سورة Saba ( Sheba )

سورة Saba ( Sheba ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 54

Falënderimi qoftë për All-llahun, të cilit itakon gjithë çka ka në qiej dhe në tokë, për Atë është falënderimi edhe në botën tjetër! Ai është i urtë dhe i informuar.
Po mosbesimtarët thonë: “Neve nuk do të na vijë momenti i fundit”. Thuaj: “Po pasha Zotin tim, i cili di edhe atë që është e fshehur, do t’ju vijë me siguri”. Atij nuk mund t’i shmanget asgjë, as sa grima, as në qiej, as në tokë, dhe nuk ka kurrgjë, as më e madhe se ajo as më e vogël e të mos jetë në Librin e qartë.
Ndërsa, ata të cilët nuk besojnë, thonë: “A doni t’iu udhëzojmë te një njeri i cili do t’iu informojë se pasi krejtësisht të shkatërroheni me të vërtetë do të krijoheni përsëri?
Kurse Sulejmanit erën, mëngjezi i së cilës ëshë sa një muaj. Edhe mbrëmja e saj është një muaj. Dhe kemi bërë që t’i rrjedhë burim bakri; si edhe exhinët, të cilët, me vullnetin e Zotit të tij, veprojnë përpara tij. Dhe cili sish refuzon urdhërin tonë e bëjmë të shijoj dënimin me zjarr.
Por ata refuzuan, prandaj ua lëshuam vërshimin, duke lëshuar pendat e ngrehura, dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me dy kopshte të tjera me frute të hidhura; trupa pemësh të pafrutshme dhe me ca lotose të egra.
I dënuam ashtu për shkak se kanë qenë mosbesimtarë. A dënojmë ne dikë tjetër përveç mosbesimtarët?
Tek Ai do të mund të ndërmjetësojë vetëm ai, të cilin e lejon Ai. Dhe kur nga zemrat e tyre hiqet frika ata do të thonë: “Çka tha Zoti juaj”? – “Të vërtetën” – do të përgjigjen, se Ai është i madh dhe i lartëmadhërishëm.
Thuaj! “Ju nuk do të merreni në pyetje për mëkatet që i bëjmë ne, por as ne nuk japim llogari për atë ç’bëni ju”;
Kurse, ata të cilët kanë qenë arrogantë, do t’u thonë atyre që kanë qenë të dobët: “A ne ju kemi shmangur nga rruga e drejtë pasi që u pat ardhur? Jo! Por kemi qenë mëkatarë”.
Ne në asnjë vendbanim nuk kemi dërguar profet e të mos thonë, ata që janë mësuar të çojnë jetë luksoze, neme të vërtetë e mohojmë atë që është dërguar përmes jush.
Dhe ne nuk u kemi dhënë kurrfarë librash që t’i studiojnë, dhe para teje, nuk u kemi dërguar ndonjë që t’ua tërheq vërejtjen,
Por edhe ata para tyre kanë përgënjeshtruar dhe nuk kanë arritur as të dhjetën pjesë nga ajo që u kemi dhënë atyre. Edhe profetët e mij i kanë përgënjeshtruar. Dhe çfarë dënimi se!
Thuaj: “Kurrfarë shpërblimi nuk kam kërkuar prej jush, le t’iu mbetet juve!; Shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Ai është dëshmitar i çdo sendi”.
Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa gënjeshtra as mund të fillojë e as të përsëritet”.
Thuaj: “Në qoftë se unë humbi, humbi në dëmin tim. Po nëse jam i udhëzuar drejt, ajo është çka ma shpallë Zoti im. Ai me të vërtetë dëgjon shumë dhe është afër”.
Sikur t’i shohësh kur t’i kap trishtimi e s’kanë kah t’ia mbajnë! Edhe prej së afërmi do të rrëmbehen.
Dhe ndërmjet tyre e asaj që dëshirojnë ata është vënë pengesa, siç është vepruar më parë me fraksionet e tyre; Me të vërtetë ata të gjithë kanë pasur dyshim të madh.
مشاركة الموضوع