سورة Al-Imran ( The Famiy of Imran )

سورة Al-Imran ( The Famiy of Imran ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 200

All-llahu është një, nuk ka Zot përveç Atij, i gjalli dhe i përjetshmi!
O Zoti ynë! Mos i lejo zemrat të largohen pasi që na ke udhëzuar, dhe shpërblena me mëshirën tënde! Ti je, me të vërtetë, shpërblyes i madh.
Janë në pozitën e familjes së Faraonit dhe të atyre përpara tyre. Kanë përgënjeshtruar ajetet tona, prandaj All-llahu i rrëmbeu dhe i zhduk për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është ndëshkimrëndë.
Thuaju atyre që nuk besojnë: “Do të jeni të mundur dhe të tubuar bashkë në xhehennem. E sa vend i tmerrshëm është!”
Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë, dhe të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës.
Nëse të kundërshtojnë, thuaj: “Unë, dhe kush më pason mua, vetëm lartëmadhërisë së All-llahut i përulem”. Dhe thuaju atyre të cilëve u është dhënë Libri edhe analfabetëve; “A e pranoni fenë Islame?” Nëse pranojnë fenë islame janë të përudhur. Po nëse refuzojnë, e jotja është vetëm t’i bësh me dije, All-llahu i sheh mirë robërit e vet.
E çka do të bëhet atë ditë, në të cilën nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojmë dhe secili të marr atë që meriton, dhe nuk do t’u bëhet aspak padrejtësi.
Thuaj: “Përuluni All-llahut edhe Profetit!” Por nëse ia këtheni shpinën, ani se All-llahu me të vërtetë nuk i do mosbesimtarët.
All-llahu, me të vërtetë, e ka zgjedhur Ademin, edhe Nuhin, edhe familjen e Ibrahimit, edhe familjen e Imranit prej të gjithë të tjerëve.
Oj Merjeme, jij e përulur ndaj Zotit tënd dhe bëni sexhde, edhe falu me ata që e kryejnë të falurit (namazin)!
Këto janë informata të fshehta që po t’i shpallim ty. Ti nuk ke qenë te ata kur i hudhën pendat e tyre (për short) për të parë se cilit prej tyre do t’i lihet në besim merjemja, dhe ti nuk ishte me ata kur shtyheshin ndër veti.
Ai do t’u flasë njerëzve qysh në djep, por edhe si i rritur, dhe do të jetë nga të mriët.
Dhe kur Isa e hetoi se ata nuk do të besojnë, thirri: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi në rrugë të All-llahut”? Ne, thanë besimtarët. Ne jemi ndihmëtarët (tuaj për hirë të All-llahut), ne i besojmë All-llahut, dhe ti dëshmoje se ne jemi njëmend muslimanë.
O Zoti ynë, ne i besojmë asaj që e ke shpallur Ti dhe kemi pasur Profetin, prandaj na shkruaj me ata, të cilët e dëshmojnë.
Po nëse ata kthejnë kryet në anën tjetër, ani, All-llahu me siguri i di mirë ngatrrestarët.
Dhe mos i besoni tjetërkujt përveç atyre që pasojnë fenë tuaj. “Thuaj: “Udhëzim është udhëzimi i All-llahut”. Mund t’i jepet edhe ndonjë tjetri, ashtu siç u është dhënë juve, ose ata do t’ju kundërvihen te Zoti juaj. Ti thuaju, dhuntitë janë vetëm në dorë të All-llahut. Ai i jep kujt të dojë. All-llahu është i gjithëdijshëm.
Ai veçanërisht shpërblen me mirësinë e vet kë të dojë, se All-llahu posedon mirësi të madhe.
Por me siguri kush i përmbush obligimet e veta dhe ruhet prej mëkateve, ani, se All-llahu i don të devotshmit.
Por kush kthen kryet në anën tjetër, edhe pas kësaj, ata janë njëmend mbrapshtanë.
Nuk do të arrini mirësinë e plotë deri sa të mos e ndani një pjesë të asaj që e keni më të dashur; ju çkado qoftë të ndani, ani, All-llahu me siguri e di atë.
Thuaj: “All-llahu flet të vërtetën! Prandaj pasone fenë e Ibrahimit, besimtarit të vërtetë, se ai nuk ka qenë politeist”.
Aty ka fakte të qarta, është vendqëndrimi i Ibrahimit. Dhe kush hynte aty ishte i siguruar. Të vizituarit e tempullit, për hir të All-llahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë, është obligim, e kush nuk beson, - ani, All-llahu me siguri nuk është i varur prej askujt.
Thuaj: “O ithtarë të Librit, pse e largoni nga rruga e All-llahut atë që beson, dhe përpiqeni t’ua shtrembëroni, kurse ju e dini se është e vërtetë? All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj që punoni ju!”
Kurse ata, fytyrat e të cilëve do të jenë të bardha, do të jenë në mëshirë të All-llahut, ku do të mbesin përgjithmonë.
Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë paraqitur ndonjëherë. Kërkoni të bëhen vepra të mira dhe pengoni nga të pamirat dhe i besoni All-llahut. Dhe sikur ithtarët e Librit të besonin drejt, do të ishte më mirë për ata; Ka prej tyre edhe besimtarë, por shumica janë mbrapshtanë.
Ata nuk mund t’ju bëjnë asnjëfarë dëmi, vetëm se ju shqetësojnë. Nëse ju sulmojnë shpejt do t’ua shihni shpinën (do të ikin), se nuk do të jenë të ndihmuar.
