سورة Al-Kahf ( The Cave )

سورة Al-Kahf ( The Cave ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 110

A ke menduar ti se banorët e shpellës edhe “rekimi” (emrat e të cilëve janë të shkruar në pllakë) kanë qenë nga mrekullitë tona të rralla?
Prandaj, ne ua mbyllëm veshët (i vumënë gjumë të gjatë) në shpellë për shumë vite.
Dhe do të mendojë se janë të zgjuar, por ata janë në gjumë dhe ne i rrotullojmë në të djathtë dhe në atë të majtë, ndërsa qeni i tyre qëndronte i shtrirë, si në pritë me këmbët e para të shtrira përpara. Sikur t’i kishe parë do të kishe ikur prej tyre e do të kish kapluar frika.
Ne, gjithashtu, bëmë që ata të marrin vesh për këta, për të marrë vesh se premtimi i All-llahut është i vërtetë dhe se për momentin e ringjalljes nuk ka aspak dyshim, kur ata diskutonin ndërmjet veti për ta, dhe thonin: “Ndërtonu atyre përpara një ndërtesë, Zoti i tyre i di më së miri ata”. E pastaj ata, fjala e të cilëve ishte më me ndikim, thanë: “Do të ëjmë në hyrje të saj një xhami!”
Disa do të thonë: “Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre” e disa do të thonë: “Kanë qenë pesë, i gjashti ishte qeni i tyre”, duke u përzie kështu në fshehtësi; kurse disa do të thonë: “Kanë qenë shtatë, kurse qeni ishte i teti”. Thuaju: “Zoti im e di më së miri numrin e tyre, pak kush e di këtë. Prandaj, mos polemizo për këto, përveç se sipërfaqësisht, dhe mos pyet për këtë askë prej tyre”!
E të mos shtosh, “Nëse do All-llahu!” Dhe kur të harrosh, përkujtoje Zotin tënd dhe thuaj: “Zoti im do të më udhëzojë kah ajo që është më mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejtur. Atij i takojnë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. Sa mirë i sheh Ai dhe i dëgjon të gjitha! Ata nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij, dhe Ai nuk ka nevojë për asnjë bashkëpunëtor për vendimet e veta.
Lexo nga Libri i Zotit tënd atë çka të shpallet. Askush nukmundet t’i zëvendësojë fjalët e Tij, e as ti, nk do të gjesh strehim tjetër përveç se tek Ai.
Jij vendosmërisht në anën e tyre të cilët i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos hiq sytë tuaj prej atyre, duke dëshiruar bukurinë e jetës së kësaj bote, dhe mos iu nënshtro atij zemrën e të cilit e kemi lënë të papërgatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet, sepse puna e tij ka mbaruar.
Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, prandaj, kush të dojë – le të besojë, kush të dojë le të mos besojë”. Ne kemi përgatitur përmosbesimtarët një zjarr, tymi i të cilit do t’i përfshijë nga të gjitha anët; nëse luten për ndihmë do t’u jepet ndihmë me një farë uji sikur lënd rrëshire që ua djeg fytyrën. Sa pije dhe vendbanim i tmerrshëm që është!
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne me të vërtetë nuk lejojmë t’i shkatërrohet shpërblimi atij që bënë vepra të mira.
Dhe hyri në kopshtin e vet, i rrëmbyer nga mendjemadhësia, duke thënë: “Nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë”.
dhe nuk ma merr mendja se ka për të ardhur ndonjëherë dita e kijametit, por edhe nëse kthehem te Zoti, me siguri për kompensim do të gjejë diçka më mirë se kjo”.
Dhe u shkatërruan frutet e tij dhe ai filloi t’i thyej duart duke rënkuar se ç’kishte shpenzuar në të – dhe hardhia ishte shtruar për drunj të vet – dhe thoshte: “Ku është ai fat të mos i kisha bërë shok Zotit tim”!
Aty mund t’i ndihmojë vetëm All-llahu, i vërteti, Ai jep shpërblimin më të mirë dhe çdo send e përfundon si është më mirë.
Kurse atë ditë kur t’i lëvizim malet, dhe të shohësh tokën e zhveshur, e ata do t’i kemi tubuar, askë prej tyre nuk e kemi lënë anash.
Edhe libri u hapet dhe do të shohësh mëkatarët të frikësuar për shkak të asaj që gjenden në të. Dhe do të thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër? Nuk i ka shpëtuar as mëkati i madh as mëkati i vogël, të tëra janë evidentuar”, dhe do ta gjejnë të shkruar atë çka e kanë bërë. Zoti yt askujt nuk do t’i bëjë padrejtësi.
