سورة An-Nisa ( The Women )

سورة An-Nisa ( The Women ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 176

Nëse keni frikë se ndaj bonjakëve nuk do të jeni të drejtë, atëherë martohuni me ato gra që u lejohen, me nga dy, tri dhe me katër. Por në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë, atëherë vetëm me nga një; Ose, ja, i keni ato me të cilat dispononi. Ashtu është më lehtë të ruheni nga e padrejta.
Ndërsa të papjekurve intelektualisht (të marrëve) mos ua jepni pasurinë e tyre, të cilën All-llahu ua ka besuar juve ta drejtoni, por ata t’i furnizoni me ushqim e veshmbathje dhe foluni atyre fjalë të mira.
All-llahu ju këshillon për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa u takon dy femraave. E nëse janë më shumë se dy femra, atyre u takon dy të tretat nga ajo që ka lanë, e nëse është vetëm një, asaj i takon gjysma. Kurse prindërve: çdonjërit prej tyre – një e gjashta e asaj që ka lënë, nëse ka fëmijë. Po nëse nuk ka fëmijë dhe e kanë trashëguar prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta. Po në qoftë se ka vëllezër, atëherë nënës së tij i bie një e gjashta, pasi të zbatohet porosia që ka lënë, ose të paguhet borxhi. Ju nuk dini cilin keni më të afërt – prindërit apo djemtë tuaj. Ky është obligim i All-llahut! – Vërtetë All-llahu është i urtë dhe di shumë.
Juve ju takon gjysma e asaj që lënë gratë tuaja, nëse nuk kanë fëmijë, e nëse kanë fëmijë, atëherë për ju është një e katërta nga ajo që kanë lënë, pasi të zbatohet porosia që ka lënë ose të paguhet borxhi. Kurse bashkëshortëve u takon një e këtërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë; e në qoftë se keni fëmijë atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë ju, pasi të zbatohet porosia që keni lënë ose të paguhet borxhi. Po në rast se mashkulli ose femra që trashëgohen nuk kanë prindër as fëmijë, por kanë vëlla ose motër, atëherë secilit prej atyre dyve i takon një e gjashta, e nëse janë më shumë atëherë marrin pjesë bashkarisht në një të tretën, pasi të zbatohet porosia e lënë ose të paguhet borxhi pa dëmtuar askë. Kjo është porosi e All-llahut! All-llahu është shumë i dijshëm dhe i butë.
Kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të Tij dhe i kalon kufijtë e ligjeve të Tij, Ai do ta hudhë atë në zjarr, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Atë e pret vuajtja e turpshme.
Ju i keni të ndaluara: nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja edhe tezet tuaja; edhe bijat e vëllaut, bijat e motrës, edhe nënat tuaja për nga tëmbëli, motrat tuaja për nga tëmbëli, nënat e grave tuaja, edhe bonjaket e grave tuaja me nënat e të cilave keni pasur marrëdhënie intime, që janë nën kujdesin tuaj, po nëse ju nuk keni pasur marrëdhënie kurore me ato, atëherë nuk është mëkat për ju. I keni të ndaluara edhe gratë e djemëve tuaj, si edhe t’i mbani nën kurorë dy motra, pavarësisht nga e kaluara. All-llahu është, me siguri, shumë i mëshirshëm dhe fal.
E kush nuk ka pasur mundësi të martohet me grua besimtare – ja ku janë ato me të cilat dispononi ju, shërbëtoret tuaja besimtare – e All-llahu e di më mirë besimin tuaj. Ju jeni si njeri-tjetri, andaj martohuni me ato, me lejën e familjeve të tyre dhe jepnu dhuratat e tyre të kurorës sipas normave për gratë e pastra, jo amorale dhe që çojnë dashuri fshehtazi; Po nëse bëjnë kurvëri e janë të martuara, le të dënohen me gjysmën e dënimit të përcaktuar për gra të lira. Ajo është për atë i cili i frikësohet kurvërisë, por më mirë është për ju të përmbaheni. Ndërkaq All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
Burrat janë mbështetje e grave me aq sa u ka dhënë All-llahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e vet. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe në mosprezencën e burrit kujdesen, për atë që kujdesohet edhe All-llahu. Kurse ato, padëgjueshmërisë së të cilave i frikësoheni, ju këshilloni njëherë e pastaj ndane shtratin me to, madje edhe rrihni; e nëse bëhen të dëgjueshme ndaj jush, atëherë mos u bëni padrejtësi! All-llahu është vërtetë i madh dhe i lartëmadhërishëm.
Nëse frikësoheni se lind përçarje në mes atyre dyve, atëherë dërgoni një pajtimtar nga familja e tij e një pajtimtar nga familja e saj. Në qoftë se ata dy duan pajtimin, All-llahu do t’i pajtojë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i informuar.
Atë ditë, ata të cilët nuk kanë besuar dhe që janë ngritur kundër Profetit, do të dëshironin të bëhen rrafsh me tokë; por prej All-llahut s’fshehin dot asnjë fjalë.
A nuk i ke parë ata që e konsiderojnë veten të pastër nga mëkatet? Mirëpo All-llahu pastron nga mëkatet atë që do, por e padrejtë nuk i bëhet askujt.
Edhe ndër ata ka pasur që i besuan, por ka pasur edhe që u shmangën prej tij. Atyre u mjafton xhehenemi i këndellur!
Ata që kanë mohuar argumentet tona, Ne me siguri do t’i hudhim në zjarr, sa herë që t’u piqet lëkura, do t’ua ndërrojmë me lëkurë tjetër, ashtu që të përjetojnë vuajtjen e vërtetë. All-llahu është, njëmend, i fuqishëm dhe i urtë.
E çka do të ndodhë kur, për shkak të veprave që i kanë bërë vetë, ata t’i godas ndonjë fatkeqësi, dhe të vijnë ty duke u betuar në All-llahun: “Ne vetëm kemi dëshiruar mirësi dhe pajtim”.
Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtërat e tyre nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht.
Ajo do të jetë dhuratë prej All-llahut, dhe mjafton që All-llahu i di të tëra.
Ka ndër ju edhe të atillë të cilët me siguri do të shpifin dhe që, nëse i godit ndonjë e papritur, do të thonë: “Vetë All-llahu më ka bekuar që nuk kam qenë me ta viktimë”!
Po në qoftë se All-llahu u jep fitore, ai me siguri do të thotë, si mos të kish ekzistuar ndërmjet jush dhe atij lidhje miqësie, “Ku është ai fat, të kisha qenë me ata, do të kisha korrur sukses të madh”!
Kush respekton Profetin e ka respektuar edhe All-llahun; kurse ai i cili kthen kryet në anë tjetër – ani, Ne nuk të kemi dërguar ty t’u bëhesh rojtar.
Ata thonë: “Përulemi”, por kur largohen prej teje, atëherë disa prej tyre natën ëndërrojnë të kundërtën me atë që flet ti, por All-llahu e di çka ëndërrojnë ata. Prandaj, ti hiqu atyre dhe kij mbështetje në All-llahun, sepse All-llahu është ndihmës i mjaftueshëm.
All-llahu, që nuk ka tjetër përveç Tij, juve do t’ju tubojë në ditën e kijametit, për këtë nuk ka dyshim fare. Po fjalët e kujt janë më të vërteta se të All-llahut?
Te hipokritët nuk keni dy grupe. Ata All-llahu i shpërblen me atë që e kanë merituar. Vallë a doni t’i drejtoni në rrugë të drejtë ata të cilët All-llahu i ka lënë të humbur! Ndërkaq, atë që e ka lënë All-llahu në mashtrim, ti kurrë nuk do t’i gjesh rrugë të drejtë.
Nuk bënë që besimtari të vrasë besimtarin, vetëm me pahirë. Ai që vret besimtarin me pahirë, duhet ta lirojë nga robëria një rob-besimtar, kurse familjes së tij t’ia paguajë gjakun; vetëm në qoftë se ata e falin. Në qoftë se ai është nga pala armike, por vetë është besimtar, duhet ta lirojë një rob-besimtar nga robëria; e nëse i takon palës me të cilën ju keni marrëveshje, duhet t’i paguajë gjakun familjes së tij dhe ta lirojë nga robëria një rob-besimtar. Po nëse nuk gjen rob, atëherë duhet të agjërojë dy muaj njëri pas tjetrit, për t’u penduar te All-llahu. Ndërkaq All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
Kush e mbyt qëllimisht besimtarin, dënim e ka xhehennemin, ku do të mbesë përgjithmonë, dhe All-llahu do ta lëshojë mbi të hidhërimin e vetë, e atë e ka mallkuar dhe i ka përgatitur mundim shumë të madh.
Kur engjujt do t’ua marrin shpirtin atyre që kanë gabuar ndaj vetvetes, do t’u thonë: “Çu bë me ju?” – “Kemi qenë të shtypur në tokë”, - do të përgjigjen. “Vallë, a nuk është toka e All-llahut e gjërë që të emigroni, - lëvizni nëpër të?” Prandaj vendi i tyre do të jetë në xhehennem, sa vendbanim i keq është ai!
Kur të jesh ti me ata kur të vendosësh ta kryejsh të falurit bashkë me ta, një grup le ta kryejnë të falurit me ty, ndërsa ata tjerët le t’i kapin armët e tyre; dhe derisa të jeni ju duke u falur, ata le të qëndrojnë pas jush, e pastaj le të vijë grupi tjetër, të cilët nuk e kanë kryer faljen dhe le të falen edhe ata me ty, por le t’i mbajnë armët dhe të jenë të kujdesshëm. Mosbesimtarët mezi presin t’u befasojnë juve te armët dhe mjetet tjera të luftës, e t’ju sulmojnë të gjithë përnjëherë. Nëse ju pengon shiu ose në qoftë se jeni të sëmurë, nuk është mëkat t’i leni armët, por kini kujdes! All-llahu u ka përgatitur mosbesimtarëve vuajtje të turpshme.
Dhe kërko falje nga All-llahu! All-llahu, njëmend, është shumë i mëshirshëm dhe fal.
Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj vetes e pastaj lut All-llahun që t’ia falë – do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.
Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka ndonjë dobi, përveç se kur kërkojnë të ndahet sadakaja ose të bëhen vepra të mira ose të pajtojnë njerëz ndërmjet veti. Dhe kush e bën atë me dëshirë që të fitojë simpatinë e All-llahut, Ne, me siguri, do t’i japim shpërblim të madh.
Kush i kundërshton Profetit, pasi që ai ia sqaron rrugën e drejtë, dhe shkon rrugës e cila nuk është rrugë e besimtarit, do ta lëshojmë të bëjë çka të dojë dhe ta hudhim në xhehennem. Sa vend i tmerrshëm është ai!
All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: “Unë gjithsesi do të bëj për vete një numër të caktuar nga robërit tuaj”,
Edhe do t’i shpie, me siguri, në rrugë të shtrembër dhe do t’i tërheq, pa dyshim, me shpresa të rrejshme, dhe gjithsesi do t’i urdhëroj t’u presin veshët kafshëve, si edhe do t’u urdhëroj të ndryshojnë krijesat e All-llahut”. Kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai vërtet ka pësuar humbje të mëdha.
Ai u premton dhe i tërheq ata me shpresa të rrejshme, e atë që u premton djalli nuk është asgjë tjetër vetëm gënjeshtër, iluzion.
Kush është më i mirë në fe se ai i cili sinqerisht i është dorëzuar All-llahut, duke bërë edhe vepra të mira, dhe që pason fenë e drejtë të Ibrahimit, e Ibrahimin All-llahu e konsideroi mik të mirë.
Ju nuk mund të jeni plotësisht të drejtë ndaj grave edhe pse do ta dëshironit këtë, por mos i lejoni vetes shprehinë që ndonjërën ta lini si të varur. Dhe nëse i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni, All-llahu është, pa dyshim, shumë i mëshirshëm dhe fal shumë.
