Kur Musa i tha familjes së vet: “Kam parë një zjarr, prej andej do t’iu sjell ndonjë lajm, ose do t’iu sjell ndonjë hu të ndezur zjarri që të ngroheni”.
Fute dorën tënde në gji, do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, kjo është një nga nëntë mrekullitë për Faraonin dhe popullin e tij; ata janë, njëmend, popull mosbesimtar,
Sulejmani trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, nëse na është mësuar të folurit e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka; hej, kjo është me të vërtetë dhunti e madhe!”
Gjersa arritën te Lugina e bubrrecit, një bubrrec tha: “O bubrreca, hyni në vrimat tuaja të mos u shkelë Sulejmani me ushtritë e tij duke mos u hetuar”!
Dhe ai qeshi me zë nga fjalët e tij dhe tha: “Zoti im, më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe më shtie në mëshirën tënde me robërit tuaj të mirë!”
Kam parë se ajo dhe populli i saj adhurojnë diellin, e jo All-llahun, - djalli ua ka stolisur sjelljet e tyre dhe i ka shmangurnga rruga dhe ata nuk janë të udhëzuar,
Por, kur ky erdhi para Sulejmanit, ai i tha: “A mua më ofroni peshqeshe për të më përfituar? Ajo që All-llahu më ka dhënë mua është më e mirë se ajo që u ka dhënë juve. Ju u gëzoheni dhuratave tuaja.
Ai, i cili kishte dijeni nga Libri tha: “Unë po ta sjell para se t’i hapësh e t’i mbyllish sytë”. Dhe kur (Sulejmani) e pa se rezidenca gjindet tanimë para tij, tha: “Kjo është dhunti e Zotit tim! Më sprovon a do të falënderoj apo do të mohoj. Pra kush falënderon, falënderon veten e kush mohon, ani, Zoti im është i pasur dhe fisnik.
Dhe kur ajo erdhi, iu tha: “A është kështu rezidenca jote?” “Si të ishte ajo vetë” – u përgjegj ajo. Por neve na është dhënë dijenia më para asaj, dhe ne jemi besimtarë”.
“Hyr në oborr”, - iu tha asaj. Dhe kur ajo e pa atë, mendoi se është ujë i thellë, andaj përvoli fustanin te këmbët. “Ky oborr është me pllaka të lëmuara qelqi” tha ai. “O Zot – thirri ajo – unë kam bërë krim ndaj vetvetes, ndërkaq me Sulejmanin i dorëzohem All-llahut, Zotit të botërave”
“O populli im, - u thoshte ai, përse shpejtoni në vepra të këqia para veprave të mira? Përse nuk kërkoni falje prej All-llahut, mbase do t’ju mëshirojë”.
“Betohuni, - thanë, - në All-llahun, t’ia mësyjmë atij dhe familjes së tij natën, e pastaj farefisit të tij të afërt do t’i thomi: Ne nuk dimë asgjë për maltretimin e familjes së tij, ne jemi me të vërtetë të sinqertë”.
Thuaj: “Falënderimi i qoftë All-llahut dhe qetësi njerëzve të tij, të cilët Ai i ka zgjedhur!” Është më mirë All-llahu apo ata që ia konsiderojnë shok,
Apo Ai i cili krijoi qiejtë dhe tokën dhe që ju lëshon shi nga qielli? Me të gjelbërojmë kopshte të bukura. Nuk është në duart tuaja të mbini lisat e atyre (kopshteve). A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica prej tyre nuk dinë.
Ai i cili Tokën e ka vënë në drejtpeshim dhe nëpër të përshkoi lumenj, në të vendosi male, kurse dy dete i ndau. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Jo, por shumica sish nuk e dinë.
Ai i cili i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai i cili të keqen e largon dhe juve u bën zëvendës në tokë. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Fort pak ju përkujtoni.
Ai i cili juve në errësira, në tokë e në det u tregon rrugën dhe i cili erërat i çon me mëshirën e vet si sihariq. Vallë, a ka pos All-llahut tjetër Zot? Sa lart është All-llahu përmbi atë që ia bëjnë shok!
Apo Ai që zë fillin e krijimit e pastaj e përsërit atë, dhe që ju furnizon nga qielli dhe toka. A ka tjetër Zot me All-llahun? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë”!
Dhe kur fjala të bëhet realitet te ata (të vijë koha e dënimit) Ne do të nxjerrim nga toka një kafshë që do t’ju flasë atyre se njerëzit nuk kanë qenë të bindur në faktet tona.
Dhe në ditën kur t’i fryhet bririt e të trishtohen ç’ka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre të cilët All-llahu i kursen, të gjithë do të vijnë të nënshtruar.
Ti i sheh malet dhe mendon se nuk lëvizin, por ato kalojnë sikur retë, - ajo është vepër e All-llahut, i cili, çdo gjë e ka krijuar të përsosur; Ai, njëmend, është i njoftuar ç’punoni.
Unë jam i urdhëruar t’i falëm vetëm Zotit të këtij qyteti, të cilin Ai e ka bërë të shenjtë. Atij i takon çdo gjë dhe jam i urdhëruar të jem njëri nga muslimanët.
Edhe të lexoj Kur’anin; ai i cili merr rrugën e drejtë, atë e ka për të mirën e vet; ndërsa atij që është i humbur, thuaj: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”.
Dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu, Ai do t’ju tregojë argumentet e veta dhe ju do t’i njihni!” Sepse Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që bëni ju.