All-llahu asnjë njeriu nuk i ka dhënë dy zemra në krahërorin e tij dhe as gratë tuaja, prej të cilave ju shkurorëzoheni me dhihar, nuk ua ka bërë nëna, as djemtë e adaptuar (bir më shpirtë) nuk i ka bërë djem tuaj. Ato janë fjalë tuaja; vetëm nga gojët tuaja. Të vërtetën e flet All-llahu dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë.
Thirrni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më drejt te All-llahu. Po nëse nuk i dini emrat e etërve të tyre; ata janë vëllezërit tuaj nga feja dhe pasardhësit tuaj, dhe nuk është mëkat nëse gaboni në këtë, por nëse e bëni këtë me qëllim! Ndërkaq All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.
Profeti duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetes, kurse gratë e tij janë si nënat e tyre. Kurse farefisi (barku), në bazë të Librit të All-llahut kanë më shumë përparësi të njëri-tjetrit se besimtarët tjerë dhe emigrantët, vetëm nëse miqve tuaj u lini diçka me testament. Kjo është e shkruar në Libër.
ne nga profetët kemi marrë besën. Edhe prej teje, edhe prej Nuhit, Ibrahimi, Musaut dhe prej Isait, të birit të Merjemes, kemi marrë prej tyre besë të fortë,
O besimtarë, kujtone dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur u erdhën ushtritë, e ne lëshuam kundër tyre një frymë dhe një ushtri që ju nuk e keni parë, por All-llahu sheh ç’punoni ju.
Kur ju erdhën edhe nga lart edhe nga poshtë, kur shikimi i juaj u shtang e shpirti u pat ardhur në fyt, në momentin kur mendonit gjithçka për All-llahun,
Dhe kur një grup nga mesi i tyre tha: “O banorët të Jathribit, këtu nuk keni vend, prandaj kthehuni!” Nnndërsa një tjetër grup nga mesi i tyre kërkuan leje nga Profeti dhe folën: “Shtëpiat tona kanë mbetur të pambrojtura”. Nuk ishin të pambrojtura, por ata vetëm deshtën të tërhiqen.
Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë juve prej All-llahut nëse Ai u dëshiron të keqen, ose dëshiron t’ju mëshirojë?” Përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës as ndihmëtar.
Pa dashur t’ju ndihmojnë. Por kur i kaplon frika, i sheh si të shkojnë duke rrotulluar sytë në kllapinë e para vdekjes, sapo të kalojë frika, ata ju shajnëme gjuhët e tyre të mbrehta, koprracë përbëmirësi. Ata nuk besojnë, prandaj All-llahu do t’i zhdukë veprat e tyre. Kjo është lehtë për All-llahun.
Ata mendojnë se aleatët akoma nuk kanë shkuar, dhe sikur aleatët të vinin përsëri, do të dëshironin të ndodheshin në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; po edhe sikur të jenë me ju pak do të luftonin.
Ju keni shembull të mrekullueshëm në Profetin e All-llahut, kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin në botën tjetër e përmendnin All-llahun shpesh.
Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar neve All-llahu dhe Profeti i tij” All-llahu dhe Profeti i tij e kanë folur të vërtetën, dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bindshmërinë.
Që All-llahu t’i shpërblejë fisnikët për fisnikësinë e tyre, kurse hipokritët nëse do i vë në mundime ose ua fal; All-llahu, njëmend, fal dhe është i gjithmëshirshëm.
All-llahu i refuzoi mosbesimtarët me hidhërimin e tyre të madh që nuk arritën asnjë të mirë, kurse besimtarët e kanë mjaft All-llahun për në luftë. All-llahu është, pa mëdyshje, i fortë dhe i gjithfuqishëm.
Kurse ithtarët e Librit, që ua kthyen shpinë atyre, i ka zbritur nga fortesat e tyre dhe në zemra ua ka shtëënë tmerrin, andaj, një grup i luftuat, kurse të tjerët i keni marrë si robër.
Dhe ju ka mundësuar të trashëgoni tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre dhe tokën që akoma nuk e keni shkelur. All-llahu ka mundësi për gjithçka.
Po në qoftë se doni All-llahun dhe Profetin e tij edhe botën tjetër, ani, All-llahu me të vërtetë atyre, bëmirësave nga mesi juaj u ka përgatitur shpërblim të madh”.
Kurse asaj, e cila do t’i përulet All-llahut dhe Profetit të tij, dhe bën punë të mira, do t’ia japim shpërblimin e dyfisht; asaj i kemi përgatitur furnizim fisnik.
O, gra të Profetit! Ju nuk jeni si të gjitha gratë tjera nëse ruheni, prandaj, mos tërhiqni vëmendjen me të folur, e të lakmojë ai, zemra e të cilit është e sëmurë, por folni fjalë të denja serioze.
Të rrini në shtëpitë tuaja dhe mos ekspozoni bukurinë tuaj si dikur në kohën e injorancës; falni namazin dhe jepni zeqatin dhe respektoni All-llahun dhe Profetin e tij! All-llahu, me të vërtetë, dëshiron që nga ju – o, familja e Profetit – të largojë mëkatet dhe t’iu pastrojë plotësisht.
Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e besimtareve, edhe të degjueshmëve e të dëgjueshmeve, edhe të sinqertëve e të sinqertave, edhe durimtarëve e durimtareve, edhe të përulurëve e të përulurave, edhe mashkujve që japin sadakë, edhe femrave që japin sadakë, edhe meshkujve të cilët agjërojnë edhe femrave që agjërojnë, edhe meshkujve që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe femrat që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe meshkujve të cilët e përmendin shpesh All-llahun, si edhe femrave, All-llahu, me të vërtetë u ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.
