Faraoni ishte ngritur shumë lart në tokë dhe banroët e saj i përçau në grupe, njëri nga ata e shtypte, ua therrte fëmijët (meshkujt), kurse femrat i linte të jetojnë. Ai njëmend ishte shkatërrues.
Ne e frymëzuam nënën e Musaut: “Jepi gji, por kur të frikësohesh për të, hudhe në lum dhe mos ki frikë as mos u pikëllo! Ne, me siguri, do ta kthejmë dhe atë do ta bëjmë profet”,
Gruaja e Faraonit tha: “Ai do të jetë gëzim edhe për ty edhe për mua! Mos e mbytni, ndoshta na bëhet i dobishëm, e madje mund ta bëjmë edhe si djalë”, sepse ata nuk hetuan asgjë.
Ne më herët ia kishim ndaluar thithjen e gjinit, prandaj ajo tha: “A doni t’ju tregoj një familje e cila do t’ju garantonte dhe do të kujdesej për të”.
Dhe ia kthyem nënës së vet që ta bëjmë të lumtur dhe të mos vuajë, si edhe të bindet se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Mirëpo shumica sish nuk e dinë.
Ai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk e hetuan dhe aty hasi në dy vetë të cilët rriheshin. Njëri ishte nga populli i tij kurse tjetri nga ai armik. Ai i anës (popullit) të tij e thirri në ndihmë kundër atij që ishte nga pala armike, dhe Musa i ra me grusht dhe e la të vdekur. “Kjo është punë djalli” – tha, - ai është me të vërtetë një armik i haptë që të shpie në humbje të sigurt.
Dhe Musa gëdhiu i frikësuar në qytet, dukepritur se çdo të bëhet, kur mu ai i djeshmi e thirri përsëri në ndihmë, Musa i tha: “Ti je, me të vërtetë, ngucakeq i hapët”.
Dhe kur deshti ta sulmojë atë që ishte armik i të dyve, ai i tha: “O Musa, a do të më mbysësh edhe mua siç e mbyte dje njeriun?” Ti do të zbatosh forcën në tokë, e nuk do të jesh nga pajtimtarët”.
Kur arriti te uji i Medjenit, aty takoi shumë njerëz të cilët u jepnin ujë kafshëve, e pak më larg pa dy femra, të cilat ishin shmangur (nga uji). “Pka lypni ju të dyja”? – i pyeti ai – “Ne nuk mund t’iu japim ujë derisa të shkojnë barinjtë, - iu përgjegjën ato dyja – kurse babën e kemi shumë të vjetër!”
Prandaj, i erdhi njëra nga ato dyja, iu qas e turpërueshme dhe i tha: “Të thërret babai im që të shpërblejë për atë që u dhe ujë (kafshëve tona)”. Dhe kur ai erdhi e i tregoi çka kishte përjetuar, i tha: “Mos kij frikë, ke shpëtuar nga njerëzit kriminelë”.
“Unë dëshiroj të të martoj me njërën nga këto dy vajzat e mia, - tha ai, - por që të më shërbesh tetë vjet; nëse i bën dhjetë, ajo është punë e vullnetit tënd, unë nuk dëshiroj të të ngarkoj për këtë. Ti do të shohësh, në dashtë All-llahu, se unë jam i mirë.
Ajo le të jetë ndërmjet meje dhe teje, tha (Musa), cilindo afat të plotësoj nga këta, nuk ka gjë kundër meje, ndërsa All-llahu garanton për këtë që themi ne”.
Dhe kur Musa e plotësoi afatin e u nis me familjen e vet, ai pa një zjarr në një anë të Turit. “Pritni! – i tha familjes së vet, - kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjellë farë lajmi prej atje ose ndonjë urë të ndezur që të ngroheni”.
Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa se lëviz si gjarpër i shpejtë, ai u kthye të ik, pa shikuar pas “O Musa, afrohu dhe mos u frikëso! Ti je me të vërtetë i siguruar.
