سورة Ar-Room ( The Romans )

سورة Ar-Room ( The Romans ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 60

Alif Lam Mim.
Për ndihmën e All-llahut, Ai ndihmon kë të dojë, Ai është i fuqishëm dhe i gjithmëshirshëm.
Atë ditë kur të vijë momenti i fundit mëkatarët do të humbin çdo shpresë.
Pra qoftë lavdëruar All-llahu sa herë që ju zë nata dhe sa herë që ju gëdhijë dita.
Edhe një tjetër argument i tij është gjumi juaj natën dhe ditën, edhe insistimi juaj të fitoni diçka nga mirësia e tij; këto janë njëmend mësime për njerëzit që dëgjojnë,
Nga ata të cilët kanë përçarë fenë e tyre dhe janë ndarë në fraksione; secila palë është e kënaqur me atë të veten.
Por kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i drejtohen Zotit të tyre, e pastaj kur ai u mundëson të shijojnë mëshirën e tij, menjëherë një grup Zotit të tyre i konsiderojnë shok tjetër (të barabartë).
Për shkak të asaj që punojnë njerëzit u bë tollovi edhe në tokë edhe në det, që t’u bëjë të mundshme të shijojnë diçka nga ajo që kanë punuar; ndoshta kthehen (përmirësohen).
Kush ka mohuar, - mohimin e ka kundër vetes, ndërsa kush ka bërë vepra të mira – ka përgatitur djep (xhennet) për vete.
Ashtu që Ai do t’i shpërblejë nga mirësia e vet ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira; Nuk ka dyshim se Ai nuk i do mosbesimtarët.
Nga argumentet e tij është edhe dërgimi i erërave si bartës të lajmeve të mira që t’ju mundësojë të shijoni mëshirën e tij; Edhe anijet lundrojnë me vullnetin e tij, dhe që të fitoni nga mirësia e tij, mbase do të jeni mirënjohës.
Dhe po të dërgojmë një erë e ta shohin ata se gjithçka është zbehur, ata, sigurisht, edhe pas kësaj do t’i mohojnë.
Dhe atë ditë kur të vijë momenti (i ringjalljes), mëkatarët do të betohen se në varre kanë qëndruar vetëm një moment të shkurtër. Kështu ata bëjnë trillime.
Atë ditë atyre të cilët kanë bërë krime ndaj vetes s’u bën dobi arsyetimi dhe prej tyre nuk kërkohet të pendohen.
Por ti jij i durueshëm! Premtimi i All-llahut është me të vërtetë i saktë dhe në asnjë mënyrë mos të dobësojnë ata të cilët nuk janë të bindur.
مشاركة الموضوع