Kur All-llahu dh Profeti i tij caktojnë diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon All-llahun dhe Profetin e tij ai me siguri ka humbur keq.
Ndërsa kur i thua atij, të cilit All-llahu i dhuroi të mira, edhe ti i ke bërë mirë: “Mbaje gruan tënde dhe frikësohu All-llahut!”, në vete ke fshehur atë që do ta sqarojë All-llahu, dhe, je frikësuar nga njerëzit, por All-llahu është më i denjë t’i frikësohesh. Dhe, meqë Zejdi kishte jetuar me të dhe ishte shkurorëzuar, ne e martuam me ty, në mënyrë që për besimtarët të mos jetë mëkat të martohen me gratë e të adaptuarëve të tyre pasi që ata të jenë ndarë; si e cakton All-llahu ashtu duhet të bëhet.
Profeti nuk e ka mëkt të veprojë ashtu si ia ka ngarkuar All-llahu; ashtu ka qenë ligji i All-llahut edhe më herët, dhe urdhëri i All-llahut është i caktuar plotësisht.
Për ata që kanë sjellë traktatet e All-llahut dhe i janë frikësuar atij dhe që askujt përveç All-llahut nuk i janë frikësuar. Ndërkaq mjafton që para All-llahut të jepet llogari.
O besimtarë, kur të martoheni me besimtare, e pastaj ato akoma pa i prekur i lëshoni, ato nuk janë të detyruara të presin kohën e caktuar – iddetin, por shpërbleni dhe përcillni si është më mirë.
O Profet, Ne të kemi lejuar që gra tuat të jenë ato të cilave u ke dhënë dhuratat e tyre të kurorës, edhe ato që i ke nën mbikqyrjen tënde, që t’i ka dhënë All-llahu nga konfiskimi, edhe vajzat e xhaxhallarëve të tu, edhe vajzat e hallave, edhe vajzat e dajëve, edhe vajzat e tezeve tua, të cilat janë shpërngulur me ty, - vetëm ty e jo edhe besimtarëve të tjerë – gruan besimtare e cila veten ia dhuron Profetit, nëse Profeti don të martohet me të, ashtu që ti nuk e ke mëkat. Ne e dimë se çka u kemi bërë obligim atyre përkitazi me gratë e tyre dhe lidhur me ato që janë në posedimin e tyre, kurse All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.
Mund t’i refuzosh cilat të duash prej tyre dhe mund ta afrosh tek ti atë që do ti; dhe mundesh të kërkosh atë që e ke larguar, nuk bënë mëkat. Kështu më së lehti do të jenë të gëzueshme dhe nuk do të jenë të pikëlluara; dhe kështu do të jenë të kënaqura të gjitha me atë që ti u jep – kurse All-llahu e di se çka ka në zemrat tuaja. All-llahu është i dijshëm dhe është i butë.
Prej tani nuk i ke të lejuara gratë tjera, e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur bukuria e tyre të të mahnisë, përveç atyre që janë robëresha tua. Ndërkaq All-llahu mbi gjithçka vigjilon
O besimtarë! Mos hyni në shtëpiat e profetëve, përveç kur t’iu lejohet për të ngrënë, mirëpo ju të pritni derisa të përgatitet; tek atëherë kur të thirreni – atëherë hyni, e pasi të hani shpërndahuni pa u lëshuar në bisedë me njëri-tjetrin. Ajo e pengon Profetin, por i vjen turp prej jush, kurse All-llahu nuk i turpërohet së vërtetës. Po nëse kërkoni ndonjë send prej tyre, kërkone atë pas ndonjë perdeje. Kjo është më e pastër edhe për ju edhe për zemrat e tyre. Nuk ju lejohet ta shqetësoni Profetin e All-llahut e as që të martoheni kurrë me gratë e tij, pas vdekjes së tij! Ajo, me të vërtetë, te All-llahu do të ishte mëkat i madh!
Ato nuk bëjnë mëkate (të jenë të zbuluara) para etërve të tyre, edhe djemve të tyre, edhe vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, edhe para grave, edhe para robëreshave të tyre. Dhe frikësohuni All-llahut sepse All-llahu me të vërtetë është dëshmitar i çdo sendi.
Ata të cilët po e fyejnë All-llahun dhe Profetin e tij, All-llahu do t’i mallkojë në këtë dhe në botën tjetër; atyre u ka përgatitur vuajtje të turpshme.
O profet, thuaju grave tua, edhe vajzave tua, edhe grave të besimtarëve le t’i lëshojnë mbulesat e veta. Ashtu do të dallohen më mirë dhe nuk do të jenë objekt ofendimi. Ndërkaq All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm.
Në qoftë se hipokritët dhe ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, edhe ata që përhapin gënjeshtra nëpër qytet – nuk heqin dorë, ne ty do të disponojmë kundër tyre dhe ata vetëm pak do të jenë si fqinjë tu,
O besimtarë, mos u bëni sikur ata të cilët e kanë shqetësuar Musanë, por atë All-llahu e liroi nga ajo që ata flisnin, dhe ai te All-llahu është faqebardhë – ka autoritet.
Ai juve do t’ju shpërblejë për veprat tuaja të mira dhe do t’ua falë mëkatet, kurse ai i cili i përulet All-llahut dhe Profetit të tij, ai arrin fitore të madhe.
Ne u kemi dhënë obligim qiejve, tokës dhe maleve, por ato refuzuan të pranojnë këtë se u frikësuan, kurse njeriu e mori mbi vete. Ai me të vërtetë është i pa drejtë dhe injroant!
Në mënyrë që All-llahu t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, politeistët dhe politeistet, kurse besimtarët dhe besimtaret t’i falë. All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm.