Atë ditë kur shihni që secila femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet (dështojë) do të shohësh njerëz të dehur; e ata nuk janë të dehur por dënimi i All-llahut është i tmerrshëm.
O njerëz, nëse dyshoni në ringjallje, (mendoni se) Ne juve ju kemi krijuar nga dheu, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj nga një copë mishi me pjesë të dukshme e të padukshme, që juve t’jua sqarojmë. Ndërsa në mitër vendojmë çka duam, deri në afatin e caktuar, pastaj bëjmë që të dilni si fëmijë, pastaj të arrini në moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin, të tjerët përjetojnë pleqëri të thellë sa që nuk dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. Ti e sheh tokën si të vdekur, por kur në të lëshojmë shiun, ajo lëkundet e merr hov, dhe prej saj mbijnë lloj-lloj çifte (bimë e gjallesa) të bukura.
Ngrijnë krahët me qëllim që t’i largojnë nga rruga e All-llahut; atë në këtë botë e pret turpërim, kurse në botën tjetër do t’i bëjmë t’i shijojnë vuajtjet me të djegur.
Ka njerëz që adhurojnë All-llahun formalisht: Nëse u del mirë janë të kënaqur me të, po nëse i godit ndonjë sprovë, ngrihen kundër Tij dhe ashtu e humb këtë dhe atë botë. E kjo, vërtet është humbje flagrante.
Kush mendon se All-llahu nuk do t’i ndihmojë atij (Profetit) as në këtë e as botën tjetër, le ta lëshojë litarin në qiell dhe le ta këpus dhe të shohë a do t’ia largojë mjeshtria e tij atë që e zemëron.
All-llahu do t’i ndajë në ditën e Gjykimit ata që besojnë, ebrenjt, sabejt, krishterët, mazdeistët dhe politeistët. All-llahu, me të vërtetë, është dëshmitarë për çdo send.
A nuk e sheh se All-llahut i përulen ata në qiej edhe në tokë; edhe Dielli dhe Hëna; edhe yjtë edhe malet, edhe drunjtë, edhe shtazët si edhe shumë njerëz, por shumica meritojnë edhe dënimin. Atë që e poshtron All-llahu, askush nuk mund ta bëjë të ndershëm, All-llahu bën çka të dojë.
Kurse ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, All-llahu me siguri do t’i shtjerë në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; Aty do të stolisen me rrathë të artë dhe xhevahire, ndërsa teshat e atyre janë të mëndafshta.
Mosbesimtarëve dhe atyre që pengojnë nga rruga e All-llahut dhe Mesxhdi-l-Harami të cilin ne e kemi dedikuar për tërë njerëzimin të jenë të barabartë si ai vendësi, ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bënë çfardo krimi qoftë, do të bëjmë të shijojë vuajtje të dhembshme.
Dhe kur ia përgatitëm Ibrahimit vendin e shtëpisë (tempullin për strehim), (i thamë) Mua mos ma trajtoj askë të barabartë dhe pastroje këtë tempull timin për ata që do ta vizitojnë, dhe ata, të cilët aty në afërsi të tij do të banojnë, dhe ata që do të përkulen dhe falen,
Që të kenë dobi dhe që në ditë të caktuara, do të përmendin emrin e All-llahut për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni të varfërit e mjerë!
Vetëm kaq! E kush i madhëron shejtnitë e All-llahut është mirë për të ndaj Zotit të vet. Juve ju janë lejuar kafshët, me përjashtim të atyre të cilat ju janë lexuar (në Kur’an), pra largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërteta!
Jini sinqerisht besnikë të All-llahut! Mos i bëni atij shok! Kush i bën shok All-llahut është sikur ai që ka rënë nga qielli dhe e ka rrëmbyer shpendi ose e ka shpjer era në ndonjë vend të largët.
Çdo bashkësie i kemi bërë zakon të pres kurban, për ta përmend emrin e All-llahut me rastin e prerjes së kafshës të cilën Ai ua jep. Zoti juaj është një Zot, prandaj dorëzoni! Dhe jepu sihariq të dëgjueshmëve.
Zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu i kaplon frika, edhe ata të cilët me durim përballojnë vështirësit që u ndodhin, edhe ata që kryejnë faljne dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë ndajnë (japin sadakë).
Kurse Devet, atë ua kemi bërë një nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj, përmendeni emrin e All-llahut, mbi ta në radhë, por kur të bijnë në tokë hani nga ato dhe usheni si ata që janë mirënjohës si ata që nuk janë. Ashtu ua kemi vënë në shërbim tuajin (kurbanët) ndoshta do të jeni mirënjohës.
Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nënshtruar për ta madhëruar All-llahun për shkak se u ka udhëzuar. Dhe meru sihariq bamirësve.
Ata të cilët pa asnjëfarë faji janë përzënë nga shtëpitë e tyre, vetëm pse kanë thënë: “Zoti ynë është All-llahu!” Sikur All-llahu të mos i zbrapste disa njerëz me disa të tjerë, do të ishin shembur dei në themel manastiret, kishat, havret si edhe xhamiat në të cilat me të madhe përmendet emri i All-llahut. Ndërsa All-llahu pa dyshim, do t’i ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë atë (besimin e tij), sepse All-llahu është, njëmend, i fortë e i gjithfuqishëm.
Ata të cilët, nëse u japim pushtet në tokë, do të kryejnë faljen edhe do të japin sadakë, dhe dot ë urdhërojnë të bëhen vepra të mira dhe të largojnë nga veprat e këqia. Ndërkaq përfundimi i çdo sendi i takon All-llahut.
