سورة Luqman

سورة Luqman - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 34

Kur ndonjërit prej tyre i lexohen ajetet tona, ai me arrogancë kthen kryet në anën tjetër, sikur nuk i ka dëgjuar; si të jetë i shurdhër, prandaj përgëzoje për mundim të padurueshëm.
Aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë se Ai është i fortë e i urtë.
Qiejt, i shihni, i krijoi pa shtylla, kurse nëpër tokë ka vendosur male të palëvizshme që të jetë stabile dhe ka shpërndarë nëpër të gjallesa të të gjitha llojeve. Ne nga qielli kemi lëshuar një ujë (shiun) dhe me të kemi bërë të mugullojnë nëpër tokë çifte fisnike.
Kurse Ne Llukmanit i kemi dhuruar urtësinë; “Jij mirënjohës All-llahut! Kush falënderon atë, e bën për vete, po ai i cili mohon – ani! All-llahu është njëmend i pasur dhe i denjë për falënderim”.
Ne e kemi porositur njeriun për prindërit e vet – se nëna e vet e ka bartur në dëm të shëndetit të saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. – Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe prindërve tu! Tek unë do të ktheheni.
Ndërsa, ai që nuk beson, ani, ty mos të pikëllojë mosbesimi i tij. Te ne do të kthehen të jgithë dhe ne do t’i informojmë se ç’kanë punuar. Me të vërtetë All-llahu e di se çka fshihet në krahëror.
Po sikur t’i pyesish: “Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën?! Me siguri do të thoshin: “All-llahu!” Ndërsa, ti thuaju: “Qoftë lavdëruar All-llahu!”, por shumica sish nuk e dinë.
Të All-llahut janë gjithë ç’ka në qiej dhe në tokë! All-llahu është me të vërtetë me begati të lavdërueshme.
Kjo për shkak se All-llahu është e vërteta, kurse ata të cilëve u luten në vend të atij, janë gënjeshtra dhe se All-llahu është i madh dhe i madhërishëm.
Pa dyshim vetëm All-llahu e di kur do të jetë kijameti. Ai lëshon shiun dhe vetëm Ai di se çka ka në barqe të nënave, kurse njeriu nuk e di se çka do të bëjë nesër dhe askush nuk e di se në çfarë vendi dot ë vdesë. All-llahu me siguri e di dhe është i informuar për gjithçka.
مشاركة الموضوع