A nuk është feja e All-llahut e sinqertë? Ndërkaq ata të cilët, në vend të Atij, marrin mbrojtës: “Ne i adhurojmë ata vetëm të na afrojnë sa më shumë te All-llahu”, All-llahu, me siguri, do t’i gjykojë për atë që kanë kundërshtuar. All-llahu kurrsesi nuk drejton në rrugë të drejtë atë që është rrenacak dhe mosbesimtar.
Të kish dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte sipas dëshirës së vet atë që e ka krijuar vetë. Qoftë lartësuar Ai! Ai është All-llahu, i vetmi fuqiplotë.
Ka krijuar realisht qiej dhe tokën; Ai me natën mbështjell ditën dhe me ditën mbështjell natën. I ka nënshtruar diellin dhe hënën. Secili lëviz në afat të caktuar. A nuk është Ai i fortë dhe që fal shumë?!
Ju krijoi prej një njeriu, kurse prej tij krijoi shokun e tij për jetë, dhe Ai juve ju ka dhënë tetë çifte kafshësh. Edhe juve ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijesë pas krijese, njëra pas tjetrës, në tre mbështjellës. Ai është All-llahu, Zoti juaj. Pushteti është i tij; nuk ka Zot përveç Atij. E ku po shkoni pra?
Në qoftë se ju mohoni, ani! All-llahu është i pasur edhe pa ju, por nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të vet. E nëse i jeni mirënjohës është i kënaqur me ju. Ndërkaq asnjë mëkatar nuk do të bartë barrën e tjetërkujt. Mandej te Zoti juaj do të ktheheni, andaj do t’ju informojë se çka keni bërë. Me siguri Ai di shumë mirë ç’keni në krahëror.
Kur e godit njeriun ndonjë e papritur drejtohet Zotit të vet dhe i lutet Atij, e pastaj, pasi All-llahu e mëshiron ai e harron atë të cilit më parë i është lutur dhe i bën shok All-llahut për t’u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd se pa dyshim je nga banorët e zjarrit”.
Apo është ai i cili orët e natës i kalon me fytyrë në tokë, (në lutje) duke u frikësuar nga bota tjetër dhe duke shpresuar në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit”.
Thuaj: “O njerëz që besoni, frikësohuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë botë, mirë (gjejnë), toka e All-llahut është e gjerë; vetëm ata që janë të durueshëm kanë shpërblim të pakufizuar”
Kurse ju, në vend të tij, adhuroni kë të doni!” Thuaj: “Të humbur janë ata që në ditën e gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo është humbje e qartë”.
Ndërkaq ata që i ruhen Zotit të tyre do të kenë dhoma të ndërtuara, njëra mbi tjetrën, para të cilave do të rrjedhin lumenj, është premtim i All-llahut dhe All-llahu nuk e then premtimin.
A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujin nga qielli dhe e shpërndan në tokë nëpër burime, pastaj me të mbinë bimë ngjyrash të ndryshme, mandej thahen dhe ti e sheh të zbehtë, e më në fund e bën të thyeshme. Me të vërtetë në këtë ka mësim për ata që kanë mend.
Pra atij që ia ka hapur All-llahu krahërorin për islam, ai ështënë dritën e Zotit të vet. Të mjerët ata zemërgurët kur përmendet All-llahu, ata janë në humbje të sigurt.
All-llahu ka shpallur tregimin më të bukur, një Libër të ngjashëm, mësimet e të cilit përsëriten, u rrënqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e kur u kujtohet mëshira e All-llahut, lëkura dhe zemrat e tyre qetësohen. Ajo është rrugë e drejtë e All-llahut në të cilën drejton atë që do Ai; Kë e humb All-llahu, atë nuk e drejton dot kush.
A mos është njëlloj ai i cili në Ditën e Gjykimit do të mbrohet me fytyrë nga dënimi i tmerrshëm?” Shijone atë që e keni merituar”! Do t’u thuhet kriminelëve.
All-llahu sjell si shembull njeriun rreth të cilit zihen bashkëpushtuesit dhe njeriun i cili është nën sundim të vetëm një njeriu – a janë këta njëlloj? Lavdërimi është për All-llahun, por shumica sish nuk e dinë.
Kush është më kriminel se ai i cili për All-llahun flet të pavërtetën dhe e përgënjeshtron të vërtetën kur i vjen atij? A nuk ka në xhehennem vendstrehim për mosbesimtarët?!
