سورة An-Noor ( The Light )

سورة An-Noor ( The Light ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 64

Laviri nuk duhet të martohet me tjetër, përveç me lavire ose me politeiste, kurse lavirja të mos martohet me tjetër, përveç me lavir ose ndonjë politeist. Ajo është ndaluar për besimtarët.
Me përjashtim të atyre që, pastaj, pendohen dhe përmirësohen, sepse edhe All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
Ndërsa ata të cilët fajësojnë bashkëshortet e veta, por që nuk kanë dëshmitarë tjetër, përveç vetes, dëshminë e vet, se me të vërtetë janë të drejtë, do të vërtetojnë duke u betuar katër herë në All-llahun.
E herën e pestë, që ta godisë hidhërimi i All-llahut, nëse ai është nga të sinqertit (e flet të vërtetën).
Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, se All-llahu pranon pendimin dhe është shumë i urtë.
Sikur të mos jetë mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij në këtë botë, dhe në botën tjetër, për shkak të mëkateve që keni bërë, do t’u kisht goditur dënim i rëndë.
Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira eTij, mirëpo, All-llahu me të vërtetë është shumë i butë e i mëshirshëm.
Mos ta lëshojnë rastin ata të cilët kanë pasuri e mjete nga ju, t’u japin të afërmëve dhe të ngratëve, edhe atyre që për hirë të All-llahut kanë lënë vendlindjen e vet; le t’ua falin dhe mos t’ua zënë për gabim! A dëshironi që edhe juve All-llahu t’ua falë? All-llahu falë dhe është shumë i mëshirshëm.
Atë ditë, kur të dëshmojnë kundër tyre, gjuhët e tyre, edhe duart e tyre, edhe këmbët e tyre për atë që e kanë bërë,
Atë ditë All-llahu do t’ua shpërblejë fenë e tyre të vërtetë dhe ata do të kuptojnë se All-llahu, vërtetë, është vërtetësi e hapët.
Por thuaju besimtarëve të ulin kryet (shikimet e tyre) dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet. Ajo është punë më e pastër për ata, kurse All-llahu është, me siguri, i informuar se ç’bëjnë ata.
Thuaju edhe besimtareve le të ulin kryet dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, dhe le të mos i ekspozojnë stolitë e tyre, përveç asaj që edhe ashtu është e jashtme (duket). Le t’i mbulojnë krahërorët e tyre me mbulesa dhe të mos ua tregojnë zbukurimet e tyre askujt, përveç bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre; baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre; vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve apo djemve të motrave të tyre; ose grave (shoqeve) të tyre, robëreshave të tyre, shërbëtorëve, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra, ose fëmijëve, të cilët akoma nuk dinë se çka janë pjesët e turpshme të trupit të femrës; le të mos rrapllojnë me këmbët e tyre për të shfaqur fshehtësinë e stolive të tyre. Dhe të gjithë pendohuni te All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.
All-llahu do t’i shpërblejë më mirë se ç’kanë vepruar dhe do t’ua shtojë edhe më tepër nga mirësia e Tij; All-llahu e furnizon kë të dojë pa e matur.
Veprat e atyre që nuk besojnë janë si një brrakë në rrafshirë në të cilën i etshmi kujton se ka ujë, derisa të vijë aty ku nuk gjen asgjë, por do të gjejë atje All-llahun dhe Ai do t’ia paguaj plotësisht llogarinë e tij, sepse All-llahu është shumë i shpejtë në llogaritje.
Dhe kush i përulet All-llahut dhe Profetit të Tij, dhe i frikësohet All-llahut dhe i ruhet atij, ata do të arrijnë çka të dëshirojnë.
Betohen në All-llahun me betimin më të rëndë, se në qoftë se ti u urdhëron, me siguri, do të dalin (në luftë). Thuaju: “Mos bëni be”, dihet se çka kërkohet prej jush; All-llahu është i informuar se çka punoni ju.
Thuaj: “Përuluni All-llahut dhe nderoni Profetin”! E nëse ju ia ktheni shpinën, ai është i obliguar të veprojë ashtu si i është ngarkuar atij; e ju jeni të detyruar të veproni si jeni ju të ngarkuar; po nëse dëgjoni, do të jeni në rrugë të drejtë, kurse Profeti është i detyruar vetëm të informojë haptazi.
All-llahu u premton se ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, nga mesi juaj, pa dyshim do t’i bëjë mëkëmbës në tokë, ashtu siç i ka bërë mëkëmbës ata para tyre, dhe se do t’ua forcojë, me siguri, fenë e tyre, atë fe të cilën ua pëlqen Ai, dhe pa dyshim firkën do t’ua zëvendësojë me sigurim. Ata do të më përulën mua dhe nuk do të më bëjnë tjetër shok. Nëdrsa ata që edhe më, pas kësaj, mohojnë – ata janë, vërtetë, mskarenj.
Assesi mos i konsidero mosbesimtarët si mrekullibërës në tokë; vendi i tyre është zjarri, e ai është, me të vërtetë, çerdhe e tmerrshme!
Nuk është mëkat për të verbërin, as është mëkat për të çalin, e as për të sëmurin, po as për ju vetë, të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajve tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose në ato, çelësat e të cilave posedoni ju ose miku i juaj; Nuk është mëkat të hani bashkë apo veç e veç. Por kur të hyni në shtëpi, ju të përshëndetni me përshëndetje të caktuar nga All-llahu, të uruar e të bekuar. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet (ajetet), ndoshta bëheni të mençur.
Ftesën e Profetit ndër ju mos e trajtoni si ftesë të cilën ia drejtoni ju njëri-tjetrit; All-llahu me siguri i di ata nga mesi i juaj të cilët tërhiqen fshehtazi. Le të ruhen ata të cilët veprojnë në kundërshtim me urdhërin e tij, mos t’i godas ndonjë ngatrresë apo mos t’i godasë ndonjë dënim i dhembshëm.
Kujdes! Se gjithë çka është në qiej dhe në tokë i takon All-llahut. Ai e di mirë se çka i keni ju Atij, dhe Ai do t’i informojnë ata për të gjitha çka kanë punuar ditën kur t’i kthehen Atij. All-llahu e di shumë mirë çdo send.
مشاركة الموضوع