سورة Ghafir ( The Forgiver God )

سورة Ghafir ( The Forgiver God ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 85

Dhe ruaji prej veprave të këqia, sepse, atë që atë ditë Ti e ke ruajtur nga veprat e këqia, Ti e ke mëshiruar, e ajo është njëmend sukses i madh!”
“Ajo është për shkak se kur jeni thirrur te All-llahu i vetëm, ju keni mohuar, e nëse i bëhej atij shok, i keni besuar, por vendimi është në duar të All-llahut të lartmadhërishmit”.
Prandaj, adhurone All-llahun me sinqeritet në fenë e tij, edhe pse mosbesimtarëve nuk u pëlqen.
All-llahu gjykon me drejtësi, kurse ata të cilëve u falen, në vend të All-llahut, nuk gjykojnë me asgjë. Pa dyshim All-llahu është ai që dëgjon dhe sheh çdo gjë.
Ajo (i gjet) për shkak se mohuan argumentet e qarta, të cilat të dërguarit e tyre ua sillnin, dhe All-llahu i përfshiu me dënim. Ai është, me të vërtetë, i fortë, dënimkeq.
Por një njeri, besimtar, nga familja e Faraonit, i cili mbante fshehtë besimin e vet, tha: “A vetëm përse po thotë Zoti im është All-llahu, ta mbytni njeriun! Atë që u ka sjellë argumente të qarta nga Zoti juaj? Nëse është rrenacak, rrena e tij është kundër atij, por nëse flet të vërtetën, atëherë do t’u godis, të paktën diçka prej asaj që premton. All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra.
Ndërsa ai besimtari tha: “O populli im, unë, njëmend, frikësohem për ju mos ju ndodhi edhe juve diçka si popujt e mëparshëm,
Ata që kanë bërë mendjemadhësi thonë: “Ne të gjithë jemi në te, se All-llahu i ka gjykuar me të vërtetë robërit e vet”.
Edhe ata të cilët janë në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të xhehennemit: “Lutne Zotin tuaj të paktën një ditë të na e lehtësojë dënimin”!
Ata do t’u thonë: “A nuk ju kanë sjellë juve profetët tuaj argumente të qarta?” “Po”, do të përgjigjen. “utni, pra ju!” do të thonë. Por lutja e mosbesimtarëve është e kotë.
Ne gjithsesi do t’i ndihmojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar edhe në këtë jetë edhe atë ditë kur të ngrihen dëshmitarët.
Prandaj ti kij durim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, dhe kërko falje përmëkatet tua! Ndërsa Zotin tënd madhëroje dhe lavdëroje në mbrëmje dhe në mëngjes.
Ata të cilët polemizojnë lidhur me argumentet e All-llahut e nuk kanë asnjëfarë kompetence, në zemrat e tyre s’ka tjetër veçse arrogancë që nuk do t’i sjellë te qëllimi, prandaj lute All-llahun për mbrojtje; Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë.
Ai është i Gjalli, nuk ka Zot përveç atij, prandaj vetëm atij faljuni, duke ia shfaqur sinqerisht fenë. Qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i botërave!
Thuaj: “Më është e ndaluar të adhuroj ata që ju u luteni në vend të All-llahut. Për atë më kanë ardhur argumente të qarta prej Zotit tim dhe më është urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të botërave”.
Hyni në dyert e xhehenemit, aty do të mbeteni përgjithmonë. Sa vendbanim i tmerrshëm është për mendjemëdhenjtë!
Prandaj kij durim se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ty në dash të tregojmë diçka prej asaj që u premtojmë, në dash ta marim më parë jetën, ata do të kthehen te Ne.
Por kur ta përjetojnë dënimin tonë atëherë thonë: “I kemi besuar All-llahut, të vetmit dhe heqim dorë nga ajo që kishim qenë politeistë”.
Porse besimi i tyre, kur të përjetojnë dënimin tonë, nuk do t’u bëjë aspak dobi, sipas ligjit të All-llahut që është aplikuar për robërit e tij, dhe atëherë e pësojnë mosbesimtarët.
مشاركة الموضوع