Fute dorën tënde nën sjetullën tënde, e të dalë e bardhë pa asgjë të keqe, dhe ashtu përmbaju nga frika! Ato janë dy argumente nga Zoti yt për Faraonin dhe parinë e tij; Ata janë, me të vërtetë, njerëz të llahtarshëm”.
Me që vëllau im Haruni është më gojëtar se unë, nga gjuha; dërgoje me mua edhe atë si mbështetje timen, të vërtetojë fjalët e mia, sepse frikësohem mos të më quajnë gënjeshtar”.
Do të forcojmë ty me vëllaun tënd, - tha Ai, - dhe të dyve do t’ju japim pushtet ashtu që ata nuk do të guxojnë t’iu afrohen juve. Ju të dy me argumentet tona, dhe ata që do t’ju pasojnë, jeni ngadhnjimtarë”.
Dhe kur Musa ua solli argumentet tona të qarta, ata thirrën: “Kjo është vetëm një magji e trilluar. Ne nuk kemi dëgjuar se ka ndodhur diçka e tillë në kohët e të parëve tanë”.
“O të mëdhenj, (pari) – u tha Faraoni, unë uk di të keni ju zot tjetër përveç meje, e ti o Haman, mi piq tullat në truall dhe ma ndërto kullën të hip te Zoti i Musaut, sepse unë mendoj se ai është me të vërtetë rrenacak!”
Mirëpo ne kemi ngritur shumë popuj që kanë jetuar gjatë; dhe ti nuk ke qëndruar midis popullit të Medjenit, t’u shpalosh fjalët Tona, por ne kemi qenë ata që dërgojmë profetë si ty.
Ti nuk ke qenë pranë malit Tur kur thirrëm, por kjo është mëshirë e Zotit tënd t’i tërheqësh vëmendjen një populli të cilit përpara teje nuk i ka ardhur ndonjë qortues; ndoshta do të mbledhin mendjen,
Dhe të mos thonë, kur t’i goditë ndonjë e papritur, të cilën e kanë përgatitur (merituar) vetë, “Zoti ynë, pse nuk na ke dërguar ndonjë profet që të pasojmë argumentet tua dhe të jemi besitmarë?”
E kur prej nesh u dëshmua e vërteta, ata thanë: “Pse nuk i është dhënë ashtu njëlloj siç iu dha Musaut?” Vallë, a nuk e patën mohuar ata qysh më herët atë që i qe dhënë Musaut? Ata thonë: “Dy magji të cilat përmbajnë njëra-tjetrën”, dhe shtojnë – “Ne në asnjërën nuk besojmë”.
Po nëse nuk të përgjigjen, dije se ata udhëheqen vetëm nga epshet e tyre. Vallë, a kka humbur kush më keq se ai i cili pason epshin e vet e jo udhëzimin e All-llahut? All-llahu, njëmend, nuk do ta udhëzojë drejt popullin tiran.
Ti s’ka dyshim se, nuk mund ta udhëzosh drejt atë që do ti, por All-llahu e udhëzon drejtë atë që do Ai, dhe Ai i di mirë ata të cilët do të shkojnë rrugës së drejtë.
Ata thonë: “Nëse pasojmë rrugën e drejtë me ty do të jemi të përzënë nga vendlindja jonë”. Po ne a nuk u afrojmë rastin të qëndrojnë në vendin e shenjt të sigurt, ku si dhuratë jona, derdhen fryte të ndryshme, por shumica sish nuk e dinë.
Po sa vendbanime ne i kemi shkatërruar, banorët e të cilëve kanë qenë të paarsyeshëm në jetë!? Ja, ato janë shtëpitë e tyre! Pas tyre pak kush është vendosur në to, të tjerat i trashëguam ne.
Dhe Zoti yt kurrë nuk ka shkatërruar vendbanime deri sa në kryeqytetin e tyre të mos dërgonte një profet, i cili ua tregonte argumentet tona. Dhe ne kemi shkatërruar vendbanime vetëm atëherë kur banorët e tyre ishin mizorë.
Çdo send që u është dhënë janë vetëm shije e stoli të jetës në këtë botë; kurse ajo që është tek All-llahu, është më e mirë dhe më e qëndrueshme. Pse nuk mblidhni mendjen!?
