ditën kur ai thërret e thotë: “Ku janë shokët e mi?” – thonë: “Të njoftojmë se ne këtë nuk e dëshmojmë”.
Kur e bëjmë të shijojë mëshirën Tonë, pas fatkeqësisë që e godit, ai e pohon kategorikisht: “Këtë e kam merituar edhe nuk mendoj se do të vijë momenti i ringjalljes. Por, edhe nëse kthehem te Zoti im, te ai kam vepra të mira”. Ndërsa Ne do t’i lajmërojmë me siguri ata që kanë mohuar se çka kanë punuar dhe pa dyshim do t’i bëjmë të shijojnë dënim të rëndë.
Thuaj: “A e shihni? Nëse është nga All-llahu e ju atë e mohoni, kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim të thellë?”
مشاركة الموضوع