Kush dëshiron shpërblim në këtë botë le ta dijë se All-llahu i ka shpërblimet edhe të kësaj edhe të asaj bote. Ndërkaq, All-llahu dëgjon dhe sheh shumë.
Atyre të cilët besuan, pastaj u bënë mosbesimtarë, dhe prapë u bënë besimtarë e pastaj përsëri kthehen në mosbesimtarë, dhe forcojnë mosbesimin, All-llahu, pa dyshim, nuk do t’ua falë dhe nuk ka për t’i shpjerë në rrugë të drejtë.
Pos atyre të cilët pendohen dhe përmirësohen me vendosmëri marrin rrugën e All-llahut dhe fenë e vet te All-llahu e shprehin sinqerisht; ata do të jenë me besimtarët, kurse All-llahu me siguri besimtarëve do t’ju japë shpërblim të madh.
All-llahu nuk dëshiron që për të këqiat të flitet me të madhe, përveç atij të cilit i është bërë e padrejta. All-llahu dëgjon dhe është shumë i dijshëm.
Qoftë t’i keni bërë veprat e mira haptazi ose fshehurazi, ose ta folni të padrejtën, ani, All-llahu falë shumë dhe është shumë i fortë.
Por për shkak të thyerjes së premtimit të vet dhe mohimit të argumenteve të All-llahut, dhe mbytjes së profetëve pa asnjëfarë faji, dhe të deklarimit të tyre “Zemrat tona janë të mbyllura” – All-llahu atyre ua ka vulosur (zemrat) me mosbesimin e tyre, prandaj vetëm pak sish besuan,
Dhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe deklaratave të rënda shpifëse kundër Merjemes,
Si edhe të deklarimit të tyre: “Me të vërtetë ne e vramë Mesihin, Isaun, të birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut” edhe pse as e kanë vrarë, as e kanë gozhduar, por ashtu u është dukur. Ata të cilët ndan mendimin lidhur me këtë, ishin në dyshim për këtë; për këtë nuk kanë ditur kurrgjë të sigurt, vetëm sipas hamendjes (flisnin), ndërkaq është shumë e sigurt se atë nuk e kanë vrarë,
Dhe për shkak të një krimi të ebrejve, ne atyre ua kemi ndaluar disa ushqime të mira që i kanë pasur të lejuara, dhe për shkak se shumica janë shmangur nga rruga e All-llahut,
Dhe për shkak se kanë marrë kamatën, e që e kanë pasur të ndaluar, si edhe e kanë ngrënë pasurinë e të tjerëve në mënyrë të palejuar. Kurse Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
Për profetët të cilët kanë predikuar lajme të gëzueshme dhe vërejtje, që njerëzit pas profetëve të mos kenë te All-llahu asnjëfarë arsyetimi, kurse All-llahu është shumë i urtë dhe i fuqishëm.
mesihit nuk do t’i vijë rëndë të pranojë se është njeri i All-llahut, e as engjujve më të afërt. E atyre që u vjen rëndë (përbuzje) ta adhurojnë Atë, dhe që tregojnë arrogancë, ani, All-llahu të gjithë do t’i tubojë para vetes.
Ata kërkojnë prej teje sqarim. Thuaj: “All-llahu do t’ju rrëfejë juve ligjin për “kelalin” (derëmëshelmin), nëse dikush vdes që nuk ka fëmijë, por ka motgër, asaj i takon gjysma (e pasurisë) që e lë ai; mirëpo edhe ai e trashëgon atë nëse ajo nuk ka fëmijë; E nëse janë ato dy, atyre dyjave u takojnë dy të tretat nga ajo që lë ai. Po nëse ata janë vëllezër – burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon aq sa dy femrave së bashku. Këtë All-llahu ua sqaron që të mos humbni. Ndërkaq All-llahu i di të gjitha çështjet shumë mirë.
مشاركة الموضوع