سورة Al-Anbiya ( The Prophets )

سورة Al-Anbiya ( The Prophets ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 112

Po u afrohet njerëzve momenti për të dhënë llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejnë vesh.
Pastaj ua kemi plotësuar premtimin dhe ata me gjithë të tjerët të cilët kemi dëshiruar, i kemi shpëtuar, kurse ata që nuk dëgjuan i shfarosëm.
“Të mjerët ne, - do të thonë ata – ne me të vërtetë kemi qenë kriminelë”!
Por me fakte të vërteta e demantojmë rrenën, e vërteta e mbytë atë dhe gënjeshtra zhduket; ndaj të mjerët ju nga ajo që po e shfaqni (përshkruani).
Sikur në ata dy (qiell dhe tokë) të kishte ndonjë tjetër Zot, përveç All-llahut, të dy do të shkatërroheshin. Pra, qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i gjithësisë nga ajo që i përshkruajnë.
A përveç Atij ata po marrin tjetër si zot?! Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” Ky është mësim për ata që janë me mua dhe për ata që kanë qenë para meje, mirëpo shumica prej tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj kthejnë kryet në anë tjetër.
Ai e di çka ka përpara tyre dhe çka ka pas tyre, dhe ata do të angazhohen vetëm për atë me të cilën Ai është i kënaqur, kurse ata edhe vetë janë të kujdesshëm ndaj Tij nga respekti dhe frika.
Kurse, cili nga mesi i tyre do të thotë: “Unë jam, vërtetë Zot përveç Atij” do ta dënojmë me xhehennem; sepse ne ashtu i dënojmë kriminelët.
Ne në tokë kemi vendosur male të paluhatshme që ajo (toka) të mos i dridhë dhe nëpër to kemi krijuar shtigje e gryka, ndoshta ata do ta marrin të mbarën.
Edhe përpara teje asnjë njeriu nuk e kemi të pavdekshëm, e nëse ti vdes, a thua ata do të jetojnë përgjithmonë?
Thuaj: “Kush u mbron juve natën dhe ditën nga i mëshirshmi”? (Askush) por megjithatë ata nga Kur’ani kthejnë kryet në anën tjetër.
Sikur ata t’i prekte vetëm puhia e dënimit të Zotit tënd, me siguri do të thërrisnin: “Të mjerët ne, me të vërtetë ne vetvetes i kemi bërë padrejtësi”.
Për ata që i përkulen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, dhe që frikësohen nga momenti i ringjalljes.
Ata iu përgjigjën: “Edhe të parët tanë, i kemi mbërri, u faleshin këtyre”
“Jo, - tha, - Zoti i juaj është Zot i qiejve dhe i tokës, ata Ai i ka krijuar; këtë unë do t’ua dëshmoj.
“Kush e bëri këtë me zotërat tanë” – thirrën ata – me të vërtetë është kriminel”!
“Kemi dëgjuar një djalosh që po i merr për gojë, shanë – thanë – e ka emrin Ibrahim”
“Po pse pra, në vend të All-llahut, u faleni atyre të cilët as mund t’u bëjnë farë dobie e as t’u bëjnë dëm”? – u tha ai.
“Of të mjerët ju dhe ata të cilëve ju, përveç All-llahut, u faleni! I adhuroni! Pse nuk mblidhni mendjen?”
Dhe ata deshtën t’i bëjnë njëfarë kurthe, por ne i bëmë ata të dështojnë.
Dhe ia sqaruam (e bëmë) që Sulejmani ta kuptonte atë dhe të dyve u kemi dhënë dije e urtësi. Kurse malet edhe zogjtë ia nënshtruam që me Davudin të madhërojnë (All-llahun), Ne e bëmë këtë.
Edhe Ejubit, kur e thirri në ndihmë Zotin e vet: “Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit!”
Kjo feja e juaj është fe e vetme (e drejtë), kurse unë jam Zoti juaj, prandaj vetëm mua të më adhuroni.
Por është e pamundur që banorët e ndonjë vendbanimi që ne e kemi zhdukur të mos kthehen.
Edhe ju, edhe ata të cilëve u luteni, përveç All-llahut, do të jeni lëndë djegëse në xhehennem, aty me siguri do të hyni.
Nuk do të dëgjojnë shushurimën e tij dhe përgjithmonë do të kënaqen me atë që u dëshirojnë shpirtërat.
Atë Ditë kur t’i mbështjellim qiejt sikur që mbështillet fleta e letrës. Ashtu siç u kemi krijuar herën e parë do ta përsërisim atë (krijim). Ky është premtimi ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë.
Por nëse ata bishtërojnë ti thuaj: “Unë, ju të gjithëve, pa përjashtim, u kam qortuar, por nuk e di a është afër apo larg ajo që u premtohet.
Kurse unë nuk e di, mos është ajo sprovë për ju, dhe afrim i kënaqësive deri në njëfarë kohe”.
“Zoti im, gjyko ashtu si e kanë merituar!” – tha ai. Dhe Zoti ynë është i mëshirshëm, nga i cili dueht kërkuar ndihmë kundër asaj që e shfaqni ju.
مشاركة الموضوع