سورة Al-Mu'minoon ( The Believers )

سورة Al-Mu'minoon ( The Believers ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 118

Ata të cilët namazin e tyre e bëjnë me respekt-frikë.
Edhe ata të cilët kanë kujdes në sendet që u janë besuar dhe në fjalën e dhënë.
Të cilët do të trashëgojnë Firdevsin, e aty do të qëndrojnë gjithmonë.
“Zoti im – tha ai – më ndihmo, se ata më përgënjeshtrojnë”!
Kurse parësia e popullit të tij, të cilët nuk kanë besuar, dhe të cilët kanë përgënjeshtruar ballafaqimin në botën tjetër, dhe të cilëve u kemi dhënë që në këtë botë të çojnë jetë luksoze, thoshin: “Ky nuk është tjetër përveç njeri sikur ju, ha atë që hani edhe ju, edhe pi atë që pini edhe ju;
“O Zot, - tha ai, - më ndihmo se më përgënjeshtrojnë!”
Mandej ua kemi dërguar profetët, njërin pas tjetrit. Sa herë që një populli i ka ardhur profeti i vet e kanë përgënjeshtruar, prandaj Ne i kemi ndërruar njërin pas tjetrit, ndërsa jetën e tyre e shndërruam në tregime. Qoftë shporrur një popull që nuk beson!
Dhe thanë: “T’u besojmë dy vetëve që janë sikur ne, kurse populli i tyre është në shërbim tonin?”
Mirëpo ata u ndanë në grupe përkitazi me çështjet fetare, secila palë e entuziazmuar me atë çka kishte (predikonte).
Se po ngutemi t’u bëjmë ndonjë të mirë? Assesi, por ata nuk e ndiejnë.
Sikur All-llahu të merrej me epshet e tyre, me siguri do të zhdukeshin qiejt dhe toka dhe çdo kush që gjendet në të, mirëpo, Ne u kemi bërë vërejtje, kurse ata nuk duan të dinë fare për vërejtjen e tyre.
Apo u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë se Ai është shpërblyesi më i mirë.
Dhe sikur t’i kishim mëshiruar dhe t’i kishim liruar nga fatkeqësitë, ata do të zhyteshin përsëri në zhgënjimin e tyre.
Edhe neve, por edhe të parëve tanë që më parë na është premtuar kjo, por këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë”.
“E All-llahut!” – do të përgjigjen, por ti thuaj: “Po pse pra nuk vini në vete?”
“All-llahu” – do të thonë ata, kurse ti thuaju: “E pse pra nuk po frikësoheni?”
Thuaj: “Kush është Ai në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha, e që merr në mbrojtje dhe nuk ka nevojë për t’u marrë në mbrojtje, e dini?”
“All-llahu!” – do të përgjigjen, e ti thuaju: “Po pse pra jeni të magjepsur?”
Po Ne atyre u sjellim të vërtetën, kurse ata me të vërtetë janë gënjeshtarë.
Din atë që nuk shihet dhe atë që shihet dhe është shumë lartë mbi ata që i konsiderojnë të barabartë!
Dhe thuaj: “O Zot, unë Ty të drejtohem për mbrojtje nga vegimet e djallit!”
Dhe Ty, o Zot, të drejtohem të mos i kem pranë meje!
Mbase do të bëjë ndonjë vepër të mirë në atë që e kam lëshuar! Kurrë! Kjo është fjalë që do të flasë Ai se prapa tyre do të ketë një pengesë deri në ditën kur do të ringjallen.
E kur të fryhet në sur, atëherë nuk do të ketë lidhje familjare ndërmjet atyre as që do të pyesin njëri për tjetrin.
Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të mbesin aty dhëmbë zgërdhirë.
Zoti ynë, na shpëto prej tij (mjerimit), e nëse prapë bëjmë keq, atëherë, me të vërtetë, ne jemi kriminelë”.
Sot Unë i kam shpërblyer për atë që kanë duruar, ata me të vërtetë kanë arritur çka kanë dëshiruar.
Kemi kaluar një ditë ose një pjesë të ditës – do të përgjigjen. Pyeti ata që kanë numëruar.
Dhe thuaj: “O Zoti im, më fal dhe më mëshiro, Tij je mëshiruesi më i mirë!”
مشاركة الموضوع