A nuk mjafton All-llahu për robin e vet? Ata të frikësojnë ty me të tjerët, në vend të Atij (All-llahut). Kë e lë All-llahu në humbje, nuk ka kush e drejton në rrugë të drejtë,
Po t’i kishit pyetur se kush i krijoi qiejt dhe tokën, me siguri do të thoshin: “All-llahu”, kurse ti thuaj: “A mendoni se ata që ju i thirrni (adhuroni) në vend të All-llahut, nëse All-llahu do t’u bëjë ndonjë dëm, a mund ta largojnë dëmin, ose nëse ai do të na mëshirojë, a do të munden ta pengojnë mëshirën e tij?” Thuaj: “Mua më mjafton All-llahu, tek ai kanë mbështetje ata që kërkojnë mbështetje”.
All-llahu merr shpirtërat në momentin e vdekjes së tyre si edhe ata që nuk kanë vdekur në gjumë, dhe ia pengon atij q ëia ka caktuar të vdes, dhe dërgon të tjerë deri në afat të caktuar. Këto janë, me të vërtetë, argumente për ata që mendojnë.
Vetëm kur përmendet All-llahu, zemrat e atyre që nuk i besojnë, botës tjetër, stërkeqen, e kur përmenden të tjerë (që u falen), përveç atij, menjëherë i kaplon gëzimi”.
Thuaj: “O All-llahu im, krijues i qiejve dhe i tokës, që di të dukshmen dhe të padukshmen, ti do t’i gjykosh robërit tu për gjëra që nuk janë pajtuar”.
Ata që kanë bërë krime, sikur të kishin tëra çka ka në tokë edhe aq më tepër, në Ditën e Gjykimit, ata do ta jepnin tërë atë vetëm për t’u liruar nga dënimi i tmerrshëm. Atyre do t’u afrohet nga All-llahu çka nuk mund ta marrin me mend.
Kur e godit njeriun ndonjë dëm, na lutet Neve; mirëpo kur Ne i afrojmë dhuntinë tonë, thotë: “Kjo më është dhënë me dije, (meritë)”. Porse ajo është vetëm sprovë, mirëpo shumica sish nuk e dinë.
Dhe i goditën të këqiat që i kishin punuar. Por edhe ata, nga mesi i tyre, të cilët kanë bërë padrejtësi do t’i godasin të këqiat që kanë bërë; ata janë të pafuqishëm ndaj saj.
Thuaj: “O njerëzit e mi, të cilët keni bërë gabim ndaj vetes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri, do t’ua falë tëra mëkatet; Ai, njëmend, falë shumë dhe është i mëshirshëm.
Në Ditën e Kijametit, do ti shohësh fytyrënxirë, ata të cilët kanë folur gënjeshtra për All-llahu, a thua nuk do të ketë vend në xhehennem për mendjemëdhenjtë!
Ty të është shpallur si edhe atyre përpara teje: “Nëse i bën shok All-llahut, veprat tua gjithësesi janë të kota dhe ti do të jesh i humbur krejtësisht.
Ata nuk e çmojnë All-llahun ashtu si duhet çmuar atë; Kurse tërë toka, në Ditën e Gjykimit, do të jetë në duart e tij, ndërsa qiejt do të jenë të mbështjellur në forcën e tij. Ai qoftë lartësuar shumë lart mbi ata që i bëjnë shok!
Dhe do t’i fryhet surit dhe do të mbesin në vend gjithçka ka në qiej edhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu; pastaj së dyti do të fryhet në sur dhe ata menjëherë do të ngrihen dhe të presin.
Edhe Toka do të shkëlqejë me dritën e Zotit të vet, do të vihet Libri, do të sillen profetët dhe dëshmitarët dhe të tërë do të gjykohen me drejtësi, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
Ata që kanë mohuar do të hudhen në xhehenem në grupe, e kur të arrijnë aty, dyert e tij do të hapen, kurse mbikëqyrësit e tij do të thonë: “A nuk ju kanë ardhur, nga mesi juaj, profetët e t’u lexojnë ajetet e Zotit tuaj dhe t’iu tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj me këtë ditë?” “Po, si jo, - do të thonë ata, - mirëpo fjala e dhënë për dënim, që moti, zbatohet ndaj mosbesimtarëve”.
Kurse ata të cilët i janë frikësuar Zotit të vet, do të shtihen në xhennet në grupe, e kur të arrijnë aty, dyert e tij do t’u hapen ndërsa mbikqyrësit e tij do t’u thonë: “Selamun alejkum (Paqa me ju qoftë), keni qenë të mirë prandaj hyni aty ku do të jeni përgjithmonë!”
Dhe ata do të thonë: “Lavdërojmë All-llahun, i cili e ka plotësuar ndaj nesh premtimin e vet dhe na la në disponim, në parajsë, vendin, të vendosemi ku të duam! Sa shpërblim i bukur për punëtorët e mirë!
Dhe do të shohësh engjujt se si rrethojnë rezidencën, duke lartësuar me lavdata Zotin e vet; secili do të gjykohet me drejtësi dhe do të thuhet: “LAVDËRIMI ËSHTË PËR ALL-LLAHUN, ZOT I BOTËRAVE!”