Atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim do t’ua mbulojnë sjelljet e tyre të këqija, kurse për veprat që i kanë bërë, me siguri, do t’i shpërblejnë me shpërblim më të mirë.
Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet, por, nëse ata të shtrëngojnë që Mua të më bësh ndonjë shok, për çka ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo! Te unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju informoj se çka keni punuar.
Ka njerëz që thonë: “I kemi besuar All-llahut”, por kur dikush e pëson për hirë të All-llahut, ngatrresën e njerëzve e trajton si dënim të All-llahut. Po nëse vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, me siguri ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Vallë, a nuk e di All-llahu se ç’ka në krahërorët e njerëzve!
Mosbesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Pasoni ju rrugën tonë se mëkatet tuaja do t’i bartim ne!” Mirëpo, ata s’do t’ua bartin asnjë mëkat të tyre, ata vetëm gënjejnë.
Ata me siguri do të bartin barrën e vet, por bashkë me të edhe shumë të tjera, dhe pa dyshim për atë që shpifin në ditën e gjykimit, do të merren në pyetje.
Ju adhuroni, në vend të All-llahut, idole dhe trilloni gënjeshtra. Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i adhuroni, nuk kanë mundësi t’ju furnizojnë; Pra kërkoni furnizim prej All-llahut, adhurone dhe falënderoni Atij! Tek Ai do të ktheheni.
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni se si e ka filluar të krijuarit, që pastaj, atë, All-llahu e rikrijon. Me të vërtetë All-llahu është i fortë për çdo gjë.
“Ju, tha ai, në vend të All-llahut, nga dashuria juaj ndaj kësaj bote, keni përqafuar idolet, e pastaj, në Ditën e gjykimit nuk do t’i besojnë njëri-tjetrit dhe do ta mallkojnë njëri-tjetrin. Vendbanimi juaj do të jetë zjarri dhe askush nuk do t’iu ndihmojë”.
Dhe ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u dhamë profetësi dhe Libër; dhe atij i kemi dhënë shpërblim në këtë botë, kurse në botën tjetër, me siguri, do të jetë nga të mirët.
A me meshkujt keni kontakt seksual duke i sulmuar në rrugë? Dhe në tubimet tuaja bëni mbrapshti?” përgjigja e popullit të tij është: “Le të na godasë dënimi i All-llahut nëse flet të vërtetën”!
Dhe kur të dërguarit tonë i sollën Ibrahimit lajmin e gëzueshëm, i thanë: “Ne do t’i shfarosim banorët e këtij qyteti, sepse banorët e tij janë kriminelë!
“Aty është Luti, tha (Ibrahimi). “Ne e dimë shumë mirë kush është aty, i thanë ata. Ne atë, dhe familjen e tij, do ta shpëtojmë, përveç gruas së tij. Ajo do të mbes me ta”.
Dhe kur i erdhën Lutit të dërguarit tanë, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua. “Mos ke frikë as mos u bën merak, i thanë ata – ne ty dhe familjen tënde do ta shpëtojmë, përveç gruas tënde; ajo do të mbesë me ta.
Kurse në medjen vëllaun e tyre Shuajbin, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetëm All-llahun dhe shpresoni për Ditën e fundit, ndërsa në tokë mos bëni ngatërresa!”
Kurse Adit dhe Themudit – mbeturinat e shtëpive të tyre duken qartë – djalli ua zbukuronte veprat e tyre, - andaj edhe pse i shihnin, i largoi prej rrugës së drejtë.
Dhe të gjithë i kemi dënuar sipas mëkateve të tyre: disa i shfarosëm me furtunë përplotë rërë, disave u lëshuam një zë të tmerrshëm, disa i shafitëm në tokë, kurse disa i përmbytëm. Atyre nuk u ka bërë All-llahu padrejtësi, por ata i bënë krim vetvetes.
Shembulli i atyre të cilët, përveç All-llahut, marrin mbrojtës i ngjajnë shembullit të marimangës; Ajo i thurë vetvetes shtëpi, por në të vërtetë shtëpia më e dobët është shtëpia e marimangës, ta dini!
Prediko çkado që të shpallet nga Libri dhe kryeje faljen! Falja me të vërtetë të pengon nga amorali dhe nga çdo gjë e keqe; të përmendurit (falja) e All-llahut është më e madhe, ndërkaq All-llahu e di se çka bëni.
Dhe me ithtarët e Librit diskutoni në mënyrë më të mirë, përveç atyre të cilët janë tiranë, dhe thuani: “Ne besojmë në atë që na shpallet neve dhe në atë që u është shpallur juve, se Zoti ynë dhe Zoti juaj është – Një, dhe ne atij i dorëzohemi”.
Gjithashtu ne ty të shpallëm Librin, por disa prej tyre të cilëve u kemi dhënë Libër, i besojnë këtij, por edhe prej këtyre ka që i besojnë. Kështu pra argumentet tona i kontestojnë vetëm mosbesimtarët.
Dhe thonë: “Pse nuk i është dërguar nga Zoti i tij ndonjë mrekulli?” Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm të All-llahut, kurse unë jam vetëm predikues i haptë”.
Thuaj: “All-llahu mjafton për dëshmitarë njdërmjet meje dhe juve. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë; ndërsa ata që besojnë në gënjeshtra e nuk i besojnë All-llahut, - ata janë të humbur!
Ata kërkojnë prej teje që sa më parë t’u arrijë dënimi. Po të mos ishte afati i caktuar për atë, dënimi do t’u kishte arritur – dhe do t’i arrijë me siguri, befasisht, që ata të mos e hetojnë fare.
Ata që besojnë dhe kryejn vepra të mira, do t’i vendosim në kënde të xhennetit ku rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa shpërblim i mirë i pret ata që punojnë!
Po nëse i pyet “Kush e lëshon shiun nga qielli, me çka e ringjallë tokën e vdekur?” Me siguri do të thonë: “All-llahu”, ti thuaj: “Lavdi All-llahut! Por shumica prej tyre nuk mendojnë”.
A nuk e kanë parë se Haremin e kemi bërë të sigurt, ndërsa gjithkund përreth grabitet dhe plaçkitet? Kurse besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntinë e All-llahut.
Kush është më tiran se ai i cili për All-llahun trillon gënjeshtra ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t’i vijë? A nuk është vendbanimi i pabesimtarëve në xhehennnem?!