سورة Ya-seen

سورة Ya-seen - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 83

Me shpalljen e të Gjithfuqishmit dhe të Gjithmëshirshmit.
Të thërrasësh një popull, të parët e të cilit nuk kanë qenë të thirrur, e ata janë indiferentë.
Ti do t’i thërrasësh (qortosh) vetëm ata që pasojnë Kur’anin dhe i frikësohen të mëshirshmit, pa e parë. Atë përgëzoje me falje dhe shpërblim fisnik.
Ne me të vërtetë i ringjallim të vdekurit dhe shkruajmë atë se ç’kanë punuar, edhe gjurmët e tyre; Ne çdo send e kemi evidentuar në një udhërrëfyes të qartë.
Ata thanë: “Ne parandiejmë rrezik prej jush dhe në qoftë se nuk tërhiqeni do t’ju mbysim me gurë dhe njëmend do të përjetoni dënim të dhembshëm nga ana jonë”.
“Fatkeqësia juaj është me ju! – thanë ata. – A edhe nëse u tërhiqet vërejtja? Po ju jeni popull që e teproni”.
Pasoni ata, të cilët nuk kërkojnë prej jush asnjëfarë shpërblimi! Ata janë në rrugë të drejtë”.
A të pranoj tjerë zotëra në vend të Atij? Kur i mëshirshmi dëshiron të më gjejë ndonjë e keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bënë farë dobie dhe ata më nuk më shpëtojnë.
Do të thuhet: “Hyr në xhenet!”, kurse ai do të thotë: “Ku është ai fat që ta dijë populli im
Vetëm se me mëshirën tonë të kënaqen dei në një kohë të caktuar.
Nuk presin tjetër përveç një zë trishtues, i cili do t’i rrëmbejë deri sa ata zihen ndër veti,
Duke thënë: “Të mjerët ne! kush na ngjalli nga varret tona?” Ky është ai që u premtoi i Mëshirshmi dhe e vërteta që ua thanë profetët.
Banorët e xhennnetit, atë ditë, me të vërtetë, do të jenë të angazhuar me dhunti, të gëzuar.
“Paqë!” Do të jetë fjala e Zotit të Gjithmëshirshmit –
Atij që i japim jetë të gjatë, e bëjmë edhe krijesë të dobët. A nuk e kuptojnë ata?
Dhe na solli një shembull ku e kishte harruar krijimin e vet, dhe tha: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben”?
Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha, dhe te Ai do të ktheheni.
مشاركة الموضوع