Unë nuk i kam marrë ata për dëshmitarë me rastin e krijimit të qiejve dhe të tokës e as për krijimin e vet atyre dhe nuk kam pasur nevojë për mbëshytetje në mbrapshtanë.
Dhe në ditën kur Ai u thotë: “Thirrni ata për të cilët keni pas deklaruar se janë bashkëpunëtorët e mij!”, dhe ata i thirrën, por ata nuk iu përgjigjën sepse Ne ua shkatërruam lidhjet ndërmjet veti.
Ndërsa, njerëzit, kur u vjen udhëzimi, nuk i pengon tjetër send nga besimi dhe që nga Zoti i tyre të kërkojnë falje, përveçse ajo që ata presin fatin e popujve të lashtë ose t’i godasë dënimi në sy të tërë botës.
Ne nuk i dërgojmë profetët për tjetër send, përveç se si përgëzues dhe qortues. Ndërsa mosbesimtarët polemizojnë, duke u shërbyer me të pavërteta, për ta mposhtur me të, të vërtetën, dhe tallen me argumentet e mia dhe qortimet e mia.
Po a ka më kriminel se ai, i cili, kur i tërhiqet vërejtja me argumente të Zotit të vet, ia kthen shpinën dhe harron atë çka e ka bërë vetë? Ne në zemrat e tyre vejmë perde që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), dhe i bëjmë të shurdhër. Dhe nëse ti i thërret në rrugë të drejtë, ata kurrë nuk do të nisen rrugës së drejtë.
Kurse ato fshatra që i kemi shkatërruar për shkak se kanë bërë krime dhe e kemi caktuar afatin për shkatërrimin e tyre.
Dhe kur ata dy arritën deri në vendin ku ata dy duhet të bashkohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rrugës së vet nëpër det.
“A mundem të të bëj shoqëri?” – i tha Musa. “Por të ma mësosh tërë atë drejtësi që e ke mësuar ti”.
“Ke me parë se do të jem, në dashtë All-llahu, i durueshëm, - i tha, - dhe nuk do të kundërshtoj për asgjë”.
“Po nëse më bën shoqëri, pra, tha ai, atëherë të mos më pyesish për kurrgjë derisa unë vetë të rrëfej për atë”.
“A nuk të thash unë – iu drejtua ai – se për njëmend nuk mund të durosh të ecësh me mua?”
“Mos merr masa kundër meje për këtë që harrova, - tha, - dhe mos më bën pengesë në këtë punë timen!”
“A nuk të thash unë ty –i tha ai, - se ti njëmend nuk mundesh të durosh me mua?”
Dhe të dy shkuan deri kur hasën në disa fshatarë dhe i lutën banorët e këtij fshati që t’u japin ushqim, por ata refuzuan t’i pranojnë si musafirë. Aty gjetën një mur i cili ishte gati të rrëzohet, por ai e rindërtoi. Sikur të doje – i tha – (Musa) pate me marrë shpërblim për këtë.
“Më mirë është ajo çka më ka dhënë Zoti im – tha ai. Por, ju ndihmomëni mua sa më tepër, që të bëj një mur ndërmjet jush dhe atyre.
“Kjo është mëshirë e Zotit tim, - tha ai, - dhe kur erdhi premtimi i Zotit tim, do ta rrafshojë me tokë, premtimi i Zotit tim është i vërtetë”.
Dhe atëherë do t’i lëshojmë që ata sikur valët të përzihen njëri me tjetrin. Dhe do t’i fryhet surit dhe të gjithë ata do t’i tubojmë,
Atyre, sytë e të cilëve kanë qenë të mbuluar me perde, të mendojnë për argumentet e mia, dhe që nuk kanë mund të dëgjojnë asgjë.
Këta janë, ata të cilët nuk besojnë në argumentet e Zotit të vet dhe se do të dalin para Tij, prandaj mundi i tyre do të jetë i kotë dhe në ditën e kijametit nuk do t’u japim kurrfarë rëndësie.
Ata janë shpërblim i të cilëve, për shkak të mosbesimit, është xhehennemi, deh janë tallur me argumentet dhe me profetët e mij”.
Aty do të qëndrojnë përgjithmonë dhe nuk lypin ta ndërrojnë me asgjë tjetër.
Thuaj: “Edhe sikur deti të ishte ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, më parë do të shterrej deti se sa fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të sillnim edhe një det tjetër sikur ai”.
مشاركة الموضوع