سورة Ash-Shuara ( The Poets )

سورة Ash-Shuara ( The Poets ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 227

Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i dashur dhe i mëshirshëm.
Ai tha: “O Zot, kam frikë mos më trajtojnë si gënjeshtar.
Se do të më ngushtohet krahërori dhe gjuha do të më lidhet, andaj ma jep edhe Harunin si profet,
“A nuk të kemi rritur, - tha, - në mesin tonë sa ishe fëmijë, dhe, a s’i kalove aq vjet të jetës sate ndër ne?
“A edhe nëse të sjell argumente të qarta”, - e pyeti (Musa)
“Ky vërtet qenka magjistar i ditshëm – i tha parisë që e rrethonte (Faraoni).
Tërë magjistarët e dijshëm, t’i sjellin këtu”,
Edhe Musa e lëshoi shkopin e tij, i cili menjëherë përbiu gjithë çka kishin improvizuar ata.
Dhe i arritëm ata me të lindur të diellit,
“Assesi, - tha (Musa), me mua është Zoti im që do të më udhëzojë”
Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çka adhuroni ju”?
Mos më bën merak ditën kur njerëzit ringjallen,
Atë ditë kur s’të bën dobi as pasuria e as fëmiu,
Pra, ata me bashkmendimtarët e tyre që janë në rrugë të gabuar, do të hidhen në xhehennem.
“Për All-llahun! Ne vërtetë kemi qenë në humbje të sigurt,
E zoti yt është i vërtetë i plotëfuqishëmdhe mëshirëplotë.
Kur u tha vëllau i tyre, Nuhi, “Kujdes! Frikësohuni (All-llahut)”!
Unë jam vetëm një, i cili ju tërheq vërejtjen haptaz!”
Kur Hudi, vëllau i tyre, u tha: “A s’i frikësoheni (All-llahut)?”
E ju ngritni çudira në çdo maje kodre, e të tjerët i përqeshni,
Unë, seriozisht, i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e madhe”. –
Edhe Themudi profetët i ka konsideruar rrenacakë.
Unë jam për ju, pa dyshim, Profet i vërtetë;
Prandaj frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua!
Pra, frikësohuni All-llahut dhe më dëgjoni mua!
E mos dëgjoni urdhërat e atyre që i teprojnë të këqiat,
Dhe mos i bëni asnjë të keqe që t’iu përfshijë edhe juve vuajtja e Ditës së madhe!”
Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i fortë dhe i mëshirshëm.
Prandaj frikësouni All-llahut dhe dëgjomëni mua!
“O Zot, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
Prandaj, frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua!
Dhe ata vazhduan ta trajtojnë si gënjeshtar, prandaj i përfshiu dënimi nga retë; ai dënim ishte një ditë e tmerrshme.
Kurse Zoti yt është, vërtetë, i Gjithfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
Kur’ani është, pa dyshim, shpallje e Zotit të gjithë botërave
Ai është përmendur në librat e profetëve të mëparshëm.
Ne nuk kemi shembur asnjë fshat para se t’u vijnë ata të cilët u kanë tërhequr vërejtjen,
Nuk ta merr mednja që ta bëjnë ata këtë. Ata s’kanë mundësi.
Përveç All-llahut, prandaj, mos iu lut tjetër Zoti e të jesh nga ata që do të jenë të maltretuar!
Po nëse nuk të dëgjojnë, ti thuaju: “Unë s’kam asgjë me ato çka veproni ju”,
dhe ki mbështetje në të Fuqishmin, të Gjithmëshirshmin,
مشاركة الموضوع