Sa e sa profetë ka pasur bashkë me të cilët kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë dhe nuk janë fshehur nga të papriturat që i godisnin në rrugë të All-llahut, dhe nuk janë dobësuar e as që janë dorëzuar. Edhe All-llahu i don durimtarët.
Se vetëm All-llahu është mbrojtës i juaj dhe ai është ndihmësi më i mirë.
All-llahu e ka plotësuar premtimin e vet kur, me vullnetin e Tij, i keni mbytur armiqtë pa mëshirë, derisa kur dështuat dhe filluat të diskutoni rreth pozitës tuaj dhe treguat mosdëgjueshmëri, pasi që ua pat treguar atë që e simpatizoni, disa prej jush dëshirojnë këtë botë e disa të tjerë botën tjetër. Atëherë, Ai për t’iu sprovuar bëri që të përvidheni para syve të tyre dhe ua fali, sepse All-llahu ka mirësi të madhe ndaj besimtarëve.
Pastaj, pas dëshpërimit ju lëshoi qetësinë absolute, të përgjumshme, ashtu që disa prej jush i mori gjumi, kurse një grup tjetër kujdeseshin vetëm për vete, duke menduar për All-llahun gjëra që nuk janë të vërteta, si mendime të paganizmit dhe thoshin: “A kemi ne diçka nga çështja e premtuar”? Thuaj: “Të gjitha çështjet janë në dorë të All-llahut”. Ata fshehin në vete atë çka nuk ta tregojnë ty. Thonë: “Sikur të pyeteshin për çfarëdo qoftë nuk do të ishim vrarë këtu”. Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, prapësepraë ata të cilët e kanë të caktuar të vriten, do të dilnin në pozitat e tyre, në mënyrë që All-llahu ta provonte atë se çka keni në krahërorët tuaj dhe për të hulumtuar se ç’keni në zemra, All-llahu e di ç’mbajnë krahërorët.
Ata, nga mesi juaj, të cilët kanë kthyer shpinën atë ditë kur janë kacafytyr dy grupe, me të vërtetë djalli i ka shtyrë të rrëshqasin për shkak të asaj që e kanë bërë më parë. Dhe All-llahu ua ka pas falur, se All-llahu falë, - është i butë.
Nëse ju ndihmon All-llahu, askush nuk mundet t’ju mposhtë, por nëse Ai ju le pa përkrahje, kush është ai i cili mundet të ju ndihmojë, përveç Atij? Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm tek All-llahu.
Nuk është e vërtetë se tradhton Profeti! E kush tradhton, në ditën e kijametit tradhtinë do ta sjellë dhe atëherë do t’i jepet secilit ajo që e ka mereituar, askush nuk do të jetë i dëmtuar.
A është vallë njësoj ai i cili pason simpatinë e All-llahut me atë i cili ka ngarkuar mbi vete hidhërimin e All-llahut dhe që ka vendbanimin në xhehennem? Sa vend i tmerrshëm është ai!
Ajo që u goditi atë ditë kur u kacafytën dy grupe ishte me vullnetin e All-llahut, për t’i njohur besimtarët e vërtetë.
Ata që bëjnë koprraci me atë çka ua ka dhënë All-llahu nga pasuritë e veta, kurrsesi le të mos mendojnë se ajo është mirë për ata, jo, ajo është e keqe për ata. Në ditën e kijametit do t’u varen në qafë ajo që e kanë kursyer, dhe All-llahu do të trashëgojë qiejt dhe tokën. All-llahu është i informuar për atë çka po bëni.
Por nëse edhe ty të injorojnë, ani, edhe përpara teje janë injoruar profetët të cilët u kanë sjellur argumente të qarta, broshura dhe Librin e shëndritshëm.
Çdo qenie e gjallë do të shijojë vdekjen! Dhe vetëm në ditën e kijametit do të fitoni në tërësi pagat tuaja. Kush do të jetë i larguar nga zjarri dhe i futur në xhennet ai ka arritur sukses, sepse jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër veçse kënaqësi mashtruese.
Dhe kur All-llahu e mori besën prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, me siguri do t’ua sqarojnë njerëzve dhe nga ai nuk do të fshehin asgjë, ata pastaj e lanë këtë pas shpine (Librin) dhe patën blerë me të diçka që vlen fort pak. Sa e keqe është ajo çka kanë blerë ata!
Dhe Zoti i tyre iu përgjegj: “Asnjë punëtori nga ju nuk do t’ia humb mundin e vet, qoftë mashkull apo femër – ju jeni njëri nga tjetri. Atyre, të cilët shpërngulen dhe janë të ndjekur nga shtëpitë e veta, dhe të cilët përjetojnë mundime për hirë timin dhe që do të luftojnë e vriten, gjithësesi do t’ua mbulojë veprat e tyre të këqia dhe pa dyshim do t’i fusë në xhenet ku do të rrjedhin lumenj, si shpërblim nga All-llahu”. – Vetëm tek All-llahu është shpërblimi më i mirë.
Në asnjë mënyrë le të mos mashtrojë bredhja nëpër botë e atyre të cilët nuk besojnë!
Një kënaqësi e shkurtër, e pastaj vendbanimi i tyre është xhehennemi. Sa vend i keq është ai.
Kurse ata që i frikësohen Zotit të vet i presin xhennete ku do të rrjedhin lumenj, e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ashtu do të jetë mirësi e All-llahut. Ndërkaq ajo që është tek All-llahu më e mirë, është për besimtarët, për të mirët.
مشاركة الموضوع