A është njëlloj ai të cilit i kemi premtuar shpërblim të mirë dhe që do ta marrë, dhe ai, të cilit i kemi mundësuar të kënaqet në këtë jetë, kurse në Ditën e gjykimit, do të hudhet në zjarr.
Ata, tek të cilët do të vërtetohet fjala (zbatohet dënimi) do të thonë: “Zoti ynë, këta janë që i shpiem në rrugë të shtrembër; i kemi shpjerë në rrugë të shtrembër se edhe vetë kemi qenë në rrugë të shtrembër. Ne para teje e heqim atë barrë. Ata nuk na kanë adhuruar vetëm neve”.
Do t’u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” Ata do t’i thërrasin, por ato nuk do tu përgjigjen dhe do të përjetojnë vuajtjen. Sikur t’ishin në rrugë të drejtë!
Zoti yt krijon çka të dojë deh Ai zgjedh. Ata nuk kanë të drejtë të zgjedhin. Qoftë lavdëruar All-llahu dhe qoftë shumë lartë prej atyre që i bëhen shok!
Thuaj: “A keni parë (a e dini) – sikur All-llahu ta kishte bërë natën të pambarim, deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’ju jepte dritë? A nuk merrni vesh?”
Thuaj: A keni menduar se sikur All-llahu t’ua bënte ditën të përjetshme deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’iu jepte natë kur do të pushoni? A nuk e shihni!?
Nga secili popull do të sjellim dëshmitarë dhe t’i themi: “Sillni argumentin tuaj!” Ata, atëherë, do të kuptojnë se e vërteta është për All-llahu, kurse ajo që trillojnë larg tyre.
Karuni ka qenë nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (atë popull), dhe ne i patëm dhënë aq pasuri sa çelësat e tij me vështirësi i kanë bartur disa vetë të fortë; prandaj populli i thoshte: “Mos u entuziazmo, sepse, All-llahu nuk i do ata që janë shumë të gëzuar.
Dhe përpiqu me sa të ka dhënë All-llahu të fitosh botën tjetër, por mos e harro as pjesën tënde (përgjegjësinë tënde) në këtë botë dhe bën mirë, si të ka bë ty mirë All-llahu, e mos bën çrregullime në Tokë, sepse All-llahu nuk i do ata që bëjnë çrregullime”.
Ai tha: “Ajo që më është dhënë, më është dhënë me dijen time”. A nuk e ka digur se All-llahu para atij ka shfarosur disa popujt të cilët kanë qenë më të fortë se ai (Karuni) a edhe më të pasur. Prandaj mëkatarët as që do të merren në pyetje për mëkatet e veta.
dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata të cilët adhuronin jetën e kësaj bote, thoshin: “Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum”.
“Të mjerët ju – thoshin të diturit. Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpërblimi i All-llahut, por do t’u jipet vetëm durimtarëve”
Ndërsa, ata të cilët, dje, dëshironin të jenë në vend të tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu i jep pasuri dhe ia mungon atij që do Ai nga robërit e vet. Sikur All-llahu të mos na kishte dhuruar mëshirën e vet, edhe nëse do të na kishte shafitur në tokë. A nuk e shihni se mohuesit kurrë nuk do të kenë suksese?”
Atë, botën tjetër, do t’ia japim atyre të cilët nuk lakmojnë madhështinë në këtë botë as duan çrregullime, se ardhmëria është e atyre që i frikësohen All-llahut.
Kush bën mirë, do të ketë shpërblim edhe më të mirë për atë, kurse ai që bën keq – natyrisht, ata që bëjnë keq do të dënohen vetëm sipas asaj që kanë punuar.
Ai i cili ta shpallë Kur’anin, me siguri do të kthejë ty në botën tjetër. Thuaj: Zoti im e di më mirë kush është në rrugë të drejtë e kush është në humbje të qartë”.
Dhe mos lut (adhuro), përveç All-llahut, tjetër Zot! Nuk ka Zot përveç Atij! Të gjithë, përveç Atij, do të zhduken. Ai vendos dhe tek Ai do të ktheheni.