سورة Taha

سورة Taha - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 135

Me të vërtetë Unë jam Zoti yt! Zbathi pra këpucat tuaja, se ti je, pamëdyshje, në luginën e bekuar – Tuva.
Unë, pa dyshim, Unë jam All-llahu, që nuk ka tjetër Zot përveç meje, prandaj vetëm mua më adhuro dhe kryej faljen për të më përkujtuar.
Momenti i kijametit do të vijë me siguri, e mbaj gati në fshehtësi për t’u shpërblyer secili për atë që e ka fituar.
Dhe nga kjo askush le të mos shmangë as ai që nuk i beson kësaj dhe që pason epshin e vet, dhe të jesh i humbur.
“O Zoti i, - tha, - zgjëroma krahërorin tim
Kur shkoi motra jote dhe tha: “A doni që unë t’ua tregoj atë e cila do të kujdeset për të. Dhe ne të kthyem te nëna jote që të gëzohet, të mos pikëllohet. Dhe ti pate mbytur një njeri, por ne të liruam nga ajo brengë dhe të shpëtuam nga peripeci të ndryshme. Ti i kalove disa vjet në mesin e banorëve të Medjenit, pastaj, o Musa, erdhe mu në kohën e caktuar.
“O Zoti ynë, - thanë ata dy, - kemi frikë mos po na ndëshkon menjëherë dhe po e kalon çdo kufi”.
“Po kush është Zoti juaj, o Musa?” – u tha ai
“Zoti ynë, - tha, - është ai i cili u ka dhënë krijesave të veta gjthçka ka nevojë, pastaj e ka udhëzuar”.
“E çka është, - u tha ai, - me breznitë e mëparshme?”
Nga ajo (toka) ju kemi krijuar dhe në të do t’iu kthejmë edhe prap nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë.
Dhe Ne atij ia kemi treguar të tëra argumentet tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi,
“Takimi le të jetë ditën e festës, - tha, - dhe populli le të tubohet në mëngjes”.
Vetëm se lëshoje atë çka ke në dorën e djathtë e t’i përbijë çka kanë bërë ata, sepse ata kanë bërë vetëm mashtrim magjistarësh, dhe magjistari kudo që të vijë nuk do të ketë sukses”.
Kopshte të Adënit, ku do të rrjedhin lumenj. Aty do të mbesin përgjithmonë, dhe ajo është shpërblim për ata që po pastrohen nga mëkatet.
dhe Faraoni e çoi popullin e vet në humbje dhe nuk e drejtoi në rrugë të drejtë.
Unë, me siguri, jam falës i madh për atë, i cili, pendohet dhe beson e bën vepra të mira, mandej e vazhdon rrugën e drejtë.
U pat thënë atyre Haruni, qysh më parë: “O populli im! Ju me atë vetëm jeni vënë në sprovë; Zoti juaj është i Gjithmëshirshëm, prandaj më pasoni mua dhe dëgjoni urdhërin tim!”
“O harun, - i tha, - (Musa) çka të ka penguar ty, kur i ke parë se kanë devijuar,
Që të mos vish pas meje? A e kundrështove urdhërin tim?”
“O bir i nënës time, - i tha ky, - mos më kap për mjekre e për flokësh! Unë kam pasur frikë mos thuash ti se ke mbjellë përçarje ndërmjet izraelitëve dhe nuk je kujdesur për jflanë time”
“Unë, - tha ky, - kam parë atë çka nuk e kanë parë ata, andaj mora një grusht dhe prej gjurmës së profetit dhe e hodha atë, dhe ja, më pëlqeu vetvetja, bëra çka bëra”.
Në këtë barrë janë përgjithmonë. Po barrë të shëmtuar kanë në Ditën e kijametit!
Atë ditë ata do ta pasojnë thirrësin. Nuk ka shmangie prej këtij dhe para të Gjithmëshirshmit do të ulen zërat, e ti s’do të dëgjosh tjetër vetëmse përshpëritje.
Atë ditë nuk do t’i vlejë ndërmjetsimi askujt përveç atij të cilit i lejon i Gjithmëshirshmi dhe është i kënaqur me fjalën e tij.
Prandaj i thamë: “O Adem! Ky është me të vërtetë armik edhe i yti, edhe i gruas tënde, prandaj kurrsesi le të mos iu nxjerrë nga parajsa e të përjetosh ngushtësi!
Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) tim, ai do të çojë jetë të rëndë dhe në ditën e kijametit do të ngjallim të verbër,
Do të thotë: “O Zoti im, pse më ke ngjallur të verbër kur unë i kam pasur sytë?”
Ne ashtu e shpërblejmë atë që e tepron në mëkate dhe nuk u beson argumenteve të Zotit të vet. Kurse dënimi i botës tjetër do të jetë, pa dyshim, më i rëndë dhe i pafund.
Dhe kurrsesi mos të ikë syri në ato bukuri të kësaj bote me të cilat ne i kënaqim grupe të ndryshme prej tyre, për t’i vënë në sprovë me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe i pafund!
urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insisto në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje furnizim. Ne ty do të furnizojmë! Ardhmëria është e atyre që janë ruajtur!
Ata thonë: “Të na kishte sjellë ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” A mos nuk ju erdh ndonjë sqarim lidhur me atë se çka ka në broshurat e mëparshme?
Po sikur t’i kishim shfarosur më herët me ndonjë dënim, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë, pse nuk na dërgove ndonjë profet, e ne fjalët tua, do t’i kishim pasuar para se të poshtërohemi e të turpërohemi”.
Thuaj: “Secili po pret, pra, pritni edhe ju! Me siguri keni për të ditur kush kanë qenë ithtarët e fesë së vërtetë dhe kush ka qenë i udhëzuar drejt”.
مشاركة الموضوع