سورة Al-Isra ( The Night Journey )

سورة Al-Isra ( The Night Journey ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 111

Dhe ne ua kemi normëzuar (përcaktuar) në Libër izraelitëve “Ju me siguri do të bëni dy herë turbullira në tokë dhe do të bëheni mendjemëdhenj përtej mase”.
Ndoshta Zoti juaj do t’ju mëshirojë, nëse ju prapë filloni, do t’ia fillojmë edhe ne. kurse xhehennemin e kemi bërë burg për mosbesimtarët.
Kur dëshirojmë që ta zhdukim një qytet, atyre që janë aty, dhe janë dhënë pas luksit dhe bëjnë mbrapshti, i lëshojmë që të humbin në theqafje – zbatohet fjala e dhënë kundër tyre – dhe e shkatërrojmë me themel.
Shiko si i kemi dalluar disa prej të tjerëve, por në atë botë, me të vërtetë, do të ketë shkallëzim edhe më të madh por, edhe përparësi më të theksuar.
Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”
Dhe nëse gjithsesi do t’u kthesh shpinën, sepse edhe nga vetë Zoti yt kërkon mëshirë dhe shpreson për të, atëherë thuaju ndonjë fjalë të mirë.
Dhe mos mbytni askë që e ka ndaluar All-llahu, përveç kur e kërkon e drejta. Por nëse dikush, pa pikë të fajit, vritet, atëherë trashëgimtarit të tij i japim kompetencë, por as ai le të mos e teprojë në vrasje! Ai është me të vërtetë i ndihmuar.
Thuaj: “Po të ekzistonte ndonjë tjetër Zot përveç Atij, siç po thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për te poseduesi i lartëmadhërishëm”.
Ose çfarëdo krijese qoftë për të cilat mendoni se nuk mund të ringjallen”. “Po kush do të na kthej neve në jetë?” Do të thonë, e ti thuaju: “Ai i cili ju ka krijur për të parën herë”, e ata do të tundin kokën ndaj teje dhe do të thonë: “Kur pra?” E ti thuaju: “Ndoshta së shpejti”.
Atë ditë kur t’iu thërasë dhe ju do t’i përgjigjeni, duke i falënderuar dhe do të mendoni se keni mbetur vetëm një kohë të shkurtër,
Thuaj: “Lutiuni atyre të cilët i keni trajtuar si zotër, në vend të atij, por ata nuk do të mund t’iu lirojnë nga ngushtësitë e as t’ua shmangin”.
Dhe kur u thamë engjujve: “Bëni sexhde Ademit”, ata të gjithë i bënë sexhde atij, përveç Iblisit. “si t’i bëj sexhde – tha ai – atij të cilin Ti e krijove nba balta?
Shikoje këtë të cilin e ke ngritur më lartë se mua, - tha. Nëse më jep afat deri në ditën e kijametit, me siguri, përveç një numri të vogël, të gjithë pasardhësit e tij do t’i shkatërrojë”.
Kurse ti, me të vërtetë nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të mij”. Dhe si përfaqësues mjafton Zoti yt.
Zoti i juaj është, ai i cili vetëm për hirë tuajin i lëvizë lundrat nëpër det që të kërkoni dhuntinë e Tij, sepse Ai ndaj jush është mëshirëplotë.
Kur ju godet e papritura në det, atëherë i humbni ata të cilëve u jeni falur, përveç Atij (All-llahut). Mirëpo kur Ai ju shpëton në tokë j ia ktheni shpinën; njeriu gjithmonë është bukëshkelë.
A jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju shpjer kah toka ose se nuk do të lëshojë kundër jush fërfëllazë me rërë, e atëherë nuk do t’i gjeni vetes shpëtim fare?
Atë ditë kur të thërrasim tërë njerëzit me gjithë prijësit e tyre, atyre të cilëve libri i tyre do t’u jepet nga e djathta do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi as sa të zitë e thonit.
E kush ka qenë i verbër në këtë botë do të jetë i verbër edhe në atë botë dhe ai e ka humbur rrugën keq,
Dhe atëherë me siguri do të kishim bërë të shijosh mundim të dyfishtë në jetë dhe pas vdekjes; atëherë nuk ke për të gjetur askë i cili do të ndihmonte kundër nesh.
Sipas traditës që ka qenë, me tërë ata të cilët i kemi dërguar përpara teje, dhe as ti nuk do t’i shmangesh traditës.
Kryej namazet kur dielli niset nga gjysma e qiellit e deri në terrin e natës, edhe lutjen e agimit. Me të vërtetë Kur’anin në saban e dëshmojnë shumë (shumica e dëgjojnë).
Dhe një pjesë të natës kaloje i zgjuar! Kjo është vetëm detyra e jote. Ndoshta Zoti yt do të ringjallë në një vend të lavdëruar.
Dhe thuaj: “O Zoti im më shpjer nëpër atë hyrje të sinqertë, dhe më nxirr asaj daljes së sinqertë, dhe më jep forcë nga ana jote që të më shërbejë si ndihmë”.
Dhe thuaj: “Erdh e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Me të vërtetë gënjeshtra është e paqëndrueshme”.
Thuaj: “Secili po vepron sipas mënyrës së vet, mirëpo Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugë të drejtë”.
Dhe po të dëshironim ne, me siguri do të kishim bërë të zhduket ajo çka ta kemi shpallur, dhe ti, pastaj nuk do të gjesh askë që do të ndihmonte kundër nesh.
Përveç se me mëshirën e zotit tënd, sepse mirësia e Tij ndaj teje është me të vërtetë e madhe”.
Apo: të kesh për vete shtëpi prej ari, ose derisa të ngjitsh në qiell. Por nuk do të besojmë edhe sikur të ngjitesh deri sa të na sjellish një Libër që ta lexojmë”. Thuaj: “Qoftë lartësuar Zoti im! A jam unë diçka tjetër përveç se një njeri-pejgamber?!”
Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është në rrugë të drejtë, kurse atë të cilin Ai e lë të humbur, atyre nuk u gjen dot mbrojtës përveç Atij. Ne do t’i tubojmë ata në ditën e gjykimit, me fytyrë për toke, të verbër, memecë e të shurdhër, vendbanim i tyre është xhehennemi, sa herë që të dobësohet flaka, do t’ua shtojmë zjarrin.
Thuaj: “Edhe sikur ju të posedoni thesarin e mëshirës së Zotit tim, ju edhe atëherë do të rrudheshit (bënit koprraci) nga frika se mos do të varfëroheni”. Njeriu gjithmonë është koprrac.
E ai i tha: “Ti e di se këtë nuk e ka zbritur askush tjetër përveç Zotit të qiejve dhe tokës, si argument të hapët, dhe unë me të vërtetë, o Faraon, të konsideroj të shkatërruar”.
Dhe ai deshti t’i përzëjë nga vendi, por Ne e përmbytëm atë, edhe ata që kanë qenë me këtë, të gjithë së bashku.
Ndërsa Kur’anin, e shpallëm krejt pjesë-pjesë, në mënyrë që ti njerëzve t’ua lexosh pak nga pak, dhe atë ua shpallim të përforcuar.
Dhe thuaj: “Lavdëruar qoftë All-llahu, i cili nuk ka fëmijë për vete dhe në pushtet nuk ka bashkëpunëtorë dhe të cilit nuk i duhet mbrojtës për shkak të pafuqisë, dhe atë madhëroje me madhërime të njëmendëta!”
مشاركة الموضوع