Edhe banorët e Medjenit. Madje edhe Musa ka qenë trajtuar si gënjeshtar, ndërsa Unë mosbesimtarëve u kam dhënë kohë, afat, pastaj i kam dënuar; dhe me çfarë dënimi se!
dhe sa vendbanime kemi zhdukur (banorët e të cilëve) që kanë qenë mëkatarë, dhe ata janë shkretëruar, kanë mbetur vetëm gërmadhat! Sa e sa pusa janë lënë pas dore e sa pallate të shembura!
A nuk kanë udhëtuar nëpër botë me qëllim që zemrat e tyre të kuptojnë atë çka duhet ta kuptojnë kurse veshët e tyre të dëgjojnë atë çka duhet të dëgjojnë. Pra nuk janë sytë të verbër, por zemrat që i kanë në krahëror.
Ata kërkojnë prej teje që dënimi t’u arrijë sa më parë, porse All-llahu nuk e ndryshon premtimin e vet. Dhe vetëm një ditë te Zoti është sa njëmijë vjet sipas llogarisë suaj.
Dhe sa vendbanime ka që ua kam zgjatur jetën (vonuar dënimin) duke qenë të padrejtë, pastaj i përfshiva (në dënim). Tek unë e kanë kthimin (pikën e fundit).
Përpara teje Ne nuk kemi dërguar asnjë profet e ferrëfyes që djalli të mos jetë përzier edhe ai, kurdo që ai, (Profeti) dëshironte ndonjë send. All-llahu e shmangte atë që fuste djalli, e pastaj i përforconte fjalët e veta, All-llahu është i urtë dhe shumë i dijshëm.
Për të bërë sprovë atë që hedhte djalli, për ata zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe mizore, kurse mosbesimtarët janë, me të vërtetë, në mospajtim të pafund.
Dhe që ata, të cilët janë të pajisur me dije, ta njohin se ai është (Kur’an) i vërtetë nga Zoti yt, pra le t’i besojnë dhe zemrat e tyre të jenë të përulura! Ndërkaq All-llahu me të vërtetë ata që kanë besuar i drejton në rrugë të drejtë.
Atë ditë, pushteti do të jetë i All-llahut, Ai do të gjykojë ndërmjet tyre: Besimtarët të cilët kanë bërë vepra të mira do të kënaqen në xhennete të këndshme.
All-llahu, njëmend, do t’i shpërblejë mirë ata të cilët e kanë lënë vendlindjen e vet për hirë të All-llahut, pastaj janë vrarë ose kanë vdekur sepse All-llahu më së miri shpërblen.
Ja kështu! Kurse atij i cili me të njëjtën masë e kthen të keqën e bërë (nxjerr hak), dhe të cilit prapë i bëhet padrejtësi, All-llahu pa dyshim do t’i ndihmojë. All-llahu, njëmend, shlyen mëkatet dhe fal.
Kjo është për shkak se All-llahu, vetëm Ai është i vërtetë, kurse ato të cilave u falën ata, përveç All-llahut, nuk ekzistojnë, dhe se All-llahu është i madh dhe i lartëmadhërishëm.
A nuk e sheh se All-llahu ua ka nënshtruar juve çka ka në tokë, madje edhe lundrat, që me vullnetin e Tij lundrojnë nëpër det? Ai mban atë çka është në qiell të mos bjerë në tokë, vetëm me lejen e Tij, All-llahu është, pa dyshim, i butë dhe i mëshirshëm ndaj njerëzve.
Çdo populli i kemi ccaktuar një ligj ta zbatojnë atë, dhe assesi mos lejo që të diskutojnë me ty lidhur me këtë. Ti thirr Zotin tënd, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugë të drejtë.
A nuk e di se All-llahut i është e njohur e tërë çka është në qiej dhe në tokë? Ajo është krejt nën një Libër; Ajo është krejtësisht e lehtë për All-llahun!
Politeistët, në vend të All-llahut, adhurojnë ato të cilëve Ai nuk u ka dërguar asfarë argumenti, dhe që as vetë nuk dinë asgjë. Ndërkaq politeistët askush nuk i ndihmon.
Dhe kur u lexon ajetet tona të qarta, ti, në fytyrat e atyre, që nuk besojnë, vërenë pakënaqësi të madhe, gati sa nuk vërsulen kundër atyre të cilët u lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’ju lajmëroj diç më të neveritshme se kjo? Zjarr! Atë All-llahu ua ka premtuar mosbesimtarëve, sa vendbanim i tmerrshëm është!”
O njerëz, qe një shembull, ama ta dëgjoni: “Ata të cilëve ju, në vend të All-llahut, u luteni, nuk munden kurrsesi të krijojnë as mushkonjën po edhe sikur të mblidhen të gjithë për atë. Dhe nëse mushkonja u rrëmben diçka ata nuk munden ta shpëtojnë prej saj. Është i dobët ai që lyp, por edhe ajo që lypet”.
Dhe luftoni për hirë të All-llahut ashtu si duhet të luftoni! Ai juve ju ka zgjedhur dhe në fe nuk ju ka caktuar asgjë të rëndë, në fenë e të parit tuaj Ibrahimit. Juve që moti ju ka quajtur muslimanë por edhe në këtë (Kur’an). Profeti le të jetë dëshmitar i juaj e ju t’u bëheni dëshmitarë njerëzve të tjerë. Prandaj kryeni faljen dhe jepni zeqatin deh lidhuni bindshëm te All-llahu; ai është zotëri i juaj, dhe sa zotëri e ndihmës i mirë është!